• вторник, 24 февруари 2026
MIA Flesh

18:00 / 23 shkurt / 2026

Shkup - Ajo që po komentohet më së shumti për Propozim-ligjin për Arsimin e Lartë janë kushtet për avancim në tituj. Nëse bëjmë krahasim, ato nuk janë aq të larta sa në vendet e tjera evropiane. Mirëpo duhet t’i përforcojmë sepse pasi u ndërprenë me ligjin e vitit 2018, cilësia e arsimit të lartë ra në mënyrë drastike dhe këtë duhet ta ndryshojmë. E kuptoj frikën e komunitetit akademik, e kuptoj se duhet të kalojmë nga një fazë në një tjetër, por kriteret që propozojmë janë të realizueshme. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në debat në ASHAM, kushtuar Propozim-ligjit të ri për Arsimin e Lartë. "Roli i arsimit të lartë është të krijojë të mirën publike, të krijojë inteligjencë që më tej do ta zhvillojë shtetin. Të krijojë individë profesionistë të aftë dhe kompetentë, por edhe persona empatikë dhe me moral, të cilët në të ardhmen do të sigurojnë prosperitet shoqëror. Nga ana tjetër, shteti i financon institucionet e arsimit të lartë dhe, për rrjedhojë, duhet të kërkojë llogaridhënie për shpenzimin e mjeteve dhe përgjegjësi për rezultatet e arritura", theksoi Janevska.

Shkup -   Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98,  nga sonte në mesnatë rritet për gjysmë denari, ndërsa e EURODIZEL (D-E V) dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri i (EL-1) për një denar, kumtoi  sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS rritet për 0,637 den/kg dhe tani do të jetë 34,520 den. Nga sonte në mesnatë EUROSUPER BS-95 do të shitet për 73,50 denarë për litër, EUROSUPER BS-98, 75,50 denaër për litër, EURODIZEL BS (D-E V) për 69,00 denarë për litër, dhe vaji për ngrohje Ekstra i lehtë 1 (EL-1) për 68,00 denarë për litër.

Nxhamena - Çadi ka mbyllur kufirin me Sudanin pasi pesë ushtarë të tij u vranë në përleshjet gjatë fundjavës të lidhura me luftën civile sudaneze, publikuan mediat britanike, duke cituar dy përfaëqsues të sigurisë së Çadit. Armata sudaneze dhe Forcat paraushtarake të mbështetjes së shpejtë (RSF) kanë luftuar që nga prilli i vitit 2023, ndërsa konflikti që periodikisht shtrihet në Çad. Një person qeveritar në Nxhamena deklaroi se të shtunën pati një përleshje midis RSF-së dhe luftëtarëve besnikë të qeverisë sudaneze në qytetin kufitar Tine. Në luftime u vranë pesë ushtarë çadianë dhe tre civilë, ndërsa 12 persona u plagosën.

Kabul - Misioni i Ndihmës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) sot kumtoi se ka marrë raporte të besueshme për viktima civile, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në sulmet ajrore të fundit pakistaneze në Afganistan, njoftoi DPA. Në sulmet e natës u goditën katër lokacione në provincat Nangarhar dhe Paktika, kumtoi UNAMA. Misioni i KB-së konfirmon se në Nangarhar, shifrat paraprake tregojnë se të paktën 13 civilë janë vrarë, ndërsa shtatë janë lënduar. Autoritetet lokale fillimisht raportuan një numër më të lartë të të vdekurve, mbi 18, por një zëdhënës i policisë së Nangarhar deklaroi se pesë trupa ende rezultojnë si të zhdukur nën rrënoja.

Shkup - Në seancë të jashtëzakonshme të Komisionit disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, janë marrë këto vendime: - Për shkak të organizimit të dobët në ndeshjen KF Vardar - KF Bashkimi, brohoritje ofenduese dhe nacionaliste nga ana e tifozëve të Vardarit dhe përdorimit të mjeteve të palejuara piroteknike, klubi FK Vardar dënohet me ndalesë të pranisë së publikut në një ndeshje dhe dënim me para me vlerë prej 5.000 eurove. Komisioni disiplinor konstatoi se vendimi i delegatit në ndeshjen për shqiptimin e vërejtjes për shkak të brohoritjeve nacionaliste është i drejtë, si dhe vendimi i gjyqtarit për ndërprerje të përkohshme të ndeshjes.

Остани поврзан