• e shtunë, 17 gusht 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 9 gusht/ 2024

Shkup - Zyra e jashtme për Çështje Kriminalistike pranë DPB Makedonski Brod në Prokurorinë Themelore Publike në Kërçovë sot ka ngritur padi penale kundër D.T. (57) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të bazës për dyshim se ka kryer vepër penale "shkaktim të zjarrit pyjor", i dënuar sipas nenit 227 paragrafi 5 nga Kodi Penal.  Siç bënë të ditur nga MPB, i denoncuari në disa raste, më 15.07.2024, më 30.07.2024, 02.08.2024, 05.08.2024 dhe më 07.08.2024 në ataret e fshatrave Sllatinë dhe Greshnicë, komuna Makedonski Brod, ka shkaktuar zjarr në vend të hapur, i cili ishte përhapur dhe ishin shkaktuar zjarre në sipërfaqe më të madhe, ku digjej bari dhe bimët me kërcell të ulët. 

Shkup - Sot në mëngjes më freskët ishte në Llazaropolë ku janë matur 11 gradë Celsius. Vijojnë Hanet e Mavrovës me 12 gradë, 13 Berovë, 14 Kodër të Diellit, 15 Kriva Pallankë, Tetovë, Manastir, 16 Prilep, Ohër, 17 Shkup - Petrovec, Krushevë, Pretor, 18 Demir Kapi, 19 në Shtip, Strumicë, Veles dhe Vinicë dhe 20 gradë në Shkup në Zajçev Rid, Kavadar, Gjevgjeli. Gjatë 24 orëve të kaluara deri në orën 8 (në  l/m2) më së shumti shi ka rënë në Pozharan - 8 l/m2, pastaj 5 l/m2 në Tetovë, 4 në Krushevë, 3 në Hanet e Mavrovës dhe 2 l/m2 në Kodër të Diellit. Vlerat e dhëna për sasinë e reshjeve të rëna janë matur në vendet për matjen e shiut në DPHM. Për shkak të proceseve lokale, sasia e rënë e shiut dallon shumë dhe në vende të ndryshme mund të jetë shumë më e madhe se ajo e matur.

Dellçevë - Në organizim të Komunës Dellçevë është mbajtur takimi i parë me përfaqësues të Rrjetit të asociacioneve të vetëqeverisjeve lokale në Evropën juglindore - NALAS si pjesë e projektit me të cilin do të sillen shërbime sociale dhe shëndetësore në mënyrë inovative dhe intelegjente përmes teknologjisë së avancuar. Dellçeva është komuna e parë në vend, ku do të zbatohet një pilot projekt lidhur me telemjekësinë, ndërsa për momentin, siç theksoi Jana Bellçeva Andreevska, përgjegjëse për digjitalizimin e komunave nga Evropa juglindore, komuna Dellçevë me efikasitet i ka përfunduar të gjitha detyrimet e saj në përgatitjen e kërkimit të parë të një numri të mjaftueshën të mjekëve amë të cilët do të jenë të përfshirë me zbatimin e projektit.

Tiranë - Akademia e Shkencave të Shqipërisë shpalli thirrjen për pjesëmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare "Zhvillimi i arsimit kombëtar dhe i gjuhës shqipe", informon agjencia telegrafike shqiptare - ATSH. "Thirrja bëhet për pjesëmarrje me kontribut shkencor. Propozimet mund të dërgohen drejtpërsëdrejti në adresën e komitetit shkencor-organizues ose në Akademinë e Shkencave, e cila do të mbështesë pjesëmarrësit në konferencën, e cila do të zhvillohet gjatë muajit nëntor, në mjediset e Muzeut të Alfabetit në Manastir", bën të ditur Agjencia. Kjo konferencë mbahet në kuadër të "veprimtarive nderuese për përvjetorin e Kongresit historik të Manastirit dhe të festës zyrtare të shqipes në Maqedoninë e Veriut".

Tiranë - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan kanë biseduar me telefon për marrëdhëniet bilaterale si dhe për çështjet rajonale dhe globale. "Drejtoria për komunikime e Turqisë kumtoi se gjatë bisedës, presidenti Erdogan ka thënë se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë janë në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve komerciale, ekonomike dhe ushtarake", bën të ditur "Top çanel". Presidenti turk iu referua edhe “përpjekjeve frustruese të organizatës terroriste FETO për të fituar terren në Shqipëri”.

Sofje - Presidenti bullgar Rumen Radev emëroi nënkryetaren e Odës së Auditimit Gorica Grançarova-Kozharevën për kandidate për ushtrues detyre të kryeministres, kumtuan nga shërbimi për shtyp i presidentit, njoftoi BTA. Kreu i shtetit do të presë sot paradite kandidaten për kryeministre të përkohshme, për ta angazhuar të formojë qeverinë e përkohshme. Kryeministri aktual Dimitar Gllavçev më herët gjatë ditës së sotme tërhoqi gatishmërinë e shprehur për të pranuar postin për herë të dytë me qëllim të uljes së tensionit politik, njoftoi Këshilli i Ministrave në ueb faqen e tij.

