• e martë, 13 gusht 2024
MIA FLESH

15:00 / 12 korrik / 2024

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk ka publikuar se Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) në muajin korrik ka arkëtuar mbi 470 milionë denarë nga pikat pagesore që është rreth 16 milionë denarë më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, para që sipas tij kanë ekzistuar edhe vitin e kaluar, por tani janë derdhur në arkën e shtetit.

Shkup - Pasi që BDI-ja paralajmëroi se do të ketë festim të posaçëm për shënimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se BDI-ja ende nuk mundet të pranojë se janë opozitë dhe organizojnë festa private.  

Shkup - Prokuroria Themelore Shkup ka iniciuar procedurë kundër një të dyshuari 39-vjeçar për vepër penale të kryer - Zhvatje nga neni 258 paragrafi 1 i Kodit Penal. I dyshuari, siç informon Prokuroria Publike Shkup, më 10 gusht, me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm, me kërcënim të rëndë e ka detyruar një të dëmtuar në dëm të pronës së saj t'i japë sasi të hollash prej 7.000 euro.

Shkup - Pasi që BDI-ja paralajmëroi se do të ketë festim të posaçëm për shënimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se BDI-ja ende nuk mundet të pranojë se janë opozitë dhe organizojnë festa private.  

Shkup - Një tridhjetë e dy vjeçar nga Shkupi është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi me zjarrvënës i ka vënë flakën motoçikletës së nënës së tij. "Nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup në ora 05:00 të mëngjesit të sotëm, e kanë privuar nga liria A.M. (32) nga Shkupi.

Shkup -  Nesër prej orës 9:00 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të mbeten disa nga shfrytëzuesit nga rruga "Vangel Dinu" në lagjen Vllae, komuna e Karposhit. Në periudhën prej orës 12:00 deri në orën 15:30 nesër pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga rrugët "24" dhe "60" në Vollkovë, në komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa prej orës 8:45 deri në orën 13:00 disa nga shfrytëzuesit nga fshati Mojancë në komunën e Haraçinës.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka realizuar takim me ambasadoren ukrainase, Larisa Dir të cilës ia rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën e cila siç tha ai, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Shkup - Çmimet me pakicë të EUROSUPER BS-98 dhe EURODIESEL (D-E V) nga sonte në mesnatë ulen për 1,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-95 më lirë për një denar dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për gjysmë denar, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit (KRRE) . Me vendimIN, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0,85 për qind.

Shkup - Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht cilësor, njoftoi sot Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup.  Sipas raportit javor laboratorik për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e kontrollit sanitar nga data 5 gusht deri më 9 gusht të këtij viti, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF) për Evropën Qendrore dhe Lindore, Erik Pope, i cili viziton Kosovën pas aplikimit të Republikës sonë në këtë organizatë. 

Athinë - Disa vendbanime në pjesën verilindore të zonës së Atikës, rajoni më i gjërë i i Athinës, si dhe dy spitale, herët në mëngjes u evakuuan për shkak të zjarrit, i cili tashmë ka mbi 16 orë që digjet pa kontroll dhe gjatë natës është përhapur më tej, duke marrë përmasa të mëdha, njoftoi korrespondentja e MIA -s nga Athina. 

Athinë - Tre porosi për evakuuim nga numri i rasteve urgjente 112 herët në mëngjes janë dërguar te të gjithë ata që ndodhen në pesë vendbanime të ndryshme në pjesën verilindore të rajonit grek Atikë, rajoni i gjerë i Athinës, për shkak të zjarrit që është aktiv tash e 20 orë, ndërsa gjatë natës u zgjerua edhe më shumë, duke marrë përmasa të mëdha, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Paris - Gjatë ceremonisë së mbylljes së Lojërave olimpike në Paris, flamuri olimpik mbrëmë i është dorëzuar qytetit të ardhshëm, që do të jetë nikoqir i Lojërave olimpike në vitin 2028. Prefektja e Parisit, An Indalgo dhe prefektja e Los Anxhelosit, Karen Bas i janë bashkuar kryetarit të KNO, Tomas Bah në skenë për të  bërë pranim-dorëzimin e flamurit.

Moskë - Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se gjatë natës, mbrojtja ajrore ruse  shkatërroi 18 fluturake ukrainase pa pilot mbi tre rajone - Kursk, Belgorod dhe Voronezh, transmetuan mediumet britanike. Njëmbëdhjetë nga fluturaket pa pilot u rrëzuan në rajonin kufitar Kursk, kumtuan nga sektori.

Moskë - Autoritetet ruse kanë evakuuar pjesë të rajonit jugperëndimor Belgorod, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën, ka deklaruar sot guvernatori Vzaçeslav Gladkov. Ai theksoi se banorët e qarkut Krasnozaruzh janë duke u zhvendoset në “vende më të sigurta” për shkak të “aktiviteteve” në këtë zonë nga forcat ukrainase.

Kiev - Moska dhe Kievi dje akuzuan njëra-tjetrën për shkaktimin e zjarrit në zonën e centralit bërthamor të Zaporozhjes, i cili ishte okupuar nga rusët. Ukraina u ka bërë thirrje banorëve të jenë të qetë dhe raportoi se nuk ka shenja të rritjes së rrezatimit, ndërsa zjarri është shuar ndërkohë.

Kiev - Ukraina në korrik e rriti dyfish eksportin e grurit, në mbi 4,2 milionë tonë metrik, në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Asociacionit ukrainas të tregtarëve me grurë UGA, edhe përkundër sulmeve të shpeshtuara ruse ndaj Odesës, port kyç në Detin e Zi, dhe Izmail, porti kryesor i Danubit për ksport të grurit në Evropë.

Kabul – Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Kabul të Afganistanit. Në deklaratën e SHI-së theksohet se një person ka mbetur i vrarë dhe 13 janë plagosur gjatë sulmit ndaj një automjeti që transportonte shiitë. SHI shpesh kryen sulme terroriste nëpër shkolla, spitale dhe xhami shiite, si në Kabul ashtu edhe në rajone të tjera shiite në mbarë Afganistanin.

Daka - Policia në Bangladesh sot rifilloi patrullimet në kryeqytetin Daka duke i dhënë fund grevës njëjavore. Policët u tërhoqën nga rrugët e qytetit të madh prej 20 milionë banorë javën e kaluar, pasi dorëheqja e ish-kryeministres Sheik Hasina dhe ikja jashtë vendit i dha fund sundimit të saj 15-vjeçar.

Uashington - Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lojd Ostin urdhëroi vendosjen e një nëndetëse me raketa të drejtuar në Lindjen e Mesme, njoftoi Pentagoni pas vrasjes së anëtarëve të lartë të Hamasit dhe Hezbollahut, ndërsa rajoni po përgatitet për sulme të mundshme nga Irani dhe aleatët e tij.

Londër, Paris, Berlin - Irani do të "bartë përgjegjësinë" për çdo sulm ndaj Izraelit "i cili do të çonte në një përshkallëzim të tensioneve në rajon" dhe që do të rrezikonte mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve nga Rripi i Gazës, thuhet në deklaratën e përbashkët të Britanisë së Madhe, Francës, dhe Gjermanisë. 

Londër - Arsenali është i interesuar për sulmuesin anësor të Bajernit, Kingsli Koman, transmeton "Football Insider". "Topçinjtë" po e shqyrtojnë mundësinë ta angazhojnë francezin 28-vjeçar, të cilin klubi nga Munihu është i gatshëm ta shesë këtë verë.

QËNDRONI TË LIDHUR