• e shtunë, 10 gusht 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 9 gusht/ 2024

Shkup - Rreth 600 plane urbanistike kanë ngecur në procedurë me çka është vënë në pikëpyetje miratimi i tyre dhe realizimi i investimeve kapitale, njoftoi sot Ministria e Transportit. Pikërisht ndryshimet e Ligjit për Planifikim Urbanistik, siç informon, propozohen për tejkalimin e situatës së tillë. 

Shkup - Koalicioni "Vlen" konsideron se nuk ka kurfarë përgjegjësie tek spikeri Afrim Gashi me atë që ka dërguar njerëz nga sigurimi i tij të informohen në rastin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit. Siç deklaroi Fari Hiseni, zëdhënës i "VLEN"-it në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i Kuvendit në rastin konkret nuk ka pasur për qëllim të shkaktojë trazira apo të veprojë kundër ligjit, por, thotë, me kërkesë të presidentes së Kosovës ishte dërguar në aeroportin në Shkup, që të informohet se çka ka ndodhuir konkretisht atje.

Shkup - Deputetja Saranda Imeri nga koalicioni "Vlen" ka thirrur sot liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, që të marrë pjesë në shënimin shtetëror më 13 gusht – ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit nga viti 2001. Në konferencën e sotme për media, deputetja Imeri theksoi se arsyeja e fjalimit të saj ishte përpjekja, siç tha ajo, “për të privatizuar një datë të ndritur të historisë shqiptare”.

Shkup - Qytetarët e Maqedonisë janë në vendin e dytë në mesin e popujve evropianë, në Raportin global të këtij viti për emocione të "Galup", i cili tregon se sa pjesë e popullsisë së çdo vendi ndjen zemërim ose tërbim në bazë ditore. Në listë, vendin e parë e ka Turqia, ku 34 për qind e banorëve për çdo ditë shprehin dozë të caktuar zemërimi. Maqedonasit janë të dytët, me 26 për qind të të anketuarve të cilët kishin deklaruar se ndjehen të zemëruar gjatë ditës. Pas tyre vijojnë shqiptarët dhe malazezët (24 për qind), ndërsa pastaj edhe spanjollët (23 për qind). 

Shkup - Nga 46 zjarre në hapësirë ​​të hapur të regjistruara dje, 37 janë shuar, dy janë ende aktive dhe shtatë janë nën kontroll, informoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave. Zjarret janë aktive në komunat Makdonski Brod dhe Studeniçan. Në Makedonski Brod, siç njoftojnë nga QMK, zjarri është në fshatrat Tazhevë dhe Breznicë dhe në Jasen dhe po digjet një pyll me pisha, ndërsa në Studeniçan zjarri është në fshatin Batinci afër vendit të quajtur Dreshnicë dhe po digjet një pyll i përzier.

Shkup - Ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe shumë nxehtë, sidomos në fillim të javës së ardhshme, ku në disa vende do të aktivizohet niveli portokall për rrezik nga temperaturat e larta, kumtoi DPHM-ja. Të martën pritet që temperatura të arrijë deri në 40 gradë. Sipas DPHM-së, gjatë fundjavës do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit herë pas here e përforcuar veriore.

Shkup - Ministria e Drejtësisë (MD) kumtoi se po e fillon procesin e përpunimit të Ligjit të ri për shërbim gjyqësor. Zgjidhja e re ligjore synon përmirësimin e rregullores ekzistuese, duke siguruar kushte më të mira pune dhe të drejta të të punësuarve në sistemin gjyqësor.

Athinë - Një familje katër anëtarëshe nga Maqedonia e Veriut ka pësuar në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën për Selanik në hyrje të Greqisë, pasi për shkaqe deri trani të panjohura makina ka dalë nga rruga ku sipas mediave lokale të gjithë udhëtarët janë dërguar në spital, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kiev - Rusia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rajonin kufitar Kursk katër ditë pasi që qindra ushtarë ukrainas e kaluan kufirin dhe e sulmuan rajonin. "Situata operative në rajonin Kursk mbetet e rëndë", deklaroi ushtruesi i dteyrës guvernator i Kurskit, Aleksej Smirnov, në kanalin Telegram.

Paris - Reperi amerikan Trevis Skot pasi dje në mbrëmje ishte pjesë e gjysmëfinales së basketbollit për meshkuj në Lojërat Olimpike, është arrestuar sot për një përleshje në një hotel me pesë yje në kryeqytetin francez, kumtuan autoritetet. “Policia u thirr në hotelin 'Zhorzh V’ dhe Trevis Skot u arrestua për dhunë ndaj një roje sigurie. Ky i fundit ka ndërhyrë për të ndarë reperin nga truproja e tij”, kumtoi policia në Paris.

Bruksel - Liberalët evropianë nga Parlamenti Evropian i bënë thirrje Komisionit Evropian që të marrë urgjentisht "të gjitha masat e mundshme" për të shtypur përhapjen e vazhdueshme të dezinformatave në platformën X në pronësi të Ilon Mask, sipas një letre të parë nga Politiko.

Barcelonë - Ish-lideri katalanas Karles Puxhdemon kaloi dy netë në Barcelonë para paraqitjes së shkurtër të djeshme në Portën triufmale në Barcelonë, tha sekretari i përgjithshëm i partisë "Së bashku për Kataloninë", Zhordi Turul për radion RAC1, transmeton gazeta spanjolle "Mundo". Sipas Turul, Puxhdemon të martën darkoi në kryeqytetin katalanas, të mërkurën gjithë ditën e kaloi në qytet, ndërsa dje në mëngjes u shfaq para mbështetësve dhe vetëm pas pak minutash u zhduk nga sytë e mijëra njerëzve, gazetarë dhe policë.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR