• вторник, 24 февруари 2026

Komuna Butel filloi ndërtimin e 40 shtigjeve për këmbësorë dhe shtigjeve hyrëse në Shkup Veri

Komuna Butel filloi ndërtimin e 40 shtigjeve për këmbësorë dhe shtigjeve hyrëse në Shkup Veri

Shkup, 23 shkurt 2026 (MIA) – Në komunën Butel sot filluan aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e gjithsej 40 shtigjeve për këmbësorë dhe shtigjeve për hyrje në ndërtesat banesore në lagjen Shkup Veri, njoftoi vetëqeverisja lokale. 

Projekti përfshin rikonstruim të shtigjeve drejt hyrjeve në objektet banesore në rrugët “Boro Menkov”, “Llazo Moskov”, “Goce Stojçevski” dhe “Kosturska”. Shtigjet e reja duhet ta lehtësojnë lëvizjen e banorëve, si dhe parandalojnë mbledhjen e ujit dhe vërshimin e hyrjeve gjatë reshjeve. 

Nga komuna informojnë se realizimi i projekteve në Shkup Veri përfaqëson përmbushjen e angazhimeve parazgjedhore të kryetarit për zhvillim të barabartë të të gjitha pjesëve të komunës dhe përmirësim të kushteve të jetës. fc/

Foto: Komuna Butel

 

 

Остани поврзан