Mediumet shtetërore kineze: SHBA-ja dhe Irani ta shfrytëzojnë "dritaren e ngushtë" për bisedime paqësore
- Mediumet shtetërore kineze u bënë thirrje SHBA-së dhe Iranit ta shfrytëzojnë "dritaren e ngushtë" të haour me armëpushimin dyjavor për të filluar bisedime paqësore, duke paralajmëruar se ndërprerja e zjarrit lehtë mund të shndërrohet në konflikt të ri.
Pekin, 9 prill 2026 (MIA) - Mediumet shtetërore kineze u bënë thirrje SHBA-së dhe Iranit ta shfrytëzojnë "dritaren e ngushtë" të haour me armëpushimin dyjavor për të filluar bisedime paqësore, duke paralajmëruar se ndërprerja e zjarrit lehtë mund të shndërrohet në konflikt të ri.
Armëpushimi "nuk është paqe, por është mundësi", kumtoi gazeta "China Daily", duke paralajmëruar se të dy palët mund të sprovohen ta përdorin ndërprerjen e zjarrit për rigrupim ushtarak. Hapa të gabuar mund të shkaktojnë krizë më të gjatë dhe më të thellë, shtohet.
Gazeta "Global Times" e mbështetur nga Partia komuniste vlerësoi se forcat amerikane mbeten të përgatitura për t'i vazhduar luftimet, përderisa trupat iraniane ende janë "me gishtin në këmbëz". Nëse negociatat prëdoren vetëm për të fituar kohë, konflikti sërish mund të eskalojë në çdo moment, thekson "Global Times".
Mediumet kineze u cekin edhe përpjekjet diplomatike të Pekinit për tejkalim të krizës, duke cekur se Kina prej fillimit të konfliktit po zhvillon diplomaci intensive dhe do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv. ab/
foto/МIA arkivi