• e martë, 13 gusht 2024
MIA FLESH

18:00 / 12 gusht / 2024

Shkup - Kuvendi në kuadër të mbledhjes së 12-të e filloi debatin për ribalancin e Buxhetit për vitin 2024 i cili mund të zgjasë më së shumti tri ditë. Me Propozimin fillestar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2024 të ardhurat e përgjithshme ishin planifikuar në nivel prej 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej  362,8 miliardë denarë. Rritja e PBB-së është projektuar në 2,1 për qind, inflacioni në nivel prej 3,5 për qind, ndërsa deficiti i buxhetit në 4,9 për qind. Komisioni për financim dhe buxhet gjatë debatit për amandamentet për ribalancin e Buxhetit pranoi dy amandamente, për pagesën e administratorëve të cilët ishin përfshirë në zbatimin e zgjedhjeve të këtij viti, si dhe për reklamim të paguar politik. 

Shkup - Ribalanci plotësues i Buxhetit për vitin 2024, i cili nga sot është në rend dite të seancës plenare në Kuvend, do të thotë sigurim të likuiditetit për servisimin e të gjitha detyrimeve deri në fund të vitit. Siç theksoi ministrja e Financave në ekspozenë për propozimin në fjalë, mjetet për rritjen e pensioneve për pensionistët, për pagesën e të drejtave të fituara të të punësuarve, për rritjen e pagave, për shlyerjen e detyrimeve ndaj ekonomisë, njëkohësisht duke siguruar funksionimin normal të institucioneve.

Shkup - LSDM-ja dhe koalicioni nuk do ta përkrahin ribalancin, tha deputeti Dimitar Kovaçevski në debatin e përgjithshëm parlamentar që filloi sot pasdite, pas ekspozesë së ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Shkup - Deputetët e Frontit Evropian kanë lëshuar seancën e 12-të të Kuvendit ku duhet të debatohet për ribalancin e Buxhetit. Ata janë të pakënaqur me heqjen e Propozim- ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese në leximin e parë të rendit të ditës. Siç ka theksuar Blerim Bexheti nga Fronti Evropian, derisa komisioni amë të vendosë për ligjin, “ata do ta lëshojnë seancën në shenjë proteste”.

Shkup - I përshëndesim të gjitha nismat që sjellin përgjegjësi dhe transparencë më të madhe në fushën e energjetikës. Kumtesa e Institutit për Demokraci se duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në fushën e energjisë është një fakt i lënë pas dore prej vitesh. Është sektori i energjisë ku janë kryer krimet më të mëdha, për të cilat Instituti shtetëror për revizion ka paralajmëruar disa herë por pa asnjë sukses.

Shkup - Me ribalancin e Buxhetit për vitin 2024 janë paraparë pesë miliardë denarë për pensione ose 2.500 denarë plus për 300.000 pensionistë. Nga shtatori, të gjithë pensionistët do të marrin në mënyrë lineare nga 2.500 denarë dhe kjo nuk do të jetë ndihmë e njëhershme, por zgjidhje sistematike me të cilën duke përfshirë rritjen nga 2.500 denarë shtesë në mars të vitit të ardhshëm, secili pensionist do të marrë 5.000 denarë, thotë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski. 

Shkup - Gjatë muajit korrik janë raportuar gjithsej 250 raste me Kovid-19 në mbarë vendin. Krahasuar me muajin paraardhës qershor, është regjistruar një rritje e dhjetëfishuar e numrit të rasteve të raportuara me Kovid-19, si dhe krahasuar me muajin korrik 2023. Nga të sëmurët në korrik 2024, numri më i madh - 148 janë raportuar nga Shkupi, ndërsa incidenca më e madhe (43.0/100.000) është regjistruar në Kavadar, thuhet në buletinin mujor të Institutit për Shëndet Publik (ISH) për lëvizjen e sëmundjeve akute infektive për muajin korrik, publikuar pasditen e sotme.

