• e shtunë, 17 gusht 2024
MIA Flesh

15:00/16 gusht/2024

Shkup - Nëse keni gjyqtarë të korruptuar të cilët janë në organin më të lartë ndërsa ajo është Gjykata Supreme, atëherë mund të imagjinoni se ç'farë ndodh më poshtë. Hetimi konfirmoi se nuk është vetëm gjyqtari suprem, por Marrëveshja me prokurorinë ekziston edhe te Ixhet Memeti, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe prandaj besimi është dy për qind. Përderisa nuk shpërndahen këta njerëz, nuk do të kemi shtet juridik, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse është i kënaqur nga dënimet e shqiptuara të Ixhet Memetit dhe Naqe Georgievit pas marrëveshjes me Prokurorinë.

Shkup - Rasti i Blerim Ramadanit është edhe një konfirmim se gjyqësori jo kot gëzon dy për qind besim te qytetarët dhe përderisa gjyqtarë të tillë janë pjesë e sistemit gjyqësor, nuk mund të kemi shtet juridik, beson kryeministri Hristijan Mickoski. Në lidhje me atë se a ka informacione se ku ndodhet Blerim Ramadani, Mickoski thotë se “nuk është pyetja se ku është ai, por pse është vendosur të jetë në arrest shtëpiak” dhe se është “një pyetje që duhet të shqyrtohet shumë seriozisht”.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti sot theksoi se të gjithë deputetët shqiptarë janë të gatshëm që t'i votojnë ndryshimet kushtetuese nëse nesër caktohet mbledhje e kuvendit. Ai potencoi se çelësi për këtë çështje është te deputetët maqedonas dhe theksoi se në këtë temë të ndjeshme punojnë me ata bashkë me bashkësinë ndërkombëtare. 

Shkup - Të hënën përsëri është shpallur tender për stacionin e kompresorit të Qendrës klinike “Nënë Tereza” në Shkup, informoi sot pasdite ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai tha se nuk ka informacion nëse është regjistruar ndonjë kompani, por shprehu dëshirën që dikush të regjistrohet, sepse në tenderin e kaluar nuk ka pasur aplikues për të përfunduar punën. "Shpresoj se do të paraqitet, që të paktën nëse është e mundur ta zgjidhim këtë problem deri në fund të vitit", është përgjigjur Taravari në pyetjen e gazetarëve, pas vizitës në Klinikën universitare për kirurgji digjestive me rastin e lëshimit të pajisjes së re mjekësore me vlerë një milion euro.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe një nga liderët e Koalicionit "VLEN", Izet Mexhiti sot në konferencë për media paralajmëroi ngritjen e procedurave adekuate ligjore për dëshmimin e keqpërdorimeve të pozitës zyrtare të të gjithë kompetentëve të cilët morën pjesë në miratimin e vendimeve të jashtëligjshme lidhur me organizimin e llojeve të ndryshme të lojërave të fatit. 

Shkup - Në aspekt politik VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së u përshtaten narrativet e konfliktit ndëretnik dhe destabilizimit, si dhe ZNAM-it të cilët janë tërësisht të margjinalizuar në qeveri dhe kanë mundësi të ringjallin narrativen e tyre nacionaliste, thotë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në intervistën për të përjavshmen "Fokus". Siç kumtojnë nga LSDM-ja, në intervistë lideri i kësaj partie beson se strategjia për ngritjen së tensioneve ndëretnike të cilën VMRO-DPMNE dhe BDI e kanë zbatuar para zgjedhjeve tani përsëri është kthyer në lojë.

Shkup - Në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive në Shkup sot pasdite është promovuar pajisje e re në vlerë prej një milion euro, me mjete të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë. Janë siguruar disa pajisje moderne: një shtyllë kirurgjikale laparoskopike, një njësi elektrokirurgjike me plazmë argon, një pajisje transfuzioni për mbledhjen dhe përpunimin e vazhdueshëm të gjakut të humbur gjatë operacionit me një pompë vakum, monitorë pacientësh, sterilizues plazma, aspiratorë kirurgjikale dhe gjëra të tjera, të destinuara për sallat e operacionit dhe kujdesi gjysëm intensiv.

