• четврток, 09 април 2026

Delegacioni iranian do të mbërrijë sonte në Islamabad për bisedime

Delegacioni iranian do të mbërrijë sonte në Islamabad për bisedime

Islamabad, 9 prill 2026 (MIA) - Delegacioni iranian sonte do të mbërrijë në kryeqytetin pakistanez Islamabad në biseda për zgjidhjen e konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin, njoftuan mediat britanike, duke i'u referuar deklaratës së ambasadorit iranian në Pakistan.

"Edhe krahas skepticizmit te opinioni iranian në lidhje me shkeljen sistematike të armëpushimit nga ana e regjimit izraelit (...), delegacioni iranian sonte mbërrin në Islamabad në bisedime serioze në bazë të premisës 10-të pikëshe të Iranit", shënoi ambasadori Reza Amiri Mogadam në platformën Iks.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit, mbrëmë publikoi se presidenti amerikan Donald Tramp e dërgon ekipin e tij në Pakistan për të negociuar me Iranin, të udhëhequr nga nënpresidenti i SHBA-së, Xh. D. Vens.

Levit shtoi se raundi i parë i bisedave do të mbahet të shtunën.

Përfaqësuesi special i SHBA-së, Stiv Vitkof, dhe dhëndri i Trampit, Xhared Kushner, janë gjithashtu pjesë e ekipit, tha zëdhënësja. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан