• четврток, 09 април 2026

Erdogani dhe Trampi diskutuan për armëpushimin në Lindjen e Mesme

Erdogani dhe Trampi diskutuan për armëpushimin në Lindjen e Mesme

Ankara, 8 prill 2026 (MIA) – Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, gjatë së cilës të dy diskutuan për situatën aktuale në Lindjen e Mesme, me fokus në armëpushimin e përkohshëm të shpallur mbrëmë midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Gjatë bisedës, Erdogani shprehu kënaqësinë e tij për marrëveshjen midis SHBA-së dhe Iranit dhe theksoi se "dritarja e mundësisë" dyjavore, e cila u hap pas 40 ditësh sfiduese për të gjithë botën, duhet të përdoret për të arritur paqe të qëndrueshme. Presidenti turk paralajmëroi se nuk duhet të lejohet asnjë sabotim i këtij procesi paqësor", transmeton Anadolia.

Erdogan theksoi gjithashtu se mbështetja e Ankarasë për gjetjen e një rrugëdaljeje nga kriza në Lindjen e Mesme, në koordinim me "vendet mike dhe vëllazërore, veçanërisht Pakistanin", do të vazhdojë të rritet.

Biseda vjen në një moment kritik pas rihapjes së Ngushticës strategjike të Hormuzit për trafik ndërkombëtar. ls/

Foto: Arkiv 

 

 

Остани поврзан