Shkup - Në qershor të këtij viti janë lëshuar 185 leje ndërtimi që është për 23.6 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve është 3.301.354 mijë denarë, 35.4 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS). Në rajonin e Shkupit janë dhënë 43 leje, prej të cilave tetë në Komunën e Aerodromit, gjashtë në Qendër, Ilinden dhe Petrovec, pesë në Çuçer Sandevë, tre në Gazi Babë, dy në Butel dhe nga një në Saraj dhe Shuto Orizarë.

Shkup - Në prag të 18 gushtit - Ditës së Armatës, në paltonë para Minsitrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë sot u mbajt tubim tradicional solemn i të punsëuarve në Shtatmadhori dhe Minsitri, ku para të prnaishmëve folën shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli, Vasko Gjurçinovski dhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. Duke ua uruar Ditën e Armatës, të punësuarve në Shtatmadhori dhe Ministrinë  Mbrojtjes, gjenerali Gjurçinovski theksoi se është krenar me profesionizmin dhe përkushtimin në punë të të gjithë të punësuarve, duke cekur me atë rast se gjatë gjashtë viteve të kaluara janë realizuar numër i madh përmirësimesh të kushteve për jetë dhe punë dhe modernizim me rezultate të dukshme. Në fund të fjalimit të tij, të punësuarve u dëshiroi suksese të mëtutjeshme.

Shkup - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov mbrëmë ka përcjellë ekipin nga Sllovenia, pilotët dhe personelin përcjellës të cilët kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve në vend. Siç kumton QMK, ekipi slloven ka ndihmuar "deri në masën maksimale sipas mundësive të personelit dhe atij teknik në përballjen me zjarret në shkallë të gjerë në Maqedoni".

Shkup - Për të arritur vetëqëndrueshmërinë, institucionet duhet të na vijnë në ndihmë për rinovimin e parkut vozitës, ndërsa me përgjegjësi mund t'i kryejmë obligimet tona në mënyrë të vazhdueshme, thotë drejtori i Ndërmarrjes Qarkulluese Publike (NQP) Dragi Kushovski në një intervistë për MIA. Kushovski shton se NQP ka obligime, por edhe kërkesa të veta nga institucionet dhe kompanitë private, të cilat duhet të paguhen rregullisht për të funksionuar ndërmarrja.

Shkup - Këshilli Gjyqësor sot në një mbledhje urgjente solli vendim të formohet një Komision që do ta konstatojë gjendjen reale lidhur me vendimet e miratuara nga ana e Gjykatës Themelore Penale Shkup, ndërsa në lidhje me rastin e Blerim Ramadanit i cili u arratis nga arresti shtëpiak derisa në vijim ishte procedura e ekstradimit. Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, në fillim të seancës së sotme emergjente të 495-të, deklaroi se zyrtarisht për asnjërën nga këto raste nuk është njoftuar, por Këshilli Gjyqësor ka për detyrë të reagojë pas informatës së arritur.

Gostivar - Ambasadori i Hungarisë në Maqedoninë e Veriut, Andrash Kllajn në shoqërim të përfaqësuesit diplomatik Gabor Radesi ka zhvilluar vizitë në Gostivar. Delegacioni hungarez realizoi takim me ushtruesin e detyrës kryetar i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe bashkëpunëtorët e tij ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë në disa fusha. "Është nder që diplomatë të këtij niveli kanë interes dhe konsideratë për qytetin tonë. Vendosëm që të zhvillojmë bashkëpunime intensive sidomos në kulturë midis qytetit tonë dhe Hungarisë. Me miq të mirë gjithçka është mirë", u shpreh Limani.

Ohër - Situata me zjarrin në Galiçicë është nën kontroll dhe po ndiqet me vigjilencë. Gjatë ditës së djeshme janë angazhuar 120 zjarrfikës në linjë prej 10 kilometrave, si dhe tre ertraktorë dhe dy helikopterë të policisë, informoi sot udhëheqësi për mbrojtje zjarrfikëse në PN Galiçicë, Gjuro Jovçeski. Në frontin lindor zjarri është vënë nën kontroll. Sot në terren janë 100 zjarrfikës. Zjarri është dy kilometra në territorin e Shqipërisë dhe dje atje është shuar me aeroplanë.

