• e martë, 13 gusht 2024
MIA Flesh

09:00/13 gusht/2024

Shkup - Kuvendi sot do të mbajë seancën e 12-të në të cilën janë disa propozim-ligje në lexim të parë në fushën e shëndetësisë dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor në lexim të dytë. Në rend dite në leximin e parë janë propozimet për ndryshimin e ligjeve për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguria nga rrezatimi, për inseminimin e asistuar biomjekësor, për ndërprerjen e shtatzënisë, për të dhënat në fushën e shëndetësisë, për ndalimin e zhvillimit, prodhimi, grumbullimi dhe përdorimi i armëve kimike, propozime për ndryshimin e ligjeve për sigurinë e furnizimit me gjak, për shëndetin mendor, për zhvillim të vazhdueshëm profesional të doktorëve të mjekësisë dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor vullnetar.

Shkup - Pesë komisione kuvendore sot do të kenë seanca dhe për katër prej tyre do të jenë të parat nga konstituimi i përbërjes së re parlamentare - komisionet për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, për kulturë dhe turizëm, arsim, shkencë dhe sport dhe për bujqësi, pylltari dhe ekonomi ë ujërave. Nga një pikë në rend dite do të kenë Komisioni për kulturë dhe turizëm - Propozim ligj për ndryshim të Ligjit për kulturë, me procedurë të shkurtuar, Komisioni për arsim, shkencë dhe sport - Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sport, me procedurë të shkurtuar dhe Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave - Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për gjah dhe gjueti, me procedurë të shkurtuar.

Shkup - Në Akademinë ushtarake "Gjeneral Mihajllo Apostollksi" në Shkup sot në solemnitet do të promovohen ofiicerë dhe nënoficerë në Armatën e Maqedonisë së Veriut. "Në solemnitet do të promovohen klasa e 24-të e kadetëve në gradën nëntoger, dëgjues të Kursit për oficerë të shërbimeve në aktin fillestar të oficerit dhe dëgjues të kursit themelor për nënoficerë në gradën rreshter", njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Shkup - Një autobus i NQP Shkup me numrin 81 është përplasur dje në Bllacë. Sipas informacioneve të TV21 nga terreni, ka vdekur shoferi i automjetit në vendngjarje, ndërsa bashkëudhëtari është dërguar në spital.

Shkup - Nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit informojnë se sot pa rrymë do të mbesin pjesë të komunave Karposh, Gjorçe Petrov dhe Haraçinë, ndërsa pa ujë pjesë të Komunës Qendër. Siç theksohet në kumtesë, nga ora 9 deri në orën 14:30, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rruga "Vangel Dinu" në lagjen Vllae nga ora 12 deri në 15:30 shfrytëzuesit nga rruga "24" dhe "60” në lagjen Vollkovë dhe nga ora 8:45 deri në 13:00 shfrytëzuesit nga fshati Mojanc.

Shkup - Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta mbetet aktiv edhe sot dhe nesër ku nën ndikimin e masës ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, moti do të jetë veçanërisht i nxehtë dhe temperaturat ditore do të tejkalojnë 40 gradë. Në Shkup temperatura maksimale do të arrijë deri në 41 gradë Celsius. Sipas parashikimit të DPHM, moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 23 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 35 deri në 41 gradë Celsius. Indeksi UV do të ketë vlerën 9.

Athinë – Trupi i djegur i një gruaje është gjetur mbrëmë vonë në një objekt afarist që u dogj në një lagje të Athinës që njëherësh është edhe viktima e parë nga zjarri i madh që nga e diela përfshiu pjesën verilindore të Atikës, ndërsa sot në mëngjes gjendja me zjarrin është përmirësuar dukshëm, bën të ditur korrespondentja e MIA-s nga Athina. Zjarri ka lënë të djegur shtëpi, ndërtesa dhe dëme të mëdha materiale në një sipërfaqe të madhe që tejkalon më shumë se 10.000 hektarë.

Uashington - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot do të vizitojë vendet e Lindjes së Mesme. Sipas portalit amerikan Aksios, Blinken do ta vizitojë Katarin, Egjiptin dhe Izraelin. Vizita e tij vjen në një kohë tensionesh të rritura në rajon.

Uashington - Kandidati republikan për zgjedhje presidenciale në SHBA, Donald Tramp ka biseduar me miliarderin Ilon Mask në platformën "X", ndërsa intervistën, siç është vërejtur e kanë përcjellë më shumë se 1,3 milionë njerëz. Intervista në "X" ka filluar me vonesë prej 40 minutave, ndërsa sipas mendimit të Mask ka patur "sajber sulme masive", por shkaku për mossuksesin nuk ka qenë shumë i qartë, shkruan Gardian.

Paris - Basketbollisti i Feniks sans dhe lojtari i kombëtares amerikane Kevin Durant, do të bëhet aksionar pakicë i Pari Sen-Zhermenit. Siç raporton “L’Equipe”, Durant do të participojë te klubi parisien për disa milionë euro. Më 6 gusht, ai vizitoi kampusin e PSZH-së. Basketbollisti është një tifoz i parisienëve dhe mik i mirë me pronarin e tij Naser Al-Kelaifi.

 

QËNDRONI TË LIDHUR