• e premte, 16 gusht 2024
MIA FLESH

15:00/8 gusht/2024

Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është duke vepruar rreth kërkesës së pranuar nga autoritetet austriake për të kontrolluar një person me origjinë nga vendi dhe i cili dyshohet për një sulm të planifikuar terrorist në Vjenë. "Ju njoftojmë se autoritetet austriake kanë dërguar kërkesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme për verifikimin e një personi me origjinë nga RMV-ja, i cili dyshohet për një sulm të planifikuar terrorist në Vjenë. Nga ana jonë, ne veprojmë në lidhje me kërkesën e dorëzuar", informuan nga MPB-ja për MIA-n.

Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska deklaroi sot se për nxënësit nuk do të ketë pushim pranveror dhe se viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor, përveç maturantëve. "Nuk do të ketë pushim pranveror. Anketat përfundimtare të prindërve treguan se nuk e dëshirojnë ata, por edhe nxënësit më të rritur, kështu që këtë vit nuk do të ketë pushim pranveror", tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas inspektimit të aktiviteteve për ndërtimin e sallës sportive në kuadër të Shkolla fillore “Naum Ohridski” në fshatin Bullaçan.

Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - Deri në fund të ditës mot me diell dhe nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Për pasdite sinoptikanët paralajmërojnë paraqitje lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima kryesisht në pjesët veriperëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 32 deri në 38 gradë.

Dibër, 8 gusht 2024 (MIA) - Në shuarjen e zjarrit të madh i cili prej dje është aktiv në fshatin Tatar Elevci, Dibër sot janë përfshirë dy “er traktorë”, të cilët furnizohen me ujë nga liqeni i Dibrës. "Në marrëveshje me Qendrën për Menaxhimin e Krizave dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në shuarjen e zjarrit janë përfshirë dy “er traktor” dhe shpresojmë që gjatë ditës ta kemi nën kontroll. Meqenëse ekzistonte rreziku që ai të përhapet në fshat, zjarrin e kemi fikur fillimisht në pjesën veriore, ku është vënë nën kontroll, tha për MIA-n Xhetan Miftaroski, komandant i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve.

Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni sot ka zhvilluar takim pune me oficeren ndërlidhëse në largim të Shërbimit Federal të Policisë Kriminalistike të Republikës Federale të Gjermanisë, Kerstin Shpicer.

Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - Nevojat për ujë në bujqësi janë të mëdha. Ulja e temperaturave dhe reshjet e kohëpaskohshme nuk e ndryshuan gjendjen, për çka ujitja mbetet prioritet, thonë agrometeorologët nga DPHM. Siç bëjnë të ditur, në këtë periudhë t'i kushtohet vëmendje më e madhe mbrojtjes nga paraqitja e flakëve në hardhi dhe të vazhdojë zbatimi i të gjitha masave agroteknike në kulturat bujqësore.

Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - Një nga kompanitë udhëheqëse në sektorin turizëm në Qipron veriore, "Pasha Group" është sponsor i ri i ish kampionit në futboll në Maqedoninë e Veriut, KF Shkupi. Pasha Grupacioni është sponsor i disa ekipeve të mëdha turke, prej të cilave më të njohura janë Beshiktashi dhe Fenerbahçe.

Shkup, 8 dhjetor 2024 (MIA) - Sipas asaj se si ecën prodhimi i brendshëm bruto (PBB) dhe sipas marrëveshjes kolektive, në mars të vitit të ardhshëm mësimdhënësit do të kenë rritje të pagave prej rreth 12 për qind, deklaroi sot ministrja e Arsimit Vesna Janevska. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë inspektimit të një sallë sportive në Bulaçan, Janevska tha se ka pasur dy takime konstruktive me SASHK-un, si dhe me një grup mësimdhënësish.

Prishtinë, 8 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçlla, sot informoi se afati për ndërrimin e patentë shoferëve të lëshuara nga strukturat e Serbisë në veri të Kosovës me patentë shoferë të Kosovës është shtyrë deri më 23 gusht, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 8 gusht 2024 (MIA) - Nënkryetarja e partisë më të madhe opozitare parlamentare të Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj hapjes së Urës së Ibrit, e cila e ndaj qytetin Mitrovicë në pjesë jugore, të banuar me shumicë shqiptare dhe pjesë veriore, me shumicë serbe, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Tiranë, 8 gusht 2024 (MIA) - Statistika zyrtare e Ministrisë së Financave tregon se në periudhën janar - qershor borxhi publik i Shqipërisë është ulur për 3 për qind, duke arritur nivelin më të ulët në dekadën e fundit. "Borxhi publik ka ndjekur një trajektore të fortë rënëse gjatë vitit 2024 dhe në fund të qershorit ka nivel prej 55,72 për qind dhe në shifra konkrete borxhi total në fund të tremujorit të dytë është ulur me rreth 6 miliardë lekë. Borxhi publik në fund të vitit të kaluar ishte 58,93 për qind e PBB-së, ndërsa në fund të vitit 2014 ishte mbi 70 për qind", qëndron në raportin e ministrisë.

Ankara 8 gusht 2024 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot në Ankara do të takohet me emirin e Katarit, sheikun Tamim bin Hamad Al Tani, njofton televizion shtetëror turk TRT-Haber. Takimi do të mbahet në pallatin presidencial.

Nju-Jork, 8 gusht 2024 (MIA) - Byroja Federale e Hetimit e SHBA-së (FBI) ka kryer bastisje në shtëpinë në Nju-Jork të ish-inspektorit të armëve të Kombeve të Bashkuara, Skot Riter, si pjesë e një hetimi federal, kumtuan zyrtarët. Zëdhënlsja e FBI-së deklaroi se agjentët e kanë kryer bastisjen si pjesë e hetimit federal, duke refuzuar të japë detaje sepse hetimi është duke vazhduar. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR