• e premte, 16 gusht 2024
MIA Flesh

12:00/15 gusht/2024

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, realizoi takim protokollar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, z.Metju Loson, në të cilin u riafirmua partneriteti i fuqishëm mes dy vendeve, me fokus në bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm në sferat kyçe të zhvillimit, kumtoi kabineti i tij. 

Shkup - Ish pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i cili u arrestua muajin e kaluar në kufirin Kosovë-Maqedoni me urdhër të Interpolit të lëshuar me kërkesë të Serbisë, është arratisur nga arresti shtëpiak në shtëpinë e të afërmve në vend. "Autoriteti gjyqësor kompetent ka dorëzuar dokumentacion në Ministrinë e Punëve të Brendshme për dhënien e fletarrestit qendror për personin B.R. pasi aktualisht është i padisponueshëm për organet e ndjekjes. MPB po ndërmerr masa për gjetjen e personit", konfirmuan për MIA-n nga MPB.

Shkup - Në Institucionin ndëshkues përmirësues “Idrizovë” sot është lëshuar në përdorim krahu i “pestë” i rinovuar. Siç bën të ditur u.d drejtor i Drejtorisë për kryerje të sanksioneve, Aleksandar Pandov, rinovimi i repartit i cili është i tipit të mbyllur do të sigurojë kapacitete shtesë për 100 të burgosur.

Shkup - Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionist bëri të ditur se dje deri te Prokuroria Themelore Publike - Shkup ka iniciuar kallëzim penal kundër 42 personave pjesëmarrës në disa vepra penale me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të merret subjekt juridik – Sindikatë.

Shkup - Prokuoria e lartë themelore për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit mori propozim për marrëvehsje të nënshkruar nga gjykatësi suprem Naqe Georgiev, i cili u kap me ryshfet prej 10 000 eurove, me të cilën dakordohet për burg efektiv. Lartësinë e dënimit me burg do ta caktojë Gjykata e cila fillimisht do ta vlerësojë marrëveshjen e arritur, e më pas do të sjellë vendim për gjatësinë e mbajtjes së burgut që duhet ta kalojë ish-gjykatësi suprem.

Shkup - Gjatë ditës së djeshme kishte gjithsej 49 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat aktualisht 12 janë aktive, shtatë nën kontroll, ndërsa 30 janë shuar, kumtoi QMK.

Ohër - Rreth dhjetë ditë po digjet kreshta e malit Galiçicë, në dy lokacione, në shtrirjen mbi fshatrat Leskoec dhe Stenje në atarin e Komunës Resnjë, si dhe vendin Vojtinë në anën e Ohrit të malit. Po digjet vegjetacion i ulët, ndërsa flakët përhapen shpejtë, të ndihmuara nga rrymimet e ajrit dhe temperaturat e larta ekstreme. Në mbrëmje mund të shihet edhe flaka në majet e malit në afërsi të kufirit me Shqipërinë, përderisa gjatë ditës pamja drejt malit është e pamundësuar nga tymi.

Athinë - Roja bregdetare e Greqisë shpëtoi 52 refugjatë dhe emigrantë të cilët me barka gome lundruan në afërsi të ishullit grek të Kretës dhe kërkuan ndihmë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Të shpëtuarit, 42 burra dhe dhjetë minorenë, u transportuan në portin e qytetit Iraklio në Kretë.

Paris - Në Afganistan 1,4 milion vajza qëllimisht janë privuar nga shkolla nga ana e talebanëve, kumtoi UNESKO, transmetuan agjencitë botërore. "Afganistani sot është i vetmi vend në botë që ndalon qasjen në arsim për vajzat mbi moshën 12 vjeç dhe për gratë. E drejta për arsimim nuk mund të negociohet. Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbetet plotësisht i mobilizuar për të arritur hapjen e pakushtëzuar të shkollave dhe universiteteve për vajzat dhe gratë nga Afganistani", tha drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s, Odri Azulaj. 

Londër - Më shumë se gjysma e qytetarëve të Britanisë së Madhe do të votonin për t'u ribashkuar në BE nëse do të mbahej një referendum i ri, tregon një hulumtim kombëtar. Anketa vjen tetë vjet pasi votimi i Bregzitit çoi në daljen e Britanisë nga blloku. Sipas hulumtimit, i cili përfshiu më shumë se 2,000 qytetarë britanikë në fund të muajit të kaluar, rreth 59 për qind e të anketuarve thanë se do të votonin për kthimin në BE në një referendum të ri hipotetik.

Kiev - Forcat ajrore të Ukrainës sot në mëngjes njoftuan se gjatë natës rrëzuan të 29-të dronët e nisur nga Rusia mbi tetë rajone të Ukrainës, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla. Rusia, gjithashtu, ka lëshuar tre raketa të drejtuara Kh-59 gjatë sulmit, thuhet në njioftimin e forcave ajrore, transmetuan mediat britanike. Guvernatori i rajonit qendror Çerkasi tha se mbetjet e dronëve dëmtuan dritaret e një ndërmarrjeje private, ndërsa guvernatorët e rajoneve Kiev, Poltava dhe Kirovograd nuk raportuan asnjë dëmtim në infrastrukturë dhe nuk ka viktima. 

Moskë - Në rajonin e Bellgorodit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në "nivel federal", kumtoi sot ministri rus për Situata të Jashtëzakonshme, Aleksandar Kurenkov. "Propozoj që situata e jashtëzakonshme që u paraqit në rajonin e Bellgorodit të klasifikohet si gjendje e jashtëzakonshme në nivel federal dhe të vendoset nivel federal i përgjigjes, tha ai pas seancës së sotme të jashtëzakonshme të Komisionit qeveritar për parandalim dhe përgjigje në gjendje të jashtëzakonshme.

Riad - Princi saudit Mohamed bin Salman u tha kongresmenëve amerikan të cilët erdhën për ta vizituar se e rrezikon jetën në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, shkruan sot Politiko. Lideri i Arabisë Saudite diskutoi për kërcënimet me të cilat përballet për të sqaruar pse duhet të kujdeset që çdo marrëveshje të përfshijë një rrugë të qartë dhe të pakthyeshme drejt një shteti të ardhshëm palestinez, raportoi Politiko, duke cituar një ish funksionar amerikan të njohur me bisedimet.

Nju Jork - Izraeli ka arritur gjithçka që mundet ushtarakisht kundër Hamasit në Rripin e Gazës, ndërsa grupi nuk është në gjendje përsëri të planifikojë ose kryej sulm të njëjtë si më 7 tetor, deklaruan persona zyrtarë amerikan për Nju Jork Tajms.  Megjithatë, persona zyrtar thonë se ata kurrë nuk do të jenë në gjendje ta eliminojnë plotësisht grupin dhe se duhet të arrihet një marrëveshje për të siguruar lirimin e 115 pengjeve të mbetura nga Gazë edhe të gjallë edhe të vdekur, shkruan Tajms of Izrael. 

QËNDRONI TË LIDHUR