Ministri për Çështje Evropiane Sali, nesër për vizitë zyrtare në Ukrainë
- Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, do të qëndrojë për vizitë zyrtare pune në Kiev, Ukrainë.
Shkup, 23 shkurt 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, do të qëndrojë për vizitë zyrtare pune në Kiev, Ukrainë.
Gjatë vizitës, Sali do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për mbrojtësit e rënë të Ukrainës, si dhe do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të institucioneve ukrainase përgjegjëse për integrimin evropian dhe euroatlantik.
"Vizita synon forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, shkëmbimin e përvojave në procesin e integrimit evropian, si dhe shprehjen e mbështetjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Ukrainën", njoftojnë nga Ministria për Çështje Evropiane. sa/
Foto: MIA arkivi