Shkup - Të shtunën do të mbajë mot i ngrohtë, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes me paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për stuhi afatshkurtër. Nga e diela deri në mesin e javës së ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe i paqëndrueshëm me rënie graduale të temperaturës ditore. Në disa vende, proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të forta shiu, bubullima, erë të fortë dhe breshër, kumtoi DPHM.

Prishtinë - Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga publikoi se kanë filluar përgatitjet për ndërtimin e muzeut të grave dhe burrave të dhunuar në luftën e Kosovës në vitet 1998-99, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Jahjaga në faqen e saj në Fejsbuk informoi se për realizimin e iniciativës dje në zyrat e Fondacionit Jahjaga ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rode. Jahjaga e cila pas përfundimit të mandatit të saj në krye të shtetit të Kosovës me fondacionin e saj iu përkushtua avancimit të të drejtave të grave dhe rehabilitimit të viktimave të krimeve të luftës, tha se qëllimi i iniciativës për hapjen e muzeut është rritja dhe ndërgjegjësimi i përgjithshëm i njerëzve dhe lufta kundër stigmës që rrethon të mbijetuarit

Gjenevë - Kombet e Bashkuara sot kumtuan se ka "indikacione të fuqishme" se forcat e sigurisë në Bangladesh shfrytëzuan forcë "të pajustifikuar dhe disproporcionale" gjatë trazirave që çuan në rrëzimin e kryeministre Sheik Hasina Vazed, transmetojnë mediat franceze. "Ekzistojnë indikacione të fuqishme të cilat garantojnë hapjen e një hetimi të mëtejshëm të pavarur, se forcat e sigurisë kanë tejkaluar ingerencat dhe jo proporcionale në mënyrën se si reaguan ndaj situatës", thuhet në raportin paraprak të publikuar nga Zyra e Komisarit të lartë për të drejtat e njeriut.

Kiev - Ministria e Mbrojtjes së Kanadasë i ka lejuar armatës ukrainase të përdorë tanke dhe mjete të blinduara të dhuruara prej saj për operacion në territorin e Rusisë, publikuan mediat ukrainase, duke cituar një kumtesë të televizionit kanadez Si-Bi-Si. "Kanadaja nuk vendos kufizime territoriale për përdorimin e pajisjeve ushtarake që i ka dhuruar Ukrainës", tha zëdhënësja e ministrisë", Andre-An Pulin.

Oslo - Norvegjia do ta mbyllë përfaqësinë e saj diplomatike në territorin palestinez pas vendimit të Izraelit ta ndërpresë akreditimin e diplomatëve norvegjez të cilët punojnë atje, kumtoi sot ministri norvegjez i Punëve të Jashtme Espen Bart Eide. Norvegjia e sheh vendimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, të marrë në fillim të këtij muaji, si "ekstrem dhe të paarsyeshëm", tha ministri norvegjez, duke njoftuar mbylljen e misionit në qytetin e okupuar të Bregut Perëndimor të al-Ram gati 30 vjet pas hapjes së tij.

Jerusalem - Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) sot urdhëruan evakuime të reja nga rajonet në pjesën jugore dhe qendrore të Rripit të Gazës të cilat paraprakisht u shpallën zona humanitare. Sipas armatës, këto lokacione u përdorën nga lëvizja palestineze "Hamas" për sulme minahedhëse dhe raketore ndaj Izraelit, transmetuan mediumet britanike. IDF kumtoi se dërguan fletushka dhe SMS porosi me paralajmërim për rajonet në veri të qytetit Kan Junis dhe në lindje nga Deir al Ballah, ku dhjetëra mijë njerëz ikin nga luftimet në pjesë të tjera të Gazës.

Damask - Tërmet me intensitet prej 4,8 ballë sipas Shkallës së Rihterit e goditi sot rajonin e kufirit mes Sirisë dhe Jordanisë, kumtoi Qendra hulumtuese gjermane për gjeoshkencë. Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej rreth dhjetë kilometrave. Tani për tani nuk ka informata për të lënduar apo dëme të shkaktuara materiale. 

QËNDRONI TË LIDHUR