MBPEU: Janë paguar mbi 1 miliard denarë mbështetje për blegtorinë
- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) informon se janë paguar mbi 1 miliard denarë mbështetje për blegtorinë.
Shkup, 3 prill 2026 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) informon se janë paguar mbi 1 miliard denarë mbështetje për blegtorinë.
"Është realizuar pagesa prej 1.021.527.000 denarësh për 2.139 mbarështues, në kuadër të masës 2.6 – pagesa direkte për krerë dele të shënuara, më të vjetra se 12 muaj nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2025’, thuhet në kumtesë.
Nga ministria thonë se mbeten të përkushtuar ndaj këtij sektori të blegtorisë.
Foto: arkivi i MIA-s