• e mërkurë, 14 gusht 2024
MIA Flesh

12:00/14 gusht/2024

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani sot mbajti takim lamtumirës me Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Dejvid Gir. Ministri falënderoi Euro-ambasadorin për angazhimin e tij profesional dhe personal gjatë mandatit të tij dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Delegacionin e BE-së në vend, të cilat ishin të rëndësisë së jashtëzakonshme në avancimin e bashkëpunimit në shumë sfera, njoftoi Ministria për Çështje Evropiane.

Shkup - Shtabi kryesor për menaxhim me krizat pranë Qendrës për Menaxhim me Krizat (QMK) mban mbledhje për gjendjen me zjarret. Me seancën udhëheq drejtori i QMK-së Stojançe Angelov. Siç informon QMK, po shqyrtohen gjendjet për të gjitha zjarret më të rrezikshme dhe koordinohen aktivitetet sipas planit global, të harmonizuar dhe sipas informacioneve të natës dhe të mëngjesit nga terreni, ndërsa edhe sipas burimeve të arritshme dhe njerëzve për shuarjen e zjarreve.

Shkup - Drejtori i Qendrës për menaxhim me me kriza (QMK) Stojançe Angellov, këtë mëngjes i përcolli pilotët dhe personelin tjetër të aviacionit për të dy aeroplanët zjarrfikësit "er traktor" nga Qipro, njoftojnë nga QMK. Siç thuhet në njoftim, sipas mundësive teknike të aeroplanit dhe personelit, dy aeroplanët “er traktor” dhanë maksimumin në përballjen me zjarret në vend.

Shkup - “Invitation au voyage” (Ftesë për udhëtim) një emision i televizionit të njohur francez për kulturë TVArte, që paraqet vende të ndryshme në botë, përmes një personazhi të shquar, kësaj radhe zgjodhi të paraqeste Shkupin dhe Liqenin e Ohrit, përmes veprës dhe personalitetit të shkrimtarit Luan Starova. Ashtu siç shprehet moderatorja në fillim  “Është historia e një liqeni dhe ajo e një njeriu. Liqeni i Ohrit, më i vjetri në Evropë dhe njeriu, Luan Starova. Ky i fundit ka lindur në njërën anë të liqenit, në Shqipëri dhe ka jetuar në anën tjetër, në Maqedoni. Një histori mërgimi dhe urash mes popujve. Një Sagë Ballkanike që Luan Starova ndërtoi mbi tre dekada shkrimi, e përkthyer në më shumë se njëzet gjuhë.”

Shkup - Transparenca mesatare aktive e minsitrive, e Qeverisë dhe komunave prë vitin 2024 është 80 për qind dhe në raport me vitin e kaluar është përmirësuar për 4 për qind, tregon Indeksi i transparencës aktive për vitin 2024 që e përpunon Qendra për komunikime qytetare. Sipas Indeksit, transparenca aktive e minsitrive dhe Qeverisë është 86 për qind, ndërsa e komunave 79 për qind. Lidhur me vitin e kalaur, tek minsitritë ka përparim, ndërsa komunat janë përmirësuar për 5 për qind.

Ohër - Në ofertën e programit muzikor të edicionit të 64-të të Festivalit "Vera e Ohrit" sonte është performanca e artisteve polake të pianos Ana Miernik dhe Joana Sohaçka.

Athinë - Në rrethinën e Atikës, rajoni më i gjerë i Athinës, sipërfaqja pyjore është rreth 123.000 hektarë, ndërsa në tetë vitet e fundit, 45.000 hektarë pyll, gjegjësisht 37 për qind e sipërfaqes pyjore, janë djegur nga zjarret, shkruan portali Meteo i Observatorit kombëtar, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Portali i analizon dhe prezanton të dhënat për zonat e djegura nga zjarret pyjore në tetë vitet e fundit, gjegjësisht nga viti 2017 deri tani në pjesën kontinentale të rajonit të Atikës.

Londër - Një mësimdhënëse e matematikës nga Anglia mori dënim me burg prej gjashtë viteve në Gjykatën e kurorës në Notingem të premten për shkak të keqtrajtimit seksual të një djali të cilit i ka mbajtur ligjerata onlajn, shkruan Bi-Bi-Si. Policia kumtoi se Holi Rous-Suini (37) ka caktuar të takohet me adoleshentin në shtëpinë e saj dhe ka pasur kontakt seksual me të disa herë edhe përkundër asaj që e ka ditur se është i mitur.

Varshavë - Në Stadiumin kombëtar në Varshavë (Poloni), sonte për Superkupën e UEFA-s do të neshen Real Madridi dhe Atalanta. Kjo do të jetë një ndeshje mes fituesve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.  Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin 2023/24, duke mposhtur Borusia Dortmundin në finale (2:0). Atalanta fitoi Ligën e Evropës, duke mposhtur Baer Leverkusen në ndeshjen finale (3:0) dhe i dha fund serisë rekord të Leverkusenit pa humbje.

Kiev - Ukraina ka rrëzuar 17 nga gjithsej 23 dronë të hedhura nga Rusia. Forcat ruse kanë hedhur edhe dy raketa H-59/69. Dronët rusë kanë shkaktuar dëmtime në infrastrukturë në rajonet e Çernigovit dhe rrethinën e Zhitomirit. Ndërkohë, Rusia njoftoi se mbrëmë ka rrëzuar 117 dronë ukrainas dhe katër raketa taktike të lëshuara nga Ukraina.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski formoi delegacion për pjesëmarrje në negociatat me Britaninë e Madhe për nënshkrim të marrëveshjes për ngritje të marrëdhënieve mes dy vendeve nga partneriteti strategjik në nivel të ri, kumtuan mediumet ukrainase. Delegacioni ukrainas do të zhvillojë negociata me Mbretërinë e Bashkuar lidhur me përgatitjen për arritje të marrëveshjes mes Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me të cilën marrëdhëniet mes dy vendeve nga partneriteti strategjik do të ngriten në nivel të ri, shkruan në ueb-faen e presidencës ukrainase.

Uashington - Nënpresidentja amerikane Kamala Haris ka një epërsi të lehtë ndaj Donald Trampit në disa shtete, sipas një sondazhi të ri nga Asoshiejted Pres dhe Qendra Kombëtare për Hulumtimin e Opinionit Publik, megjithëse amerikanët ende i besojnë ish presidentit në lidhje me ekonominë dhe emigracionin, transmetoi BTA. Gati gjysma e amerikanëve thonë se "e përkushtuar ndaj demokracisë" dhe "e disiplinuar" janë karakteristika që e përshkruajnë më mirë Harisin.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR