• e martë, 13 gusht 2024
MIA FLESH

15:00 / 13 gusht / 2024

Shkup – Kremtimi ndaras i Marrëveshjes kornizë nga ana e BDI-së është festë partiake, vlerëson zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti duke komentuar “kremtimin paralel” të BDI-së në përvjetorin e Marrëveshjes kornizë që mbahet sot në mesditë, para seancës së caktuar të qeverisë lidhur me këtë rast.

Shkup - Drejtoria e doganave ka parandaluar një kanal ndërkombëtar të tregtisë ilegale të steroideve anabolike, prodhimi, shitja dhe përdorimi i të cilave është rreptësishtë e ndaluar me ligj. Siç informoi sot drejtori i kësaj Drejtorie, Boban Nikollovski janë konfiskuar 32 kuti me 192 kilogramë steroidë anabolik në vlerë prej 5,5 milionë denarë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, ndërsa kundër kryerësve është iniciuar kallëzim penal.

Shkup - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikolloski propozon që të miratohen ligje të veçanta për komunat Qendër dhe Karposh me të cilat do të mbyllen të gjitha çështjet me planin urbanistik. Propozimin ai e ka paraqitur sot në seancën e Komisionit parlamentar për transport ku propozimin e ka përcjellë në procedurë të mëtejme. Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për urbanizëm në procedurë të mëtutjeshme është me procedurë të shkurtuar. Nikolloski ka paralajmëruar edhe angazhim politik që përderisa është ministër në mbledhjen e Këshillit të komunës së Karposhit, nuk do të ketë plan urbanistik që lidhet me banesat.

Shkup - Inspektorët veterinarë të koordinojnë ndërrimet e tyre me ato të doganierëve, për të mundësuar qarkullim më të shpejtë të mallrave në kufi. Kjo është iniciuar nga Drejtoria e Doganave në takimin e parë me udhëheqësinë e re të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Shkup - Ministria e Drejtësisë sot ka njoftuar se është qasur drejt përfundimit të procesit të hartimit të kodifikimit të legjislacionit civil. "Pas më shumë se një dekade, ndërsa duke udhëhequr proces jashtëzakonisht të ndërlikuar dhe vëllimor, Ministria e Drejtësisë në këtë fazë përfundimtare do të zbatojë procedurë për zhvillim të debateve profesionale publike për Legjislacionin civil me qëllim që të prezantohet koncepti, por edhe të dëgjohen komente dhe ide që do të kontribuonin për përmirësimin e të njejtës", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Shkup - Përveç teksteve shkollore  të gjuhëve të huaja, të cilat nuk janë në dispozicion tanimë prej disa vitesh dhe për të cilët tenderi i fundit i realizuar nga udhëheqësia e mëparshëm është në proces ankimimi, nxënësit dhe mësimdhënësit në shkollat ​​fillore më 1 shtator do të kenë tekstet shkollore apo materialet mësimore për të gjitha lëndët e tjera.

Shkup - Gjatë natës së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup kanë realizuar një sërë aktivitetesh të jashtëzakonshme për ngritjen dhe transportimin e mbetjes nga deponitë e egra. Janë larguar rreth 60 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme, të mbetjes komunale të vëllimshme, ndërtimore dhe të përziera, në rrugët Zhenevska dhe Vasill Çakalarov në komunën Karposh të  Shkupit, ndërsa është intervenuar edhe në rrugën Bradfordska, në afërsi të restorantit "Makedonska kuqa", informoi NP Higjiena komunale - Shkup. 

Shkup - Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut - BNJVL kumtoi sot se i mbështet komunat në procesin e ndërtimit të projekteve kapitale me interes publik, realizimi i të cilave do të përshpejtohet me ndryshimet e propozuara në Ligjin për planifikim urbanistik, që është në procedurë kuvendore dhe ku janë paraparë procese të thjeshtësuara të miratimit të planeve, si bazë për leje për ndërtim.

Shkup - Në Akademinë ushtarake "Gjeneral Mihajllo Apostolski" sot u promovuan oficerë dhe nënoficerë ku fjalime mbajtën presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, si dhe togeri i rangut të parë Milica Perishiq. 

Shkup - Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme i ka miratuar kërkesat e Enver Huseinit, ish-zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale, Aleksandar Bajdevskit, ish-zëvendësministër për Shoqëri Informatike dhe administratë, Nazim Bushi, ish zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Filip Nikoloski, ish-zëvendësministër i Financave që të marrin apanazh pas përfundimit të marrëdhënies së punës.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisës ë Jashtme, Timço Mucunski ka realizuar takim lamtumirës me ambasadorët e Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop, si dhe takim me ambasadorin e sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Mbretërisë së Spanjës, Rafael Soriano ortiz, ku i ka pranuar kopjet e letrave kredenciale, njoftoi Ministria.

Shkup - Deri të enjten do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare dhe me temperatura maksimale mbi 40 gradë, për [ka do të jetë aktive faza portokalli për rrezikun e temperaturave të larta, njofton DPHM-ja. 

Kiev - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka kërkuar nga Britania që të lejojë përdorimin e raketave me diametër të gjatë "Storm shedou" në sulmin ndaj Rusisë, pasi ai pretendon se një sulm ndërkufitar i ushtrisë ukrainase mund ta "rrëzojë" presidentin rus Vlladimir Putin.

Uashington - Zëdhënësi i Sigurisë kombëtare të SBA-së, Xhon Kirbi duke e komentuar sulmin e forcave ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë, dekloroi se konflikti në Ukrainë është një luftë agresioni e Rusisë kundër atij vendi dhe se nëse presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nuk i pëlqen ajo që po ndodh në rajonin e Kurskut, ai thjesht mund të largohet nga Ukraina.

QËNDRONI TË LIDHUR