• e hënë, 12 gusht 2024
MIA Flesh

12:00/12 gusht/2024

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk ka publikuar se Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) në muajin korrik ka arkëtuar mbi 470 milionë denarë nga pikat pagesore që është rreth 16 milionë denarë më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, para që sipas tij kanë ekzistuar edhe vitin e kaluar, por tani janë derdhur në arkën e shtetit.

Shkup - Pasi që BDI-ja paralajmëroi se do të ketë festim të posaçëm për shënimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se BDI-ja ende nuk mundet të pranojë se janë opozitë dhe organizojnë festa private.  "BDI-ja në një farë mënyre ka pretendime për privatizimin e ngjarjeve të caktuara. Ata ende nuk mund të pranojnë që janë opozitë, por u duhet kohë dhe do të mësohen. Ata do të pranojnë festa private, festa mund të organizohen nga kushdo. Ne i kemi ftuar në manifestimin e nesërm të cilin e organizon Qeveria e Republikës së Maqedonisë, janë të mirëseardhur dhe le të vazhdojnë të organizojnë ahengje private", tha Taravari.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari shpreson se deri në fund të vitit të paktën gjysma e rreth dy mijë e diçka të punësuarve me kontratë në vepër në shëndetësinë publike do të marrin vendime. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, nëse do të pritet muaji dhjetor për buxhetin e ri për punësim të persoanve të angazhuar me kontratë në vepër ose janë siguruar fonde me ribalancin, Taravari thotë se do të përpiqen që një numër i caktuar i mjekëve të punësohen që tani.

Shkup - Prokuroria Themelore Shkup ka iniciuar procedurë kundër një të dyshuari 39-vjeçar për vepër penale të kryer - Zhvatje nga neni 258 paragrafi 1 i Kodit Penal. I dyshuari, siç informon Prokuroria Publike Shkup, më 10 gusht, me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm, me kërcënim të rëndë e ka detyruar një të dëmtuar në dëm të pronës së saj t'i japë sasi të hollash prej 7.000 euro. Pasi dy gra me të cilat viktima kishte marrëdhënie të mëparshme biznesi në lidhje me rishitjen e pajisjeve të minierave të kriptomonedhave e prezantuan të dyshuarin me viktimën në korrik dhe i dhanë kontaktet e tij, ai vendosi një takim me të dhe filloi të kërcënonte se do të rrezikojë jetën dhe trupin e tij si si dhe shokët e tij nëse nuk ia paguajmë paratë e borxhit prej 16.500 euro ndaj dy grave.

Shkup - Një tridhjetë e dy vjeçar nga Shkupi është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi me zjarrvënës i ka vënë flakën motoçikletës së nënës së tij. "Nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup në ora 05:00 të mëngjesit të sotëm, e kanë privuar nga liria A.M. (32) nga Shkupi. Ai dyshohet se rreth orës 03:30 minuta, paraprakisht pas grindjes me babain e ti 55-vjeçar, në oborrin e shtëpisë së familjes me mjet djegës ka djegur motoçikletën pronë e nënës së tij", njoftoi MPB-ja.

Shkup -  Nesër prej orës 9:00 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të mbeten disa nga shfrytëzuesit nga rruga "Vangel Dinu" në lagjen Vllae, komuna e Karposhit. Në periudhën prej orës 12:00 deri në orën 15:30 nesër pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga rrugët "24" dhe "60" në Vollkovë, në komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa prej orës 8:45 deri në orën 13:00 disa nga shfrytëzuesit nga fshati Mojancë në komunën e Haraçinës.

Shkup - Uji në Shkup është i sigurt dhe mikrobiologjikisht cilësor, njoftoi sot Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup.  Sipas raportit javor laboratorik për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e kontrollit sanitar nga data 5 gusht deri më 9 gusht të këtij viti, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF) për Evropën Qendrore dhe Lindore, Erik Pope, i cili viziton Kosovën pas aplikimit të Republikës sonë në këtë organizatë. Presidentja Osmani ka riafirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave frankofone, duke theksuar rëndësinë e ngritjes së statusit të Kosovës në ONF nga statusi i vëzhguesit në anëtar me të drejta të plota. 

Athinë - Disa vendbanime në pjesën verilindore të zonës së Atikës, rajoni më i gjërë i i Athinës, si dhe dy spitale, herët në mëngjes u evakuuan për shkak të zjarrit, i cili tashmë ka mbi 16 orë që digjet pa kontroll dhe gjatë natës është përhapur më tej, duke marrë përmasa të mëdha, njoftoi korrespondentja e MIA -s nga Athina. Në periudhën prej orës 5:10 deri 5:40 të mëngjesit u dërguan një sërë mesazhesh nga numri i urgjencës 112 për banorët e gjashtë lagjeve, ndërsa më pak se një orë më vonë pasoi edhe mesazhi për evakuimin edhe të njërit vendbanim. 

Athinë - Tre porosi për evakuuim nga numri i rasteve urgjente 112 herët në mëngjes janë dërguar te të gjithë ata që ndodhen në pesë vendbanime të ndryshme në pjesën verilindore të rajonit grek Atikë, rajoni i gjerë i Athinës, për shkak të zjarrit që është aktiv tash e 20 orë, ndërsa gjatë natës u zgjerua edhe më shumë, duke marrë përmasa të mëdha, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sipas hartës për zjarre të NASA-s, zjarri është në gjatësi 20 kilometra dhe mbulon një sipërfaqe prej më shumë se 110 kilometra katrorë.

