MPJTJ u bën thirrje shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden në Meksikë të largohen nga shteti për shkak të trazirave atje
- MPJ u bën thirrje shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden në Meksikë të largohen nga shteti për shkak të trazirave atje
Shkup, 23 shkurt 2026 (MIA) – Për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë në Meksikë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme ju bën thirrje shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të cilët gjenden në territorin e këtij shteti, të largohen në mundësinë e parë të mundshme të sigurt.
Siç bëhet e ditur në kumtesën e MPJTJ, në të njëjtën kohë rekomandohet shtyrje e të gjitha udhëtimeve drejt Meksikës, të cilat nuk janë me karakter urgjent dhe të domosdoshëm.
“Ministria vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ndihmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes linjës telefonike SOS 24-orëshe: +389 75 268 736, adresës elektronike: globalsos@mfa.gov.mk, si dhe përmes numrit të linjës telefonike të Përfaqësisë Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Uashington: +1 (202) 758-7798 ose në adresën elektronike: washington@mfa.gov.mk”, bëjnë të ditur nga Ministria.
Nga atje shtojnë se Ministria në vazhdimësi e ndjek gjendjen dhe me kohë do ta informojë publikun.
Meksika po përballet me një valë dhune dhe bllokadash pas vrasjes së Nemesio Oseguera, i njohur si El Menço, udhëheqësi i Kartelit të fuqishëm të gjeneratës së re Halisko (CHNG), i cili u vra gjatë një bastisjeje ushtarake. Operacioni shkaktoi një reagim të dhunshëm nga karteli. Anëtarët e bandave në disa shtete, duke përfshirë Halisck, Miçoakan, Aguascalientes, Tamaulipas dhe Guanajuato, bllokuan rrugët me makina, kamionë dhe autobusë që digjeshin. Zjarre u vunë gjithashtu në barnatore dhe dyqane të vogla për shitje me pakicë. Në qytetin bregdetar të Paqësorit, Puerto Vallarta, i cili është i njohur për turistët, një video e postuar në internet tregoi makina që digjeshin dhe re të mëdha të zeza tymi që ngriheshin nga ndërtesat. Autoritetet u bënin thirrje njerëzve të strehoheshin. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s