• e hënë, 12 gusht 2024
MIA FLESH

15:00/11 gusht/2024

Shkup, 11 gusht 2024 (MIA) - Nesër fillon debati treditor për ribalancin e Buxhetit për vitin 2024, në kuadër të seancës së 12-të të Kuvendit. Propozimi i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2024, në lexim të dytë, është pika e shtatë e rendit të ditës së mbledhjes. 

Shkup - Është e dhimbshme të shohësh se si një udhëheqje e kriminalizuar po e tërheq BDI-në në humnerë. Për vendin e parë në kategorinë “momentet më qesharake” mund të konkurrojë kërkesa e BDI-së për veting ndërkombëtar. A ekziston një veting ndërkombëtar më i besueshëm për një politikan sesa lista e zezë e SHBA-së? Të kesh Ramiz Merkon në radhët e tua, të kesh Menduh Thaçin si emisarin kryesor politik, dhe të flasësh për veting ndërkombëtar është një nënvlerësim i pabesë ndaj shqiptarëve, të cilëve u ke kërkuar mbështetje për 22 vjet në zgjedhje.

Shkup, 11 gusht 2024 (MIA) - Nga nesër deri në fund të javës na pret mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Moti i ngrohtë ndikohet nga një masë ajrore mjaft e ngrohtë nga jugu, sidomos nxehtë do të jetë veçanërisht deri të mërkurën, kur temperatura ditore do të kalojë 40 gradë Celsius dhe në shumë vende do të aktivizohet niveli portokalli për rrezikun nga temperaturat e larta.

Shkup, 11 gusht 2024 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup ka iniciuar procedurë kundër tre personave - babait dhe dy djemve të tij, për të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale "shkaktim të rrezikut të përgjithshëm" nga neni 288 paragrafi 1 të Kodit Penal, ndërsa Gjykata Themelore Penale Shkup të tre të dyshuarve u ka caktuar masë arresti prej 8 ditëve.

Kumanovë, 11 gusht 2024 (MIA) - Kanë përfunduar dje me sukses dy manifestimet multimediale "Pena ime" në Kumanovë dhe në Likovë, të organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve 'Jehona e Karadakut', të cilët u mbajtën në amfiteatrin e Fakultetit të Administratë-Biznesit në Kumanovë, kurse në Likovë në amfiteatrin e hapur të gjimnazit "Ismet Jashari".

Shkup, 11 gusht 2024 (MIA) - Shfrytëzuesit nga vendbanimi Jane Sandanski deri te vendbanimi Moranë, në shtegun nga kisha deri në vendbanimin Jane Sandanski në Komunën e Studeniçanit, nesër nga ora 8 deri në ora 15:00 do të jenë pa energji elektrike.

Beograd, 11 gusht 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, sot në mëngjes ka deklaruar se Ministria e Punëve të Brendshme, në përputhje me ligjet e Republikës së Serbisë dhe kompetencat e saj ligjore, ka mundësuar zhvillim të papenguar të qarkullimit hekurudhor. Gjatë protestave dhe bllokadave në Beograd, presidenti Aleksandar Vuçiq ka përgatitur sot një fjalim për publikun, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Kiev, 11 gusht 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e ka komentuar për herë të parë hyrjen e forcave ukrainase në rajonin jugor të Rusisë, Kursk, pesë ditë pas shpalljes së fillimit të ofensivës, njoftoi DPA. Në fjalimin e tij në videon e mbrëmjes, Zelenski deklaroi se Komandanti suprem i Forcave të armatosura të Ukrainës, Aleksander Sirski e informoi atë për "përparimin e luftës në territorin e agresorit".

Aman, 11 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ajman al-Safadi, deklaroi se mbretëria nuk do të jetë fushëbeteje për asnjë vend. "Konflikti aktual në rajon praktikisht përfaqëson një shkëmbim të sulmeve hakmarrëse midis Izraelit dhe Iranit," tha Safadi në një intervistë për televizionin Al Arabia.

Gaza, 11 gusht 2024 (MIA) - Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kanë lëshuar paralajmërime të reja për evakuimin e palestinezëve nga zona Kan Junis në jug të Rripit të Gazës dhe në mënyrë plotësuese i kanë përshtatiur kufijtë e zonës humanitare të caktuar nga Izraeli, duke përjashtuar lagjen Al Xhala për shkak të lëshimit të raketave nga ai vendbanim drejt Izraelit.

Uashington, 11 gusht 2024 (MIA) - Fushata presidenciale e Donald Trampit, kandidatit republikan për president, ka deklaruar dje se disa komunikime të brendshme i janë hakuar dhe ka fajësuar Qeverinë iraniane për këtë incident. Fushata e Trampit ka përmendur armiqësitë e kaluara në mes të Trampit dhe Iranit, kur e ka fajësuar Teheranin, mirëpo nuk ka ofruar ndonjë dëshmi konkrete se iranianët janë mbrapa.

Sao Paolo, 11 gusht 2024 (MIA) - Autoritetet në Brazil kanë konfirmuar se janë gjetur të gjithë trupat e të vdekurve në rrëzimin e aeroplanit në shtetin brazilian Sao Paolo dhe se identifikimi i viktimave nga aksidenti i aeroplanit dymotorrësh të kompanisë Voepas, që u rrëzua në zonën e qytetit Vinjedos është duke vijuar.

Paris, 11 gusht 2024 (MIA) - Atletja Sifan Hasan sot e ka fituar medaljen e artë në maratonën për femra në Lojërat Olimpike në Paris. Etiopiania, e cila performon nën flamurin e Holandës, fitoi medaljen e artë me kohën e një rekordi të ri olimpik prej 2:22.55 orë.

Minsk, 11 gusht 2024 (MIA) - Ekipet e tankeve bjelloruse janë zhvendosur në kufirin me Ukrainën për të forcuar grupimin e ushtarëve për t'iu përgjigjur provokimeve të mundshme, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë.

Në komunikatë thuhet se njësitë e një prej formacioneve të mekanizuara bjelloruse janë gati për të kryer detyrat e planifikuara.

QËNDRONI TË LIDHUR