• e shtunë, 17 gusht 2024
MIA FLESH

15:00 / 15 gusht / 2024

Shkup - Komisioni kombëtar i teksteve shkollore ka përbërje të re. Në bazë të Ligjit për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm, Qeveria emëroi prof. dr. Goce Cvetanovski, dr. Bilall Shahini, prof. dr. Slagjana Bërsakoska, dr. Agim Rexhepi, prof. dr. Sasho Tatarçevski, prof. dr. Ana Gaceva, prof. dr. Luben Tevdovski, prof. dr. Nikolla Minov dhe Ilmi Bislimi, për anëtarë të rinj të Komisionit. 

Shkup - Në lidhje me informacionin që u shfaq dje në media se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 13.08.2024 i miratoi ligjet e veçanta me të cilat tre lokalitetet natyrore në vend: Liqeni i Ohrit, Kanioni i Matkës dhe Këneta e Studençishtës marrin status të veçantë të mbrojtur, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se Projektligji për shpalljen e Liqenit të Ohrit Monument i Natyrës, Projektligji për shpalljen e kanionit të Matkës për monument të natyrës dhe Projektligji për shpalljen e Kënetës së Studençishtës për Park natyror janë në procedurë të rregullt miratimi dhe se u kanë kaluar dy trupave kryesorë punues të Kuvendit.

Shkup - Objektet e papërfunduara të projektit Shkupi 2014 e ndërtojnë pamjen e kryeqytetit dhe do të doja sa më parë të përfundohen, por unë jam adhurues i stilit modern, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski duke u përjigjur në pyetjen e gazetarëve se cili është plani i Qeverisë për objektet e papërfunduara të vitit 2014, duke pasur parasysh se me ribalancin nuk janë paraparë para për përfundimin e atyre ndërtesave këtë vit.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot, ka komentuar rastin e arratisjes nga arresti shtëpiak në vend të Blerim Ramadanit, ish pjesëtarit të UÇK-së nga Kosova, kërkoi t'i lejohet prokurorisë dhe gjykatave për të gjykuar. Ai vlerësoi se është edhe një arsye për të zbatuar sa më shpejt reformat në drejtësi për të cilat apelon. Ai ka kërkuar që deri në fund të këtij muaji të dorëzohen idetë në atë drejtim dhe më pas, siç tha ai, "do të duhet të realizojnë reformat për të cilat Qeveria ka marrë mbështetjen e qytetarëve".

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk i vlerësoi si tentim për marrje të pikëve të pakëta politike dhe manipulim me opinionin të LSDM-së opozitare në llogari të tij për ikjen e Blerim Ramadanit, duke cekur se MPB në këtë rast bëri gjithçka sipas ligjit dhe veproi maksimalisht në mënyrë profesionale.

Shkup - Në lidhje me të burgosurit e arratisur nga burgjet e vendit, drejtori i Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve, Aleksandar Pandov, informoi se nuk bëhet fjalë për arratisje klasike nga burgu përmes kërcimit mbi mur, rrethojave ose gërmimit të ndonjë tuneli, por bëhet fjalë për keqpërdorim të favoreve. Drejtori i INP “Idrizovë”, Zoran Jovanovski, shtoi se gjithsej 111 të burgosur nga ekzistenca e burgut të cilëve u janë dhënë favore, janë liruar për fundjavë dhe nuk janë kthyer.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për pjesëmarrjen e një pjese të Armatës në ballafaqimin me zjarret. Vendimi, siç informon sot kabineti presidencial, është sipas Ligjit për menaxhim me krizat, pas Vendimit të miratuar të Qeverisë nga 13 gushti i vitit 2024 për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të paraqitjes së shtuar të zjarreve në territorin e shtetit.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi sot se kanë të dhëna për njerëz që kanë në dispozicion shuma milionëshe dhe se disa prej tyre kanë qenë funksionarë të lartë të qeverive të mëparshme të cilët kanë tentuar të mobilizojnë njerëz në terren me qëllim për të prishur harmoninë ndëretnike në vend dhe theksoi se herët a vonë autorët e këtyre provokimeve do të mbajnë përgjegjësi.

Shkup - Marrëveshje për grant me Bashkimin Evropian për themelimin e Qendrës së parë nacionale për internet më të sigurt - MkSafeNet, është nënshkruar sot nga ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në BE info House, në prani të Ambasadorit Evropian Dejvid Gir dhe partnerëve të projektit. Ministri Andonovski theksoi se me fillimin e projektit shënohet hapi ynë i vendosur drejt krijimit më të sigurt të hapësirës digjitale për të gjithë qytetarët e shtetit, ndërsa veçanërisht për më të rinjtë.

Shkup - Në Institucionin ndëshkues-përmirësues "Idrizovë" sot u lëshua në përdorim krahu "i pestë" i rinovuar. krahu do të sigurojë kapacitet shtesë për 100 të burgosur, i cili do t'i shkarkojë repartet e tjera. Rinovimi është financuar nga donacionet, ndërsa pritet edhe ndërtimi i burgut tërësisht të ri.

Shkup - Drunjtë e shkatërruar nga zjarret nuk do të përdoren për qëllime komerciale, pohoi kryeministri Hristian Mickoski i cili sot iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për media pas vizitës në Drejtorinë e doganave.

Shkup - Shteti përballet me dy paradokset e mbulimit të madh të internetit dhe aksesit më të shpejtë dhe njëkohësisht digjitalizimit të pamjaftueshëm të institucioneve. Nevojiten investime të shtuara në infrastrukturën digjitale të institucioneve dhe qasje sistematike për digjitalizimin e plotë të shoqërisë, tha ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski.

Shkup - Vlera e këstit të dakorduar jashtë vendit të operativës ndërtimore vendase në gjysmën e parë të vitit është 199.737 mijë denarë, që është 4,4 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.

Shkup - Komisioni Rregullator për Energjetikë sot ka vendosur që të rritet çmimi me pakic i mazutit M-1 NS për 1,056 denarë, që do të thotë se një kilogram do të kushtojë 45,804 denarë. Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIESEL (D-E V) dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë.

Tetovë - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Tetovë, tha se pret që institucionet të japin përgjigje se çka ka ndodhur me Blerim Ramadanin, i cili ishte arrestuar me kërkesë të Interpolit, dhe pastaj pas arrestit shtëpiak tani është liruar. "Dje lexova se Ramadani nuk është në Maqedoni. Sido që të jetë, mendoj se nga fillimi, zotëri Ramadani nuk duhej të mbyllej. Megjithatë duhet ta pyesni zotëri Abazin, prokurorin publik, pse mbeti shumë gjatë dhe pastaj iu mundësua arresti shtëpiak. Tani shpresoj që institucionet kompetente do të tregojnë çka dhe si ka ndodhur", tha Taravari.

Ohër - Zjarri në malet e Galiçicës nga ana e Maqedonisë është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për vendbanimet dhe popullsinë që graviton në këtë pjesë. Ky është informacioni i fundit nga terreni që ka bërë të ditur kryetari i Ohrit, Kiril Pecakov.

Bruksel - Dy ish funksionaret e larta nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, Radmilla Shekerinska dhe Maria Gabriel, janë në mesin e konkurruesve për zëvendëskryetar të ardhshëm të NATO-s, shkruan sot "Politiko" nga Brukseli në artikullin  "Detyra e parë e Mark Rutes në NATO: Të gjendet një grua si krah i djathtë."

QËNDRONI TË LIDHUR