• e shtunë, 17 gusht 2024
MIA Flesh

12:00 / 16 gusht / 2024

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari sot (12:00) do ta vizitojnë IPSH Klinikën universitare për kirurgji digjestive Shkup, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp. Njëherit, do të hapet reparti tërësisht i rinovuar për kirurgji digjestive që filloi me rikonstruim para 30 ditëve në vlerë prej rreth 700.000 eurove, donacion nga Ambasada japoneze dhe nënkupton furnizim me shtretër të rinj, dollapë, dyer dhe ndriçim.

Shkup - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë, ambasadorin e Bulgarisë në Shkup, Angel Angelov. Bashkëbiseduesit këmbyen mendime rreth Korridorit 8, rrugor dhe hekurudhor, ndryshimet kushtetuese, Marrëveshjeve kyçe të shtetit, atë të Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë me Bulgarinë, integrimin evropian, sanksionimin e legjitimitetit zgjedhor, etj. 

Shkup - Ministri për Transformim digjital, Stefan Andonovski, së bashku me zëvendësministrin e Drejtësisë Alen Dereban dhe zëvendësministren e Transportit Kaltrina Zekoli Shaqiri, sot vendosën lule me rastin e Ditës së Armatës para përmendores së luftëtarëve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Maqedonisë.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot u takua me ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angell Angellov, me rastin e përfundimit të mandatit të tij. Siç informon Ministria, në këtë kontekst, theksi i takimit u vu në marrëdhëniet bilaterale për bashkëpunimet e ardhshme.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në takime të veçanta i priti shefen e Zyres së Republikës së Lituanisë në vend, Vilma Dambrausjiene dhe ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhein. Siç informoi Minsitria, në takim me Dambrauskiebe u shpreh kënaqësia e dyanshme nga zhvillimi i deritanishëm i marrëdhënieve bilaterale dhe dialogut politik, e posaçërisht pas hapjes së Zyres së Lituanisë në Shkup, "duke ndarë angazhime të ndërsjellta për intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit sektorial dhe mbështetjes së ndërsjelltë në forma të ndryshme multilaterale".

Shkup - Gjithsej 53 zjarre në ambient të hapur në shtet janë evidentuar gjatë ditës së djeshme. Prej tyre aktualisht, 12 ende janë aktive, gjashtë janë nën kontroll, ndërsa 35 janë shuar, kumtoi në mëngjes Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK).

Shkup - Dezinsektimi me aeroplan kundër formave të rritura të mushkonjave në zonën e Qytetit të Shkupit do të realizohet edhe nesër në orët e hershme të mëngjesit. Në ueb faqen e Qytetit të Shkupit është njoftuar se dezinsektimi do të bëhet sot dhe nesër.

Zagreb - Zëvendëskryeministri kroat dhe ministër i Mbrojtjes, Ivan Anushiq deklaroi se shërbimi ushtarak, i cili, prej 1 janarit të vitit të ardhshëm kthehet si obligim ndaj vendit, do të zgjasë dy muaj. "Afati ushtaral do të zgjasë dy muaj, do të fillojë prej 1 janarit 2025 dhe thjeshtë do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që kemi bërë deri më tani në komunikimin me opinionin. I rritëm rrogat për ushtarët, nënoficerët dhe oficerët, të drejtat e tyre materiale, jo vetëm përmes të ardhurave personale, por edhe përmes mëditjeve dhe gjithçka që u tkaon", deklaroi Anushiq për RTL kroat.

Beograd - Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka theksuar sot se BE-ja, SHBA-ja, NATO-ja dhe Britania e Madhe kanë thënë qartë dhe pa mëdyshje se është në interesin e Prishtinës që "të dëgjojë miqtë dhe aleatët", përndryshe, paralajmëroi ai, ajo rrezikohet të mbetet e vetme dhe e braktisur, tha korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Jerusalem - Lëvizja Hezbollah e Libanit nuk do të hakmerret ndaj Izraelit për vrasjen e komandantit të saj ushtarak përderisa bisedimet për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë vazhdojnë në mënyrë që të mos sabotohen shanset për një marrëveshje, deklaroi një burim anonim i afërt me Organizatën libaneze proiraniane, njofton Beta.

Kiev - Në zonën e Kurskiut të Rusisë, një njësi e shërbimit të sigurisë së Ukrainës ka marrë peng 102 ushtarë rusë, deklaroi për Blumberg një burim anonim i mirinformuar. Burimi thekson se një njësi e shërbimit ukrainas të sigurisë që vepron në zonën e Kurskut të mërkurën ka zënë peng 102 ushtarë rusë në një kompleks të madh nëntokësor, ku kishin rezerva të mjaftueshme municioni.

Uashington - Platforma TikTok ka kontestuar para gjykatës federale amerikane pretendimet e Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-së se ky rrjet social ka lidhje me qeverinë kineze, duke kërkuar nga gjykata të shfuqizojë ligjin ku kërkohet që pronari i TikTok-ut, kompania kineze "Bajt Dens" (Byte-Dance) t'i shesë mjetet e platformës në SHBA ose do të përballet me ndalesë.

Moskë - Përfaqësuesi i Kremlinit, Nikollaj Patrushev në një intervistë për "Izvestija" theksoi se lidhja ushtarake, e udhëhequr nga SHBA dhe Perëndimi, është e përfshirë drejtpërdrejtë në planifikimin e sulmit ukrainas ndaj rajonit rus Kursk. Sipas tij operacioni në Kursk është planifikuar me NATO-n dhe shërbimet speciale perëndimore.

Tokio - Tajfuni "Ampil" mëngjesin e sotëm ka vazhduar të lëvizë drejt Tokios dhe zonave të tjera lindore të Japonisë, ndërsa agjencia meteorologjike u bëri thirrje banorëve të përgatiten për stuhi të fuqishme dhe reshje të dendura shiu. Janë anuluar madje një numër i madh i fluturimeve dhe qarkullim të trenave. Agjencia meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar për erëra të fuqishme, rrëshqitje të dheut, përmbytje dhe dallga të larta, transmetojnë mediat japoneze.

Taipei - Tërmet me intensitet prej 6,1 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot është regjistruar në bregun lindor të Tajvanit. Epiqendra e tërmetit ishte nëa fërsi të qytetit bregdetar Hualien, në thellësi prej 15,4 kilometrave. Tani për tnai nuk ka informata për viktima të mundshme njerëzore dhe dëme të shkaktuara materiale.

QËNDRONI TË LIDHUR