• e hënë, 12 gusht 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

9:00/12 gusht 2024

Shkup, 12 gusht 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë në inteerval prej 11 deri 22, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 35 deri 40 gradë.. UV indeksi do të jetë 9, njoftojnë nga DPHM.

Shkup, 12 gusht 2024 (MIA) - Kuvendi sot do ta fillojë mbledhjen e 12-të në të cilën në rend dite janë 34 pika, mes të cilave edhe ribalanci i Buxhetit dhe Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për planifikim urbanistik, me procedurë të shkurtuar.

Shkup, 12 gusht 2024 (MIA) - Qeveria me kërkesë të Minsitrisë së Shëndetësisë solli rekomandime lidhur me valën e re të të nxehtit që pritet ta kaplojë shtetin në tre ditët në vijim pas informatave të marra nga Instituti për shëndet publik dhe meteo-alarmi i Drejtorisë për punë hidrometeorologjike.

Shkup, 12 gusht 2024 (MIA) - Përfaqësuesit e komunave dhe të këshillave rinorë lokalë, si dhe ekspertët në fushën e politikave rinore do të jenë pjesë e konferencës "Komunat miqësore me të rinjtë - Pjesëmarrja e të rinjve në fokus" që do të mbahet sot në Shkup. 

Athinë, 12 gusht 2024 (MIA) - Disa vendbanime në pjesën verilindore të zonës së Atikës, rajoni më i gjërë i i Athinës, si dhe dy spitale, herët në mëngjes u evakuuan për shkak të zjarrit, i cili tashmë ka mbi 16 orë që digjet pa kontroll dhe gjatë natës është përhapur më tej, duke marrë përmasa të mëdha, njoftoi korrespondentja e MIA -s nga Athina. 

Uashington, 12 gusht 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden në një intervistë të publikuar dje deklaroi se paraardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë, kandidati republikan presidencial Donald Tramp "është rrezik i vërtetë për sigurinë e Amerikës" nëse zgjedhet më 5 nëntor.

Gazë, 12 gusht 2024 (MIA) - Grupi militant palestinez Hamas mbrëmë kërkoi nga ndërmjetësuesit të prezantojnë plan të bazuar në bisedimet paraprake në vend se të fillojnë negociata të reja për marrëveshjen për ndërprerje të zjarrit në Gazë. Javën e kaluar, liderët e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit bënë thirrje për bisedime mes Izraelit dhe Hamasit për marrëveshje për ndërprerje të zjarrit në Gazë dhe lirim të pengjeve, më 15 gusht në Kajro apo Doha.

Kampala, 12 gusht 2024 (MIA) - Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në rrëshqitjen e dheut në një deponi të madhe në kryeqytetin e Ugandës, Kampala. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë ta kërkojnë deponinë me shpresë se do të gjejnë ende të mbijetuar. Orteku ka ndodhur pas disa javëve reshje të mëdha të shiut.

QËNDRONI TË LIDHUR