• вторник, 24 декември 2024

CIVIL: Gjithsej 18 raste të votimit familjar në Debresh

CIVIL: Gjithsej 18 raste të votimit familjar në Debresh

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Shtatë qendrat e votimit në vend, ku sot rivotohen zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, janë hapura në kohë dhe votimi zhvillohet pa problem, sipas vëzhguesve mobilë të CIVIL-it që ndodhen në terren, informojnë nga ekipi për komunikime i Civil.

Rivotimi bëhet në Njësinë e pestë zgjedhore në vendvotimet 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 dhe 1470/1 në Dollnen dhe 1844 në Strugë, ndërsa në njësinë e gjashtë zgjedhore në vendvotimin 2101 në Zhelinë.

Pjesëmarrja në shtatë vendvotime ku mbahet rivotimi për zgjedhjet parlamentare sot deri në orën 15:00 është 34,87 për qind.

Nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar, votuan 1.574. Krahasuar me votimin e 8 majit, ky rivotim tregon një rritje të pjesëmarrjes me 1.21 për qind në këto qendra votimi.

Pjesëmarrja më e madhe ishte në vendvotimin në Zhelinë, ku votuan 428 votues, gjegjësisht 43,10 për qind, ndërsa më të ulët në Krushevë në vendvotimin 1202, ku deri në orën 15 votuan 67 votues, përkatësisht 22,48 për qind.

"Në vendvotimin  1470 në Shkollën Fillore në fshatin Debreshtë, gjatë ndërrimit  të Bordit Zgjedhor, në listën e votuesve u shfaqën më shumë persona të nënshkruar, ndërsa ka pasur më  fletëvotimi, gjendja ishte 121 me 118 (diferenca prej 3 fletëvotash të nënshkruara më shumë se fletëvotimet e lëshuara)", informojnë nga Civil.

Në këtë VV kanë votuar 5 analfabetë, të cilët në vend të nënshkrimit kanë vënë shenjën e gishtit. Nga këshilli zgjedhor më vonë  kanë komentuar  se nuk kanë qenë më shumë se 3 persona që kanë firmosur, porse gjurma e gishtit të një analfabeti është kopjuar më poshtë, kështu që e kanë numëruar si nënshkrim. Votimi u zhvillua normalisht.

Më vonë, një anëtar i këshillit zgjedhor (i një partie politike) nga vendvotimi 1470/1 është paraqitur për të pyetur se çfarë ka ndodhur, por ata i kanë thënë të kthehet në qendrën e votimit.

"Në të njëjtën qendër të votimit 1470, vëzhguesi ynë regjistroi 18 raste të votimit familjar, pra dy persona hyjnë pas paravanit (i moshuar dhe më i ri), i riu rrethon fletëvotimin, e hedh në kuti dhe kthehet përsëri pas paravanit, rrethon fletën e votimit nga i moshuari dhe përsëri i njëjti person lëshon fletëvotimin. Nuk ka pasur asnjë reagim nga anëtarët e këshillit zgjedhor", thuhet në kumtesën e Civil. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан