• e enjte, 15 gusht 2024
MIA FLESH

15:00 / 14 gusht / 2024

Shkup - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot pati takim me u.d. ambasadore e SHBA-së, Nikoll Varns. Në takim, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, u cek bashkëpunimi jashtëzakonisht i afërt - strategjik mes dy vendeve, me theks të posaçëm në bashkëpunimin me Gardën nacionale të Vermontit.

Shkup - Nga nesër deri më 2 shtator deputetët zyrtarisht do ta shfrytëzojnë pushimin vjetor, i cili këtë vit është me vones ëpër shkak të ribalancit të Buxhetit. Zakonikisht deputetët çdo vit janë në pushim nga 1 gushti deri në fillim të shtatorit. 

Shkup - Orce Gjorgjievski, kryetar i komunës Kisella Vodë dhe kryetar i BNJVL-së, sot informoi se grupi i punës nga BNJVL tashmë po punon në përgatitjen e ligjit për polici komunale në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti paraolimpisten nga Maqedonia e Veriut, Olivera Nakovska Bikova dhe ekipin që do ta shoqërojë në Lojërat e ardhshme paraolimpike, të cilat do të mbahen nga 28 gushti deri më 8 shtator në Paris.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, pati takim me ish-drejtorin e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Riçard Grenell. Siç theksohet në kumtesën e shërbimit për shtyp qeveritar, në takim është diskutuar për ngjarjet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me ç'rast u theksua rëndësia e ruajtjes së paqes, sigurisë, stabilitetit dhe thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve në këtë pjesë të Evropës.

Shkup - Kryetarët e komunave të Shkupit në mbledhjen e sotme koordinuese sollën vendimin që t'i paraqesin propozim Qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit që t'ua marrin ingerencat e Ndërmarrjeve publike për higjienë komunale dhe parqe dhe gjelbërimin. Siç njoftoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, pas mbledhjes së sotme koordinuese, mori vendim për të kërkuar dorëzimin e obligimeve të komunave.

Shkup - Famullitari i Kishës katolike të Shkupit, At Vinko Maslaç, ka pritur sot në selinë e tij, drejtorin e ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asanin. Ky takim i paraprinë përgatitjeve për organizimin e manifestimit kulturor-shkencor “Drita e Gonxhës”, kushtuar jetës dhe veprës së Nënës Tereze,  që do të mbahet  nga data 26 korrik – 5 shtator të këtij viti. 

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot shpalli thirrjen për ushtrimin e të drejtës së racionit subvencionuar studentor për vitin akademik 2024/2025 dhe ftoi studentët që i plotësojnë kushtet të aplikojnë. Studentët që do të aplikojnë duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, studentë të rregullt në studimet deridiplomike në universitete shtetërore dhe private, të mos jenë të punësuar me kohë të plotë, të mos jenë të regjistruar si fermerë individualë dhe të mos kenë të ardhura mujore mbi asnjë bazë më të madhe se paga neto minimale në Republikë për vitin aktual.

Shkup - Kryetarët e komunave të Shkupit në mbledhjen e sotme koordinuese sollën vendimin që t'i paraqesin propozim Qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit që t'ua marrin ingerencat e Ndërmarrjeve publike për higjienë komunale dhe parqe dhe gjelbërimin. Siç njoftoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, pas mbledhjes së sotme koordinuese, mori vendim për të kërkuar dorëzimin e obligimeve të komunave.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkursin për bursa "Boris Trajkovski" për studime të jashtëzakonshme dyvjeçare të ciklit të dytë për programin Panevropian Ekzekutiv MBA për vitin akademik 2024/2025. Bursat përfshijnë regjistrim për 20 studentë për studime dyvjeçare me korespodencë nga cikli II (i dytë) me diplomë të dyfishtë nga Universiteti i Jork-ut dhe Universiteti i Strasburgut, e cila realizohet në Selanik, Greqi, dhe atë për drejtimet në vazhdim: Menaxhment i përgjithshëm, Marketing, Financa, Menaxhim në logjistikë, Menaxhim në shëndetësi, Menaxhim i burimeve njerëzore.

Shkup - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat (QMK) Stojançe Angellov, dërgoi apel te qytetarët nëse vërejnë zjarrvënës ose ndonjë lëvizje të dyshimtë, ta raportojnë në numrin 112 ose në stacionin policor më të afërt.

Shkup - Edhe nesër do të mbajë mot shumë i ngrohtë me temperatura maksimale mbi 40 gradë dhe do të jetë aktive faza portokalli për rrezik nga temperaturat e larta, njofton DPHM-ja.  Nga nesër dhe në ditët në vijim në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë jostabilitet të lokalizuar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe stuhi të shkurtër.

Gostivar - Zjarri i cili dje paradite u paraqit në territorin e Parkut Kombëtar "Mavrovë" në atarin e fshatit Vërben edhe më tutje është aktiv. Përhapja e tij që nga mëngjesi ka drejtim verilindor dhe aktualisht nuk ka rrezik për pronat dhe shtëpitë, informojnë nga PK Mavrovë.

Pehçevë - Në Pehçevë tashmë dita e katërt është aktiv zjarri nga i cili është kapluar sipërfaqe e madhe e pyllit me pisha. Nga zjarri pësuan edhe lokalitetet turistike të cilat ishin shenjë e pashmangshme e Pehçevës për vizitë të turistëve.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se hapja e urës në Ibër të Mitrovicës, e cila e ndan qytetin në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare, dhe veriore, me shumicë serbe, nuk është kundër askujt, ndërsa më së paku kundër partnerëve të Kosovës, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Tiranë - Dy aeroplanë të Forcave të Armatosura të Rumanisë mbërritën sot në Shqipëri, duke iu bashkuar përpjekjeve të forcave shqiptare për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, në disa zona problematike të vendit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, sipas së cilës dy aeroplanët vijnë si mbështetje nga Mekanizmi Evropian për Mbrojtjen Civile, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria

Moskë - Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi sot se për shkak të sulmeve të Ukrainës në rajonin e Kurskut, po i ndërpret negociatat e paqes për një kohë të gjatë. Përfaqësuesi special i MPJ-së ruse, Rodion Miroshnik, ka theksuar se vendimi për ndërprerjen e negociatave për paqen është marrë me vetëdije.

QËNDRONI TË LIDHUR