Athinë - Mëngjesin e sotëm është përmirësuar ndjeshëm situata me zjarrin në pjesën qendrore të ishullit grek të Kretës në komunën e Retimnos i cili është aktiv për të tretën ditë ndërsa intervenojnë mbi 250 zjarrfikës si dhe aeroplanë dhe helikopterë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Lufta me flakët ka zgjatur gjatë gjithë natës, gjatë ditës së djeshme janë dërguar tetë thirrje nga numri 112 për raste urgjente, shtatë prej të cilave për evakuimin e banorëve të vendbanimeve afër zjarreve.

Sofje - Prej nesër filloj bisedime me ministrat aktualë dhe ekspertë të tjerë, deklaroi kandidatja për ushtruese të detyrës dhe kryeministre teknike të Bullgarisë, Gorica Grançarova - Kozhareva pas takimit me presidentin Rumen Radev, informon BTA. "Do të formoj kabinet që të sigurohet funksionim normal i shtetit derisa nuk formohet qeveria e rregullt", tha ajo. Kozhareva theksoi se detyra më e rëndësishme e qeverisë kalimtare është organizimi i zgjedhjeve korrekte.

Stamboll - Njëmbëdhjetë persona e humbën jetën, derisa 24 të tjerë u lënduan kur një autobus pasagjerësh u përplas në urën në zonën e Polatlit, qarku i Ankarasë, njoftojnë mediat turke. Autobusi goditi një kolonë nën urë rreth orës 5 të mëngjesit sipas orës lokale në drejtim të Eskishehirit. Në vendin e aksidentit kanë arrit zjarrfikëset, ekipet mjekësore dhe ato të shpëtimit.

Stamboll - Autoritetet turke për periudhën 2005-2024 kanë arrestuar gjithsej 2.667.379 emigrantë ilegal, tregojnë të dhënat e hulumtimit të Agjencisë për planifikim të komunës së Stambollit. Hulumtimi është bërë në bazë të të dhënave të Drejtorisë së përgjithshme të migracionit të MPB-së turke. Nga fillimi i vitit deri në gusht janë arrestuar gjithsej 126.766 emigrantë ilegal. Në studim theksohet se për momentin në Turqi qëndrojnë 3,103,606 sirianë që kanë statusin e mbrojtjes së përkohshme.

Kiev - Forcat e armatosura të Ukrainës kumtuan se mbrëmë kanë kryer një sulm të suksesshëm në një bazë ajrore në rajonin rus Lipeck, rreth 300 kilometra nga kufiri mes dy vendeve. “Janë goditur magazinat me bomba dhe objekte të tjera në zonën e bazës”, thuhet në kumtesë. Si rezultat i sulmit ka shpërthyer një zjarr i madh dhe janë raportuar shpërthime të shumta, theksojnë nga Shtatmadhioria e Ukrainës.

Vjenë - Një irakian 18-vjeçar është arrestuar në Vjenë lidhur me hetimin për komplot të mundshëm në koncertin e këngëtares amerikane Tejllor Suift në kryeqytetin e Austrisë, njoftoi sot Ministria austriake e Punëve të Brendshme.  Ministria bën të ditur se irakiani i arrestuar vjen nga rrethi i njëjtë si i dyshuari kryesor, austriaku 19-vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut.  Suift dje, sot dhe nesër duhej të këndonte në stadiumin e Vjenës "Ernst Hapall", por koncertet janë anuluar.

Jerusalem - Izraeli është pajtuar që më 15 gusht të vazhdojë negociatat për armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve të mbajtura atje nga lëvizja palestineze Hamas. Izraeli e zgjidhi këtë pas ndërhyrjes së SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit të cilët paralajmëruan që të dy palët në konflikt "nuk kanë më kohë për të humbur apo justifikime dhe vonesa të mëtejshme". Avancimi i vogël vjen derisa luftimet vazhdojnë në Rripin e Gazës me të paktën 18 viktima të enjten në sulmet izraelite ndaj dy shkollave nga lëvizja islamike palestineze Hamas dhe frikës për një lufte gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme.

Tokio - Kryeministri japonez Fumio Kishida ka anuluar udhëtimin e planifikuar katërditor në Kazakistan, Uzbekistan dhe Mongoli për shkak të rrezikut të një tërmeti potencial të fuqishëm në një zonë të madhe të Oqeanit paqësor afër Japonisë qendrore. Agjencia meteorologjike e Japonisë lëshoi ​​​​udhëzimin e parë të tillë për zonat përreth si Nankai, disa orë pasi tërmeti me magnitudë 7.1 sipas Rihterit dje goditi pjesën jugperëndimore të vendit. Pasi mori pjesë në ceremoninë paqësore në Nagasaki me rastin e shënimit të 79-vjetorit të bombardimeve atomike amerikane, Kishida në konferencë shtypi tha se ka anuluar udhëtimin jashtë vendit që të "fokusohet në reagimin e qeverisë dhe përhapjen e infiormacionevëe" për një tërmet potencial të madh.

QËNDRONI TË LIDHUR