Autoritetet ukrainase: Sulm rus në zonën e Odesës, dy të vrarë dhe tre të plagosur
- Gjatë një sulmi rus në rajonin e Odesas, në jug të Ukrainës, kanë humbur jetën dy persona, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, njoftuan sot autoritetet ukrainase.
Kiev, 23 shkurt 2026 (MIA) - Gjatë një sulmi rus në rajonin e Odesas, në jug të Ukrainës, kanë humbur jetën dy persona, ndërsa tre të tjerë janë plagosur, njoftuan sot autoritetet ukrainase.
Dy persona e humbën jetën kur një dron rus u rrëzua në një parking kamionesh dhe shkaktoi zjarr.
Ministri i Infrastrukturës, Oleksij Kuleba, deklaroi se janë sulmuar objektet infrastrukturore në portin e Odesas.
"Rusia sulmon sistematikisht objekte që nuk kanë qëllime ushtarake, duke u përpjekur të kërcënojë ekonominë e rajonit dhe të gjithë vendin", tha Kuleba.
Moska ka intensifikuar sulmet ndaj porteve ukrainase në Detin e Zi pasi presidenti rus, Vladimir Putin, në fund të vitit të kaluar deklaroi se do ta "shkëputë Ukrainën nga deti". qa/
Foto: Arkivi