• e mërkurë, 25 dhjetor 2024
MIA FLESH

18:00 / 14 gusht / 2024

Shkup - Qeveria sot ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për vazhdimin e masave parandaluese shtesë për shkak të valës së të nxehtit edhe për ditën e enjte, informon Pres shërbimi qeveritar. "Lirim nga detyrat për grupet më prekura të popullatës: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç për ditën 15 gusht (e enjte). Në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë në ambient të hapur, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera të punës në periudhën prej orës 11 deri në orën 17", thonë nga Qeveria.

Shkup - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni sot ka realizuar takim pune me Masimo Pani, oficer ndërlidhës dhe ekspert i sigurisë në Ambasadën e Republikës së Italisë në Shkup. Në takim, siç bëri të ditur MPB, Iseni theksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Italisë i cili po zhvillohet  në vazhdimësi dhe i njëjti është në frymën e marrëdhënieve tradicionalisht të mira miqësore ndërmjet dy vendeve.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka zhvilluar dy takime të ndara me përfaqësuesin e UNDP-së, Armen Grigorian dhe përfaqësuesen e UN Gratë, Vesna Ivanoviq-Kastarede. Në takimin me përfaqësuesin e UNDP-së, Armen Grigorian, siç informojnë nga MPJ-ja, bashkëbiseduesit iu referuan nismave dhe aktiviteteve të UNDP-së në më shumë sfera, si përfshirja sociale, barazia gjinore, përmirësimi i pozitës së të rinjve, mbrojtja për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe duke mundësuar integrimin e tyre gjithëpërfshirës në jetën e përgjithshme, decentralizimin, si dhe forcimin e institucioneve, zhvillimin lokal, mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike.

Shkup - Dezinsektimi me aeroplan kundër formave të rritura të mushkonjave në zonën e Qytetit të Shkupit do të realizohet të premten dhe të shtunën në orët e hershme të mëngjesit. Informacioni është publikuar në ueb faqen e Qytetit të Shkupit. "Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të ketë spërkatje ditën e nesërme kur kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, në të njëjtin termin", theksohet në faqen e internetit.

Shkup - Në raportin vjetor për Indeksin e Transparencës Aktive për vitin 2024, Ministria e Punëve të Brendshme shënon progres të madh nga 87,5 për qind për vitin 2023 në 95,7 për qind për vitin 2024. Siç informon kjo ministri, Ministria e Punëve të Brendshme renditet në grupin më të mirë me një kërcim prej shtatë vendesh, në renditjen e ministrive sipas transparencës aktive.

Shkup - Inspektorët Shtetërorë të Punës dje dhe pardje shqiptuan 16 vendime për ndalesë për punë për mosrespektim të rekomandimeve për mbrojtje nga vala e të nxehtit, pasi kishin hasur aktivitete të punëtorëve direkt të ekspozuar në temperatura të larta në periudhën prej orës 11 deri në orën 17, informuan për MIA-n nga Inspektorati Shtetëror i Punës. 

Shkup - Një 43-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmë nga policia në qendrën sportive ekreative Saraj afër Shkupit, kumtoi MPB. "Sot (14.08.2024) rreth orës 01:20 minuta në Qendrën Sportive dhe Rekreative Saraj, zyrtarë policorë nga SPB Shkupi kanë gjetur të ndjerin I.XH (43) nga Shkupi, theksojnë nga ga MPB.

Shkup - Anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publikë Ixhet Memeti e ka pranuar fajin dhe është marrë vesh me Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për dënim burg me kusht prej një viti dhe ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës së personit zyrtar në periudhë prej tre vjet për veprën penale "pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm", informojnë nga Prokuroria Themelore Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Koçan - Katër automjete prej të cilëve tre automjete të udhëtarëve dhe një i mallrave, paraditen e sotme janë përplasur në rrugën eksprese Shtip - Radovish. Nga SPB - Shtip kanë konfirmuar aksidentin e komunikacionit pa dhënë informata më të detajuara, duke pasur parasysh që në vendngjarje ende po vazhdon ekspertiza mbi rrethanat të cilat kanë ardhur deri te përplasja.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu e vizitoi vendin ku kanë filluar punimet e rrugës Prizren- Tetovë i cili, siç theksoi, lidh këto dy qytete historike të dy vendeve fqinje dhe është e një rëndësie të veçantë, si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë.

