• e enjte, 15 gusht 2024
MIA Flesh

09:00/15 gusht/2024

Shkup - Prej sot deri më 5 shtator do të zgjasë regjistrimi për racion studentor të subvencionuar për vitin akademik 2024-2025. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dje e publikoi Thirrjen publike ku mund të regjistrohen studentët vijues dhe studentët të cilët do të fitojnë statusin e studentëve në studimet deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private të vitit aktual akademik.

Shkup - Në rrethin e Institucionit ndëshkues përmirësues Idrizovë sot solemnisht do të inaugurohet pjesa e rinovuar e burgut, i ashtuquajturi "krahu i pestë", kumtoi Drejtoria për ekzekutim të sanksioneve. Në ngjarje do të marrin pjesë drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, Aleksandar Pandov dhe drejtori i SHNP Idrizovë, Zoran Jovanovski. 

Shkup - Në hapësirat e Shtëpisë evropiane Shkup, sot do të mbajnë promovim dhe nënshkrim të Grant marrëveshjes për formim të Qendrës së parë për internet më të sigurt - MkSafeNet në kuadër të programit për Evropë digjitale. Në ngjarje do të marrin pjesë minsitri i Transformimit digjital, Stefan Andonovski dhe ambasadori i misionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gir. 

Shkup - Për shkak të intervenimeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot do të mbeten pa energji elektrike disa nga shfrytëzuesit në komunat Butel dhe Aerodrom.

Shkup - Në Shkup sot do të mbahet Konferenca përfundimtare e projektit "Pjesëmarrja e të rinjve për zhvillim të fuqishëm dhe të qëndrueshëm të komunitetit" i mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes IPA Programit për Mbështetje të rrjeteve dhe platformave për organizatat qytetare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Siç njoftojnë nga Koalicioni i organizatave qytetare SEGA, qëllimi i ngjarjes do të jetë prezantimi i rezultateve të arritura me projektin, por gjithashtu do të diskutojnë përvojat dhe sfidat lokale drejt inkurajimit të ndikimit më të madh të të rinjve dhe sektorit të të rinjve në proceset e krijimit të politikës.

Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në VK Tabanoc për hyrje vërehet intensitet më i madh i automjeteve. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Shkup - Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite vende-vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimaëe do të jetë në interval prej 13 deri 22, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 34 deri 41 gradë dhe do të aktivizohet niveli portokalli për rrezik nga temperaturat e larta. UV=8, kumtojnë nga DPHM.

Doha - SHBA dhe Katari u bënë thirrje të gjitha palëve të mos i minojnë negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës. Apeli i tyre është para takimit të sotëm në Doha, në të cilin nuk do të marrin pjesë përfaqësuesit e Hamasit. "Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken dhe kryeministri i Katarit sheiku Mohamed bin Abdulrahman Al Tani në një bisedë telefonike theksuan se asnjë lojtar në rajon nuk duhet të ndërmarrë hapa për t'i minuar përpjekjet e arritjes së marrëveshjes", deklaroi mbrëmë zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Vedant Patel.

Astanë - Anija kozmike "Progres MS-28" u ngrit nga Bajkonuri dhe u lansuar në orbitë. Fluturimi për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës pritet të zgjasë rreth dy ditë.Anija kozmike është planifikuar të lidhet me modulin "Ylli" të shtunën. "Progres MS-28" deri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirësdo të dërgojë 2.621 kilogramë ngarkesë, duke përfshirë 950 kilogramë karburant, 420 litra ujë të pijshëm, 50 kilogramë azot të komprimuar në shishe, si dhe rreth 1.201 kilogramë pajisje dhe furnizime të ndryshme.

Uashington - Zëvendëskryetari dhe kryetari i Komitetit të senatit për inteligjencë, republikani Marko Rubio dhe demokrati Mark Vorner mbrëmë deklaruan se ka "përpjekje të dukshme të kundërshtarëve të huaj duke ndikuar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA". "Deri në zgjedhje mbesin më pak se 100 ditë dhe bëhet e qartë se kundërshtarët e huaj janë jashtëzakonisht të interesuar për prishjen e procesit demokratik", theksohet në deklaratën e senatorëve.

Madrid - Pas fitores së Real Madridit me 2:0 ndaj Atalantës në Superkupën e UEFA-së, mesfushori Luka Modriq mbetet lojtari me më shumë trofe në historinë e klubit madrilen.  Për kroatin ky trofe është i 27-ti në fanellën e “Klubit mbretëror”. Të dytët në këtë listë janë Daniel Karvahal dhe Naço, të cilët kanë nga 26-të trofe me Real Madridin. Karim Benzema dhe Marselo përmbyllin treshen e parat me 25.

QËNDRONI TË LIDHUR