• e shtunë, 17 gusht 2024
MIA FLESH

12:00/13 gusht/2024

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) –  Me ngjarje të veçanta të Qeverisë dhe opozitës shqiptare sot do të shënohen 23 vjet që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila i dha fund konfliktit disa mujor në vend në vitin 2001. Qeveria do të shënojë përvjetorin e Marrëveshjes Kornizë me seancë solemne në orën 13:00, në të cilën, siç është paralajmëruar, do të flasin kryeministri Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk dhe jutjub-kanalin e Qeverisë.

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk ka publikuar video nga ndërtimi i autostradës së shpejtë Gradsko - Drenovë dhe paralajmëroi përfundimin e saj deri në fund të këtij viti.

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) – Një njëzet e nëntë vjeçar nga fshati Kanatlarci i Prilepit me inicialet H.M. mbrëmë në orën 21 është privuar nga liria nga policia e DPB Prilep nën dyshimin se ka kryer veprën penale “shkaktim të zjarrit në pyll”.

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Në aksidentin që ka ndodhur dje në Bllacë, në të cilën ka humbur jetën në person, ndërsa një tjetër është lënduar janë përfshirë një autobus i NQP Shkup me numrin 81 dhe dy automjete me ç'rast njëri nga shoferët ka ikur nga vendngjarja.

Eskishehir, 13 gusht 2024 (MIA) - Një adoleshent 18-vjeçar, me helmet në kokë, maskë në fytyrë, jelek, një sëpatë në brez dhe një thikë në duar, ka hyrë në një çajtore në qytetin turk Eskishehir dhe ka lënduar pesë persona. Sulmuesi u kap dhe u ndalua, pas një raportimi nga një oficer policie që pa ngjarjen. Djali dyshohet se e kreu sulmin "nën ndikimin e lojërave kompjuterike të luftës që po luante" në qytetin e tij.

Kiev, 13 gusht 2024 (MIA) - Rusia mbrëmë ka gjuajtur 38 dronë kamikazë dhe dy raketa balistike "Iskander-M" në drejtim të Ukrainës, kumtuan Forcat ajrore të Ukrainës, cituar nga mediat britanike. Tridhjetë nga dronët u shkatërruan mbi disa rajone të Ukrainës, kumtuan Forcat ajrore të Kievit në Telegram. Nuk është e qartë se çfarë ndodhi me ata dronë që nuk u rrëzuan.

Nju-Jork, 13 gusht 2024 (MIA) - Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara në seancën e sotme do të debatojë për Gazën rreth sulmit ajror izraelit mbi një shkollë, që është shfrytëzuar si strehimore, me ç'rast, sipas autoriteteve palestineze kanë humbur jetën më shumë se 100 persona. Pas sulmit më 10 gusht, Algjeria kërkon takim urgjent në Këshillin e Sigurisë.

Tel Aviv, 13 gusht 2024 (MIA) - Izraeli ditëve të fundit i ka përcjellë mesazhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa vendeve evropiane se çdo sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani do t'i përgjigjet me një sulm izraelit në territorin iranian, njofton radioja ushtarake e Izraelit.

Teheran, 13 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit sot kumtoi se thirrja e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe për përmbajtje në sulmin ndaj Izraelit "nuk ka logjikë politike" dhe "bie në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare".

QËNDRONI TË LIDHUR