Prishtinë - Qeveria e Kosovës ka vendosur ta rrisë numrin e gazetarëve ukrainas dhe familjeve të tyre të ngushta të cilëve u ofron strehim të përkohshëm në vend, si pasojë e luftës në Ukrainë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Qeveria e kryeministrit Albin Kurti e miratoi të mërkurën ndryshimin e një vendimit të vitit 2022 për ta rritur numrin e gazetarëve ukrainas, të cilëve u ofron strehim të përkohshëm.

Paris - Dy aeroplanë luftarakë francezë "Rafal" janë rrëzuar sot në lindje të Francës, deklaroi ministri i Mbrojtjes Sebastien Lekornu. Ai në rrjetin social Iks publikoi se aksidenti në të cilin kanë marrë pjesë dy aeroplanë "Rafal" ka ndodhur në departamentin Meurte dhe Mosell, në perëndim të qytetit Strazburg.

Gazë - Organizata palestineze Hamas sot kumtoi se nuk do të marrë pjesë në rrethin e ri të negociatave paqësore, që është planifikuar për nesër në Doha. "Shkuarja në negociata të reja i mundëson okupatorit të vendosë kushte të reja dhe të përdorë labirintet e tyre për të kryer më shumë masakra", deklaroi përfaqësuesi i Hamasit, Sami Abu Zuhri.

Moskë - Autoritetet palestineze në asnjë mënyrë nuk do të pajtohen me përjashtimin e Rusisë nga negociatat paqësore në Lindjen e Afërt, tha presidenti palestinez Mahmud Abas në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve.

Phenian - Koreja e Veriut në dhjetor të këtij viti përsëri do të hapë për turizëm ndërkombëtare qytetin verilindor Samxhion, ndërsa me shumë gjasa edhe pjesën tjetër të vendit, kumtuan sot agjencitë turistike. Ky veprim është një shenjë se Koreja e Veriut po përgatitet të rihapë kufijtë e saj për grupe më të mëdha turistësh të huaj pas disa viete të kontrolleve të rrepta kufitare, të cilat u vendosën për shkak të pandemisë së koronavirusit, transmetojnë agjencitë.

Kiev - Kievi zyrtar bëri të ditur se Ukraina ka marrë territore të reja në rajonin rus Kursk, ku ka kapur një numër të madh të ushtarëve rusë dhe ka shkatërruar një aeroplan. Komandanti i armatës ukrainase, Oleksandar Sirski, në një video të publikuar në Telegram deklaroi se forcat ukrainase kishin përparuar një deri dy kilometra në disa pjesë të Kurskut. Sirski shtoi se forcat ukrainase sot kapën mbi 100 ushtarë rusë, të cilët do të zëvendësohen për të burgosur ukrainas.

Kiev – Ukraina kumtoi se ushtria ka arritur në qytetin Suxha, ndërsa televizioni shtetëror ukrainas sot në mëngjes ka transmetuar pamjet që tregojnë ushtarët ukrainas duke rrëzuar një flamur rus nga një ndërtesë. Por komandanti rus, gjeneralmajor Apti Alaudinov, tha se ushtria ukrainase nuk ka kontroll të plotë mbi Suxhën.

Londër - Udhëheqësia e futbollit të Premier ligës angleze do të hapë një profil të veçantë në rrjetet sociale ku do të publikojë në kohë sqarimet reale në lidhje me vendimet e teknologjisë VAR gjatë kohës së ndeshjeve.

QËNDRONI TË LIDHUR