Arrestohet një i punësuar në MPB, ka vozitur në drejtim të kundërt dhe pasi është ndaluar, ka kërcënuar nëpunësin policor
- S.R. (45), i punësuar në Sektorin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në MPB, është arrestuar dje pasi lëvizte me veturë në drejtim të kundërt, dhe pasi është ndaluar ka kërcënuar nënpunësit poliorë.
Shkup, 2 prill 2026 (MIA) - S.R. (45), i punësuar në Sektorin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në MPB, është arrestuar dje pasi lëvizte me veturë në drejtim të kundërt, dhe pasi është ndaluar ka kërcënuar nënpunësit poliorë.
"Gjatë kryerjes së rregullimit fizik të trafikut në kryqëzimin e rrugës “Jordan Mijalkov” me rrugën “Dimçe Mirçev” në Shkup, një nëpunës policor nga SPB Shkup ka ndaluar një automjet pasagjerësh “Mercedes”, i drejtuar nga S.R., i cili lëvizte në drejtim të kundërt dhe njëkohësisht tejkalonte kolonën e automjeteve. Pasi iu kërkua dokumenti për identifikim, S.R. është prezantuar si i punësuar në MPB dhe ka deklaruar se nuk ka letërnjoftim me vete, pas çka ka filluar të sillet në mënyrë agresive dhe ta kërcënojë nëpunësin policor", njoftoi MPB.
S.R. është shoqëruar në polici dhe është njoftuar Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale, pas çka ndaj tij janë parashtruar kallëzime përkatëse sipas nenit 23 paragrafi 3, nenit 54 paragrafi 3 dhe nenit 86 paragrafi 8 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, nenit 4 të Ligjit për Kundërvajtjet ndaj Rendit dhe Qetësisë Publike dhe nenit 15 paragrafi 2 i Ligjit për Letërnjoftim. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s