Londër, Paris, Berlin - Irani do të "bartë përgjegjësinë" për çdo sulm ndaj Izraelit "i cili do të çonte në një përshkallëzim të tensioneve në rajon" dhe që do të rrezikonte mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve nga Rripi i Gazës, thuhet në deklaratën e përbashkët të Britanisë së Madhe, Francës, dhe Gjermanisë. Kryeministri britanik Kir Starmer, presidenti francez Emanuel Makron dhe kancelari gjerman Olaf Sholc i bënë thirrje Iranit "dhe satelitëve të saj" që të përmbahen nga sulmet, duke shtuar se pajtohen me vendet ndërmjetësuese, dmth që janë SHBA-ja, Egjipti dhe Katari, se nuk duhet të ketë më vonesa në negociatat mes Hamasit dhe Izraelit, raporton Politiko.

Kiev - Ukraina në korrik e rriti dyfish eksportin e grurit, në mbi 4,2 milionë tonë metrik, në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Asociacionit ukrainas të tregtarëve me grurë UGA, edhe përkundër sulmeve të shpeshtuara ruse ndaj Odesës, port kyç në Detin e Zi, dhe Izmail, porti kryesor i Danubit për ksport të grurit në Evropë. Mediumet britanike transmetojnë se Ukraina në korrik ka eksportuar 3,7 milionë tonë prodhime bujqësore përmes Odesës dhe 569.000 tonë përmes Danubit. Kjo është dyfish më shumë në krahasim me korrikun e vitit të kaluar kur përmes Odesës u eksportuan 291.000 tonë dhe përmes Danubit 2,07 milionë tonë.

Moskë - Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se gjatë natës, mbrojtja ajrore ruse  shkatërroi 18 fluturake ukrainase pa pilot mbi tre rajone - Kursk, Belgorod dhe Voronezh, transmetuan mediumet britanike. Njëmbëdhjetë nga fluturaket pa pilot u rrëzuan në rajonin kufitar Kursk, kumtuan nga sektori. Njësitë ruse për mbrojtje kundërajrore hasën pesë fluturake pa pilot mbi rjaonin Belgorod, një rajon tjetër që kufizohet me Ukrainën, dhe dy mbi rajonin Voronezh, që ndodhet disa qindra kilometra në jug të Moskës. Nuk ka viktima në Voronezh, deklaroi guvernatori lokal, Aleksandar Gusev, i cituar nga mediumet ruse.

Moskë - Autoritetet ruse kanë evakuuar pjesë të rajonit jugperëndimor Belgorod, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën, ka deklaruar sot guvernatori Vzaçeslav Gladkov. Ai theksoi se banorët e qarkut Krasnozaruzh janë duke u zhvendoset në “vende më të sigurta” për shkak të “aktiviteteve” në këtë zonë nga forcat ukrainase. Evakuimi vjen pasi trupat ukrainase janë futur 30 kilometra brenda tokës ruse, në atë që është vlerësuar si inkursioni më i madh prej se Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

Daka - Policia në Bangladesh sot rifilloi patrullimet në kryeqytetin Daka duke i dhënë fund grevës njëjavore. Policët u tërhoqën nga rrugët e qytetit të madh prej 20 milionë banorë javën e kaluar, pasi dorëheqja e ish-kryeministres Sheik Hasina dhe ikja jashtë vendit i dha fund sundimit të saj 15-vjeçar. Policia premtoi se nuk do të vazhdojë me punë derisa nuk i garantohet siguria në detyrë, por ata kanë rënë dakord të kthehen pas bisedimeve gjatë natës vonë me qeverinë e re të përkohshme të udhëhequr nga nobelisti Muhamed Junus. 

Kabul – Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Kabul të Afganistanit. Në deklaratën e SHI-së theksohet se një person ka mbetur i vrarë dhe 13 janë plagosur gjatë sulmit ndaj një automjeti që transportonte shiitë. SHI shpesh kryen sulme terroriste nëpër shkolla, spitale dhe xhami shiite, si në Kabul ashtu edhe në rajone të tjera shiite në mbarë Afganistanin.

Uashington - Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lojd Ostin urdhëroi vendosjen e një nëndetëse me raketa të drejtuar në Lindjen e Mesme, njoftoi Pentagoni pas vrasjes së anëtarëve të lartë të Hamasit dhe Hezbollahut, ndërsa rajoni po përgatitet për sulme të mundshme nga Irani dhe aleatët e tij. Në njoftimin pas bisedimeve të Ostinit me homologun e tij izraelit, Pentagoni tha se Ostini e urdhëroi grupin sulmues të përshpejtonte dislokimin e tij në rajon. 

Paris - Gjatë ceremonisë së mbylljes së Lojërave olimpike në Paris, flamuri olimpik mbrëmë i është dorëzuar qytetit të ardhshëm, që do të jetë nikoqir i Lojërave olimpike në vitin 2028. Prefektja e Parisit, An Indalgo dhe prefektja e Los Anxhelosit, Karen Bas i janë bashkuar kryetarit të KNO, Tomas Bah në skenë për të  bërë pranim-dorëzimin e flamurit. Lojërat verore verore në vitin 2028 do të mbahen në Los Anxhelos nga 14 deri më 30 korrik.

Londër - Arsenali është i interesuar për sulmuesin anësor të Bajernit, Kingsli Koman, transmeton "Football Insider"."Topçinjtë" po e shqyrtojnë mundësinë ta angazhojnë francezin 28-vjeçar, të cilin klubi nga Munihu është i gatshëm ta shesë këtë verë. Krahas Arsenalit, për futbollistin konkurrojnë edhe Mançester siti, PSZH dhe Barcelona. Kongsli Koman luan për Bajernin prej gushtit të vitit 2015. Në sezonin 2023/24 sulmuesi shënoi pesë gola dhe tre asistime në 27 ndeshje për ekipin.

QËNDRONI TË LIDHUR