Shkup - Për shkak të një defekti, nesër një pjesë e territorit të Shkupit do të mbetet pa ujë të pijshëm, njoftojnë sot nga Ndërmarrja Publike "Ujësjellës dhe Kanalizime" - Shkup. Siç theksohet në kumtesën, për shkak të një defekti në rrugën "Partizanska 1", ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit të një pjese të kësaj rruge, si dhe të një pjese të “Uji Kuq” dhe një pjesë të “Dane Krapçev”.

Athinë - Që nga orët e hershme të mëngjesit në parametrin e zjarrit janë regjistruar mbi 40 zjarre, theksoi zëdhënësi i Shërbimit Zjarrfikës të Greqisë, Vasilis Vatrakoianis, duke informuar për zjarrin në në pjesën verilindore të zonës së Atikës, dhe për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve me mesazhe të reja nga numri 112, të dërguara në një hark kohor prej një ore, është kërkuar evakuimi i gjashtë lagjeve në pjesën veriore të Athinës, njoftoi korrespondentja e MIA nga Athina.

Këln - Kërcënimi nga terrorizmi islamik në Gjermani "mbetet i lartë", deklaroi sot ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nansi Fezer, citon DPA. Ajo e bëri deklaratën e saj disa ditë pasi koncertet e këngëtares Tajlor Suift në Vjenë u anuluan shkaku i pretendimeve për një sulm të planifikuar.

Berlin - Politikanët e partisë gjermane “Të gjelbërit” në një letër të hapur drejtuar Komisionit Evropian, shprehën pakënaqësinë e tyre për kontrollet kufitare të vendosura nga ministrja e Punëve të Brendshme, Nansi Fezer, transmetoi DPA. Ky është një tjetër qëndrim mes partive nga koalicioni i trefishtë qeverisës në Berlin, vëren agjencia.

Londër - Mbi 700 emigrantë dje e kaluan Lamanshin, ndërsa dy të tjerë humbën jetën gjatë udhëtimit, informon DPA. Ky është numri më i madh i emigrantëve të cilët arritën në rrugë ujore nga marrja e funksionit e kryeministrit Kier Starmer. Ministria e Punëve të Brendshme dje ka regjistruar 703 të sapoarritur me 11 varka, që nënkupton se në mesatare ka pasur nga 64 persona në një varkë.

Seul - Koreja e Jugut dhe SHBA-ja javën e ardhshme do të mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake, fokusi i të cilave do të jetë përmirësimi i aftësive të kombinuara për mbrojtje nga kërcënimet rritëse nga Koreja e Veriut. 

Sana - Të paktën 57 civilë e humbën jetën në vërshimet e mëdha në Jemen gjatë ditëve të fundit, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare për Emigrim.  "Vërshimet që filluan në fund të qershorit dhe u forcuan në fillim të gushtit morën të paktën 57 jetë dhe goditën më shumë se 34.000 familje, ndërsa shumë njerëz u zhdukën ose u lënduan", thuhet në kumtesën e agjencisë së KB-së. 

Moskë - Guvernatori i rajonit rus Kursk, Aleksej Smirnov, deklaroi sot se Ukraina kontrollon 28 vendbanime në rajonin kufitar dhe se forcat e Kievit hynë 12 kilometra në territorin rus gjatë pushtimit që filloi më 6 gusht.  Smirnov tha se forcat ukrainase përdorën granata me armë kimike gjatë sulmit të tyre aty, transmetuan mediat ruse. 

Uashington - Sipërmarrësi amerikan dhe njeriu më i pasur në botë, Ilon Mask, paralajmëroi se sot do të bisedojë me kandidatin për president të SHBA-së, Donald Tramp, drejtpërdrejt në rrjetin social "Iks". "Argëtimi është i garantuar", njoftoi sot Masku në platformën e tij "Iks" me ftesë për ngjarjen që do të ndiqet në profilin e Trampit @realDonaldTrump

QËNDRONI TË LIDHUR