• e mërkurë, 14 gusht 2024
MIA Flesh

09:00/14 gusht/2024

Shkup - Me nismë të kryetarit të komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski sot në hapësirat e Komunës do të mbahet koordinim me kryetarët e komunave të Shkupit. Tema e konferencës për shtyp, siç është paralajmëruar, do të jetë gjendja aktuale në kryeqytet. Kryeministri Hristijan Mickoski dje nga komuna e Aerodromit tha se institucionet janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit ta kryejnë punën për të cilën janë paguar dhe të punojnë në interes të qytetarëve në kryeqytet, në të gjitha komunat, sepse qytetarët e meritojnë. Nëse nuk ka përparim për një javë, siç njoftoi, Qeveria do t'i shqyrtojë mundësitë për marrjen e ingerencave të tyre dhe për zgjidhjen e problemeve, si transporti publik i qytetit dhe higjiena komunale.

Shkup - Me rastin e 23-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, zëvendëskryeminsitri i parë, Izet Mexhiti mbrëmë organizoi pritje për përfaqësues të korit diplomatik në vend, kreun shtetëror, deputetët, sektorin civil dhe mysafirë të tjerë. Siç kumtoi Kabineti i Mexhitit, në fjalimin e tij ai theksoi se Marrvëeshja e 13 gushtit 2001 është dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm strategjik që solli paqe dhe se "me ndihmën e miqve tanë strategjik ndërkombëtarë, atëherë kemi sjellë vendim të vërtetë".

Shkup - Shfrytëzuesit nga rajoni Krushopek - Llakë në komunën e Sarajit sot prej orës 8:30 deri në orën 12:30 do të mbeten pa energji elektrike. Prej orës 6:30 deri në orën 14:00 pa rrymë do të jenë edhe shfrytëzuesit nga fshatrat Taor, Studeniçan, Moranë, Novo Sellë, Gradovci, Gumalevë, Oreshan, Smesnicë, Tisovicë, Dejkovc, Dobrinë, Pakoshevë dhe Zelenikovë.

Shkup - Sistemi për Menaxhim me Kriza do të reformohet, ka vendosur Qeveria, dhe kjo do të bëhet përmes bashkimit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës për Menaxhim me Kriza. Diçka që, sipas Qeverisë, në të ardhmen do të kontribuojë në menaxhimin më efikas të krizës. Ndërkohë, zjarret nuk po shuhen, ndërsa temperaturat janë ende jashtëzakonisht të larta. Kryeministri Hristijan Mickoski dje informoi se në seancën e Qeverisë është marrë vendim për bashkimin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës për Menaxhim me Kriza në mënyrë që sistemi i menaxhimit të krizave të funksionojë në mënyrë më efikase.

Shkup - Përdoruesit e rr. “Xhon Kenedi” në Çair nuk do të ketë ujë nga ora 7.30. Siç kanë njoftuar mëngjesin e sotëm NP "Ujësjellës dhe kanalizim-Shkup, ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të defektit në atë rrugë nr. 9 dhe do të zgjasë deri në rregullimin e tij.

Shkup - Në vendkalimin kufitar Tabanoc ka rritje të frekuencës së automjeteve për hyrje dhe dalje nga vendi. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonesa, njoftoi sot Lidhja auto-moto e Maqedonisë. LAMM informon se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata, ndërsa është rritur intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor. Pasdite do të ketë kushte për dukuri lokale të reshjeve të shkurta të shiut dhe bubullima, kryesisht në rajonet malore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 21, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 34 deri 41 gradë. UV=8 Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare juglindore. Temperatura minimale do të zbresë deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 41 gradë.

Ankara - Presidenti palestinez, Mahmud Abaz sot e fillon vizitën dyditëshe në Turqi, me ç'rast janë paraparë takime me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe persona të tjerë zyrtarë. Tema të takimeve do të jenë situata në Rripin e Gazës, kriza humaniatre në rajon dhe ndihma për personat e zhvendosur, si dhe negociatat për ndërprerje të zjarrit. Abaz në Turqi do të udhëtojë nga Rusia, ku dje pati takim me prresidentin Vlladimir Putin.

Londër - Autoritetet britanike kanë arrestuar më shumë se 1.000 persona pas trazirave, e cila përfshinë dhunën, zjarrvënie dhe plaçkitje, si dhe sulme me motive racore ndaj myslimanëve dhe emigrantëve, raportuan mediat britanike, duke cituar deklaratën e policisë së Britanisë së Madhe. Trazirat që pasuan vrasjen e tre vajzave në qytetin verior anglez Sauthport nisën pas sulmit të 29 korrikut, për të cilin gabimisht u fajësua një emigrant mysliman bazuar në dezinformatat që po përhapen internet.

Riga - Ministria e Mbrojtjes së Letonisë njoftoi se do t'i dorëzojë Ukrainës pothuajse 500 drone. Letonia në korrik njoftoi se Ukrainës gradualisht do t'i dërgojë mbi 2.500 drone me vlerë prej 4 milion eurove. Dronët do të prodhohen nga shtatë kompani letoneze. Letonia është një nga mbështetësit më të vendosur të Kievit. Së bashku me Britaninë e Madhe, vendi baltik, i cili kufizohet me Rusinë dhe Bjellorusinë, po udhëheq një koalicion të shteteve që synojnë të dërgojnë një milion dronë në Ukrainë.

Moskë - Në rajonin e Belgorodit sot është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të sulmeve ukrainase, deklaroi guvernatori rajonal, Vjaçesllav Glladkov. "Situata në rajonin e Belgorodit edhe më tej është jastëzakonisht e rëndë dhe tensionuese. Granatim i përditshëm bga forcat e armatosura të Ukrainës, shtëpi të dëmtuara, civilë të lënduar dhe të vrarë", theksoi Glladkov.

Uelington - Një organizatë bamirëse që punon me të pastrehët në Oklend të Zelandës së Re, shpërndau pa dashje lëpirëse me një dozë potencialisht vdekjeprurëse të metamfetaminës në pakot e saj ushqimore, raporton Gardian. Bëhet fjalë për pako të dhuruara me ushqim. Misioni i qytetit Oklend u tha gazetarëve se personeli ka filluar të kontaktojë me rreth 400 njerëz për të gjetur pakot që përmbajnë drogë metamfetaminë në mbështjellëset për lëpirëse. Policia e Zelandës së Re ka hapur padi penale.

Uashington - Inkursioni ushtarak i Ukrainës në Rusi "krijoi një dilemë të vërtetë" për presidentin rus Vlladimir Putin, deklaroi mbrëmë presidenti i SHBA-së Xho Bajden. Ai shtoi se persona zyrtarë amerikan janë në kontakt të vazhdueshëm me ukrainasit për veprimet e tyre. Në orët e hershme të mëngjesit më 6 gusht rreth 1.000 ushtarë ukrainas e kaluan kufirin rus me tanke dhe automjete të blinduara dhe deri më sot arritën të marrin një pjesë të madhe të rajonit Kursk, territor në Rusi. Sipas disa vlerësimeve ata kontrollojnë rreth 750 kilometra katrorë nga kjo zonë.

Paris - Futbollisti i Mançester junajted, Xhejdon Sanço dëshironë të kalojë në Pari Sen-Zhermen, raporton "RMC Sport". Klubi parizien vazhdon të kërkojë ndërrimin për Kilian Mbapen, i cili largohet për në Real Madrid.  Tashmë janë zhvilluar negociatat e para mes klubeve, por palët janë larg kontratës për transferimin. Mançesteri e vlerëson 24 vjeçarin anglez jo më pak se 60 milionë euro. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR