• e mërkurë, 14 gusht 2024
MIA FLESH

18:00 / 13 gusht / 2024

Shkup - Duhet të jemi realist dhe të thuhet se miratimi i Marrëveshjes Kornizë në atë kohë asnjërën nga palët nënshkruese nuk e ka lumturuar dhe kënaqur plotësisht, por megjithatë e kanë miratuar atë që në atë moment ka qenë më e nevojshme dhe më e kërkuar, e ajo është paqja. Nga ky aspekt duhet kuptuar se ky është një atdhe i përbashkët për të gjithë dhe se patriotizmi i përbashkët do të thotë vetëm të ndërtosh një jetë nën të njëjtën çati, me të drejta por edhe detyrime dhe të luftohet për një jetë më të mirë nën të njëjtin qiell. Marrëveshja Kornizë e Ohrit është pjesë e ligjeve dhe kushtetutës së Maqedonisë, por ajo që nuk ka përfunduar dhe në të cilën duhet të punojmë janë problemet reale të bashkëqytetarëve tanë. Marrëdhëniet ndëretnike janë shtylla kurrizore e shoqërisë sonë të përbashkët.

Shkup - Me rastin e 23-vjetorit të Marrëveshjes së Paqes së Ohrit, Fronti Evropian sot organizon një Akademi për Legjitimitet në të cilën prezantoi platformën e tij të propozuar politike, e cila përbëhet nga masa "që do të ruajnë dhe pasqyrojnë karakterin multietnik të shtetit në mënyrë që të sigurohet zbatimi korrekt i marrëveshjes”. Në bazë të këtyre masave është një “Qeveri me legjitimitet etnik”, e cila forcon Marrëveshjen e Ohrit dhe rendin kushtetues të shtetit.

Shkup - Për shkaktimin e aksidentit të djeshëm në të cilin ka humbur jetën një djalë 17- vjeçar, është i dyshuar shoferi i autobusit të NQP Shkup, 51 vjeçari nga Shkupi, kundër të cilit Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë duke vepruar në bazë të padisë penale. Siç informon Prokuroria Publike e shtetit, "ekziston dyshimi i bazuar se shoferi ka kryer vepër penale – krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion".

Shkup - Duhet të jemi realist dhe të thuhet se miratimi i Marrëveshjes Kornizë në atë kohë asnjërën nga palët nënshkruese nuk e ka lumturuar dhe kënaqur plotësisht, por megjithatë e kanë miratuar atë që në atë moment ka qenë më e nevojshme dhe më e kërkuar, e ajo është paqja. Nga ky aspekt duhet kuptuar se ky është një atdhe i përbashkët për të gjithë dhe se patriotizmi i përbashkët do të thotë vetëm të ndërtosh një jetë nën të njëjtën çati, me të drejta por edhe detyrime dhe të luftohet për një jetë më të mirë nën të njëjtin qiell. Marrëveshja Kornizë e Ohrit është pjesë e ligjeve dhe kushtetutës së Maqedonisë, por ajo që nuk ka përfunduar dhe në të cilën duhet të punojmë janë problemet reale të bashkëqytetarëve tanë.

Shkup - Nuk do të financojmë turizmin olimpik siç po na ndodh për momentin, por do të forsojmë më të talentuarit, do të financojmë programet e tyre, por do të kërkojmë edhe rezultatet e duhura. Do të ndryshojmë plotësisht qasjen. Do të bëjmë një analizë të plotë të të gjithë olimpistëve potencialë të ardhshëm dhe do të fokusohemi në to, paralajmëroi sot ministri i sportit Borko Ristovski.

Shkup - Shfuqizohet rritja e tarifave noteriale, kumtoi sot shërbimi për shtyp qeveritar. Qeveria në seancën e sotme të rregullt e shqyrtoi dhe miratoi Vendimin për ndërprerjen e vlefshmërisë së pëlqimit për rritjen e tarifës noteriale. "Sipas informacioneve, vendimi i mëparshëm i Qeverisë i datës 6 qershor, me të cilin u rritën tarifat noteriale, u vlerësua i nxituar dhe i shkaktoi ngarkesë te qytetarët, kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar.

Shkup - Shfrytëzuesit nga rajoni Krushopek - Laka në komunën e Sarajit nesër nga ora 08:30 deri në 12:30 do të jenë pa rrymë. Nga ora 6:30 deri në ora 14:30, pa rrymë do të jenë edhe shfrytëzuesit nga fshatrat Taor, Studeniçan, Morani, Novosellë, Gradovc, Gumalevë, Oreshan, Smesnicë, Tisovicë, Dejkovc, Dobrinë, Pakoshevë dhe Zelenikovë - Jane Sandanski. 

Shkup - Qeveria sot e mbajti një seancë të rregullt në të cilën ka marrë disa vendime. Qeveria ka vazhduar gjendjen e krizës në të gjithë territorin e vendit për shkak të situatës me zjarret, është rritur buxheti DMSH-së për shuarjen e zjarreve, ndërsa është miratuar edhe vendimi për ndërprerjen e vlefshmërisë së pëlqimit për rritjen e tarifës së noterit nga 6 qershori.

Shkup - Me 71 vota “pro” dhe një “kundër”, deputetët miratuan sot Ligjin për ndryshimin e ligjit për kujdesin shëndetësor, i cili shfuqizon drejtorët ekonomikë. Në seancën e sotme është miratuar edhe Ligji për shpalljen e Liqenit të Ohrit monument natyre, si dhe Ligji për shpalljen e Kanionit të Matkës monument natyre.

Shkup - Kur BDI të jetë në opozitë, atëherë do të kemi paralelizëm dhe kjo nuk është mirë. Më vjen keq që u shndërruan në faktor serioz për destabilizimin e rajonit dhe Maqedonisë, tha kryeministri Hristijan Mickoski. "Për BDI-në Marrëveshja Kornizë në Maqedoni është përfunduar kur është Qeveri, kur blihen qendra tregtare, kur ndërtohet një park vozitës prej miliona eurosh, kur depozitohet kapital nga miliona, kur ndërhyhet për çdo gjë dhe për gjithçka. Kur BDI është në opozitë, atëherë do të kemi paralelizëm, reflektim të qëndrimeve të caktuara jashtë institucioneve dhe kjo nuk është mirë. Më vjen keq që u kthyen në një faktor serioz për destabilizimin e rajonit dhe Maqedonisë.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi se do të publikohet konkurs për pozitën e kryerevizorit të fondeve IPA, pas shkarkimit të Afrona Verzivollit, e propozuar si kuadër i koalicionit Vlen, për shkak se nuk kishte licencë për revizor. Në vend të saj Qeveria ka emëruar Arben Ramadanin, si ushtrues detyre, i cili është revizor i pavarur në Sektorin për Avancimin e Revizionit. Për zëvendës të kryerevizorit të Trupit Rregullator për Revizionin e  Instrumentit për Ndihmën Para-anëtarësimit Qeveria ka emëruar Ivan Ignjatov, i cili është doktor i shkencave ekonomike në temën "Zhvillimi i sistemit të revizionit dhe kontrollit për shfrytëzim efikas të fondeve të BE-së".

Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në Raportin për kushtet e konfirmuara në financimin e Zgjedhjeve Presidenciale të vitit 2024 konstatoi mangësi të shumta në kornizën ligjore dhe administrative që rregullojnë procesin zgjedhor dhe financimin e fushatave zgjedhore në vend. Edhe krahas ekzistimit të rregullores ligjore, probleme të rëndësishme në zbatim krijojnë rrezik për korrupsion.

Ankara - Një grua u arrestua dje në Izmir nën akuzën se ka nxitur urrejtje dhe ka fyer presidentin Rexhep Taip Erdogan për shkak se ai ndaloi përdorimin e Instagramit. Instagrami u ndalua në Turqi nga data 2 deri më 10 gusht për shkak të mosrespektimit të "ligjeve dhe rregullave". Ndalimi i Instagramit erdhi pasi një zyrtar i lartë turk akuzoi rrjetin social për bllokimin e postimeve që shprehin ngushëllime për vrasjen e udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Hania.

Teheran - Vetëm armëpushimi në Rripin e Gazës do ta zmpraps Iranin nga hakmarrja direkte kundër Izraelit për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Hania, deklaruan tre zyrtarë të lartë iranianë anonim. Një përfaqësues i lartë iranian i sigurisë theksoi se Teherani bashkë me aleatët, si Hezbollahu, do të ndërmarrë sulm direkt nëse bisedimet për armëpushim në Rripin e Gazës nuk kanë sukses ose nëse fitohet përshtypje se Izraeli i prolongon bisedimet. 

QËNDRONI TË LIDHUR