• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 9 gusht/ 2024

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot pati takim me ambasadoren e Republikës së Greqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sofia Filipidu. MPJ kumtoi se në takim është konstatuar interesi i përbashkët dhe përkushtimi për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral, rajonal në organizatat ndërkombëtare.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot deklaroi se këtë vit shkollor tekste për të gjitha lëndët do të ketë duke përfshirë edhe historinë për klasën e pestë, gjashtë dhe të shtatë dhe Gjeografinë për klasën e shtatë, që munguan për shumë vite. Siç tha, nuk do të ketë tekste për gjuhë të huaja të cilat për shkak të cilësisë së dobët nuk janë miratuar nga Byroja për Zhvillim të Arsimit. Ajo njoftoi se vitin e ardhshëm do të ketë tekste për të gjithë nxënësit. 

Shkup - Drejtori i Qendrën për menaxhim me kriza (QMK) Stojançe Angellov dhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski spt e vizituan pjesën e Aeroportit të Shkupit ku janë të lokalizuar aeroplanët zjarrfikës "er traktor" të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shtpëtim (DMSH). Toshkovski dhe Angellov, siç infromoi QMK, janë takuar me personelin, ndërsa pilotëve të DMSH u kanë dhënë mirënjohje për inkurajim dhe saktifikim për aktivitetin e tyre të përhershëm për përballje me zjarret që realizohet në koordinim me QMK.

Shkup - Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) apelon që mbarështuesit e deleve dhe dhive t'i përforcojnë masat për mbrojtje nga murtaja te ripërtypësit e vegjël. Siç informon, e ndjek gjendjen me këtë sëmundje e cila është konfirmuar në rajon. 

Shkup - Drejtoria për të ardhura publike (DAP) i përkujton obluguesit tatimor të parashtrojnë paraqitje tatimore për Tatimin e vlerës së shtuar (TVSH) për korrikun e këtij viti dhe porositë se pret gjithsej 7.407 obligues tatimor ta përmbushin këtë obligim. "Paraqitja për TVSH parashtrohet edhe në rastin kur obliguesi tatimor në periudhën adekuate tatimore nuk ka kryer qarkullim tatimor. Afati për parashtrim të paraqitjes skadon më 25 gusht, por meqenëse e diela është ditë jopune, dita e fundit tpë parashtrim do të jetë 26 gushti, e hënë", theksojnë nga DAP-i.

Shkup - Në shtëpinë e studentëve "Kuzman Josifovski-Pitu" në Shkup, i pari mes shtëoive shtetërore, të cilat në mënyrë etapore do të rinovohen, për momentin bëhet demontim i instalacioneve, dritareve dhe dyerve. Sipas kryerësit të intervenimeve ndërtimore, procesi zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar dhe pritet që rikonstruksioni të përfundojë për një vit e gjysmë.

Shkup - Për shkak të sanimit të gypit thithës me diametër prej 250 milimetra në stacionin pompues Saraj sonte prej orës 1:00 pas mesnate është e mundur një ndërprerje e vogël e furnizimit me ujë në fshatin Saraj, informojnë nga NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup.

Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski kumtoi se është arritur marrëveshje për çmimin e blerjes së orizit. Në takimin e sotëm në Kabinetin e tij është dakorduar çmimet e blerjes së llojeve të mëdha të arrijnë 35 denarë për rendiment prej 40 për qind ndërsa për llojin e vogël 30 denarë për rendiment për 40 për qind. Siç citon Tripunovski, këto çmime do të rriten aq sa rritet rendimenti.

Shkup - Helikopteri 2Bel 412" nga Njësia e helikopterëve për dedikime policore dhe pjesëtarët e Njësisë speciale antiterroriste "Tigrat" sot  vepruan ndaj zjarrit në rajonin e Jasenit. Në 17 cikle të helikopterit "Bel 412", janë hedhur mbi 25 tonë ujë, informoi MPB.

Nju-Jork - Xheremi Lorens, zëdhënësi i prëfaqësuesit të lartë të Kombeve të bashkuara për të drejta të njeriut, Uolker Turk, sot deklaroi se përfaqësuesi i lartë i KB-së është "i tronditur dhe tmerruar" nga komentet e minsitrit izraelit të Financave, Bezalel Smotriç, të cilat sugjerojnë se mund të "arsyetohet" vdekja nga uria e popullatës së Gazës me qëllim që të lirohen pengjet izraelite.

QËNDRONI TË LIDHUR