• e premte, 16 gusht 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

9:00/16 gusht/2024/

Shkup - Me rastin e shënimit të 18 Gushtit - Ditës së Armatës, sot në varrezat e qytetit në Butel-Shkup delegacionet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë, kabineti i presidentes, Kuvendi, Qeveria, Lidhja e Shoqatave të Luftëtarëve nga LNÇ, Organizata e eprorëve ushtarak rezervë, qyteti i Shkupit e të tjerë, me nderime ushtarake do të vendosin kurora lulesh në varrezat partizane, në varrin e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, ish presidentit Kiro Kligorov dhe në varrin e gjeneralit Mihailo Apostolski.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari dhe zëvendësministri Jovica Andovski sot do ta vizitojnë Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive, ku në përdorim do të lëshohet pajisja e re mjekësore.

Shkup - Lufta kundër zjarreve në ambiente të hapura vazhdon. Zjarrfikësit tashmë të 38-tën ditë janë pa pushim dhe sipas informatave të Qendrës për menaxhim me kriza, dita e fundit pa asnjë zjarr aktiv në territorin e shtetit është 8 korriku. Vetëm në gusht janë shuar 370 zjarre në ambiente të hapura në tërë shtetin.

Shkup - Në VK Tabanoc për dalje dhe hyrje vërehet frekuentim i rritur i automjeteve. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata, kumtoi LAMM.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Pasdite në disa vende do të jetë mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 39 gradë. Indeksi UV do ta ketë vlerën 8.

Uashington - Zëvendës zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Vedant Patel, deklaroi se SHBA "nuk do të hezitojë për të bërë gjithçka që është e domosdoshme për të siguruar mbrojtjen e personelit amerikan" në Kosovë, transmetuan mediat serbe.

Beograd - Bashkimi Evropian e ka porositur Serbinë se mbajtja e marrëdhënieve me Rusinë gjatë agresionit kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e Unionit dhe procesin e anëtarësimit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Ramallah - Gjatë një sulmi të konolëve izraelitë në fshatin Xhit, Bregu Perëndimor humbi jetën një njeri, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë. Gjithashtu janë djegur dhjetëra automobila dhe shtëpi, njoftuan autoritetet lokale.

Bagdad - Iraku sot kumtoi se do ta zgjatë përfundimin e misionit të koalicionit ndërkombëtar antixhihadist të udhëhequr nga SHBA-ja, për shkak të situatës momentale në rajon.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden dhe nënpresidentja dhe kandidate presidenciale Kamala Haris mbrëmë për herë të parë u paraqitën në një tubim politik në Merilend.

Uashington - SHBA-ja miratoi shitjen Gjermanisë të rreth 600 predhave dhe pajisjes për sistemet e saj për mbrojtje kundërajrore "Patriot" në shumë prej pesë miliardë dollarëve, transmetoi Hina.

Meksiko-Siti - Klaudia Shajnbaum, e cila me 2 qershor i fitoi zgjedhjet presidenciale në Meksikë, dje zyrtarisht u shpall presidentja e sapozgjedhur e Meksikës, duke u bërë gruaja e parë që mban këtë post në Meksikë.

Pekin - Kina sot njoftoi se në gjashtë muajt e ardhshëm do t'i testojë njerëzit të cilën hyjnë në vend për mpoks (a.q. lija e majmunit).

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR