• вторник, 24 февруари 2026

Forcat amerikane filluan me tërheqjen nga baza e tyre më e madhe në Siri

Forcat amerikane filluan me tërheqjen nga baza e tyre më e madhe në Siri

Damask, 23 shkurt 2026 (MIA) - Forcat amerikane filluan sot me tërheqjen nga baza e tyre më e madhe në verilindje të Sirisë, sepse autoritetet në Damask konsoliduan kontrollin mbi vendin, publikuan mediat britanike, duke cituar burime të paidentifikuara të sigurisë.

Disa dhjetëra kamionë, disa të ngarkuar me automjete të blinduara, u larguan sot nga baza Kasrak në rajonin Hasaka.

Nëse ka një tërheqje të plotë nga Kasrak, forcat amerikane në tokën siriane do të mbeten vetëm në bazën Rmelan, në afërsi të kufirit me Irakun.

Kasrak ishte një bazë kryesore për të luftuar kundër organizatës Shteti Islamik për më shumë se 10 vjet.

Pritet që tërheqja nga Kasrak të zgjasë rreth një muaj. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

Остани поврзан