• вторник, 24 февруари 2026

Qeveria e re holandeze e kryeministrit Rob Jeten dha betimin

Qeveria e re holandeze e kryeministrit Rob Jeten dha betimin

Hagë, 23 shkurt 2026 (MIA) - Të gjithë anëtarët e qeverisë së re holandeze u betuan sot para Mbretit Uilem-Aleksandar, bën të ditur agjencia nacionale e lajmeve ANP.

Kabineti përbëhet nga 18 ministra dhe 10 sekretarë shteti, përfshirë kryeministrin Rob Jeten.

Ministrat të cilët ishin pjesë e kabinetit të kryeministrit të mëparshëm Dik Shof nuk kanë qenë të detyruar të japin përsëri betimin, ndryshe nga sekretarët e shtetit.

Dhjetë anëtarë të kabinetit të ri janë nga partia e Demokratëve-66 të Jetenit, nëntë nga Partia Popullore për Liri dhe Demokraci dhe tetë nga Apeli Demokristian. Sekretarja e shtetit Sandra Palmen e cila është përgjegjëse për tejkalimin e pasojave të skandalit për shtesat për fëmijë, është jo partiake.

Menjëherë pas betimit, ministrat u shfaqën në shkallët e pallatit Hojs ten Bos për foton tradicionale.

Foto: EPA

 

Остани поврзан