Më së shumti shi në Ohër, Topollçan dhe Kriva Pallankë, shtresë më e lartë e borës në Kodër të Diellit
- – Më së shumti shi 4 litra në metër katrorë gjatë 24 orëve të kaluara kanë rënë në Ohër, Topollçan dhe Kriva Pallankë, 2 në Hanet e Mavrovës, ndërsa nga 1 në Vinicë, Kumanovë, Kodër të Diellit, Krushevë, Strumicë, Shkup – Petrovec dhe Demir Kapi. Shtresë më e lartë e borës prej 69 centimetrave mëngjesin e sotëm është matur në orën 8:00 në Kodër të Diellit.
Shkup, 4 prill 2026 (MIA) – Më së shumti shi 4 litra në metër katrorë gjatë 24 orëve të kaluara kanë rënë në Ohër, Topollçan dhe Kriva Pallankë, 2 në Hanet e Mavrovës, ndërsa nga 1 në Vinicë, Kumanovë, Kodër të Diellit, Krushevë, Strumicë, Shkup – Petrovec dhe Demir Kapi. Shtresë më e lartë e borës prej 69 centimetrave mëngjesin e sotëm është matur në orën 8:00 në Kodër të Diellit.
Mëngjesin e sotëm temperatura më e ulët prej 0 gradë Celsius është matur në Kodër të Diellit, 2 në Hanet e Mavrovës, 3 në Krushevë, Radovish Pozhar dhe Llazaropolë, 4 në Shtip, Ohër dhe Kriva Pallankë, 5 në Vinicë dhe Gjurishtë, 6 në Strumicë, Berovë, Pretor, Topollçan dhe Pozharanë, 7 në Tetovë, Manastir dhe Prilep, 8 në Kumanovë, Kavadar dhe Demir Kapi, 9 Shkup-Petrovec, 10 Veles dhe Shkup-Zajçev Rid, ndërsa më e ngrohta ka qenë në Gjevgjeli ku janë matur 11 gradë.
Siç njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Kryesisht në pjesët lindore do të ketë shi të kohëpaskohshëm lokal dhe kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, kohë pas kohe edhe erë e fuqishme nga drejtimi verior mbi 70 kilometra në orë. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 11 deri 18 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri 16 gradë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s