• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 7 gusht/ 2024

Shkup - Aktualisht nga Institucioni Ndëshkues - Korrigjues Burgu Strumicë në arrati janë 23 të burgosur, informon u.d. drejtori i sapoemëruar i burgut Zoran Ristov. Në një video fjalim për kushtet e gjetura në INK Burgu Strumicë thotë se kjo gjendje është rezultat i punës së papërgjegjshme të udhëheqësive paraprake.

Shkup - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni sot pati takim pune me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vend, Denion Mejdani. Në takim, siç kumtoi MPB, u bisedua për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe operativ ndërkombëtar me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, është shprehur, mes tjerash përmes angazhimeve për përmirësim dhe zhvillim të bashkëpunimit rajonal, përmirësimin e marrëdhëniebe bilaterale ndërkombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit tejkufitar. 

Tetovë - Në selinë e BDI-së në Tetovë është duke u zhvilluar mbledhja e Kryesisë qendrore të partisë. Para fillimit të mbledhjes deklaratë ka dhënë zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi i cili ka informuar për temat që do të diskutohen në mbledhje. "Do të diskutojmë masat dhe politikat që duhet të ndërmerren. Për të njëjtat do të ketë koment nga ana jonë për ekspertin amerikan dr. Pol Uiliams dhe varësisht kësaj do të konkretizojmë hapat tanë të mëtejshëm politik. BDI është parti politike që gjithmonë rreshtohet në të mirën e qytetarëve. Ne vazhdojmë me të njëjtat politika që sjellin të nesërme më të mirë për të gjithë qytetarët. Ne jemi angazhuar dhe angazhohemi për orientimin tonë perëndimor të vendit dhe ai ishte anëtarësimi në NATO dhe qëllimi i dytë strategjik mbetet anëtarësimi në BE, por gjithashtu do të përdorim të gjithë mekanizmat demokratik që kemi në dispozicion për t’u respektuar vullneti i qytetarëve të shprehur në zgjedhje të lira dhe demokratike. Kjo do të thotë se Qeveria doemos të reflektojë legjitimitetin ndëretnik", ka thënë Ademi.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar institucionet e sigurisë që siguruan mbarëvajtjen e tubimit të sotëm të qytetarëve të nacionalitetit serb në Mitrovicën Veriore, të cilët dolën për të protestuar kundër hapjes së urës në lumin Ibër, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në një postim në faqen e tij në Fejsbuk, Kurti ka theksuar faktin se protesta e sotme e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë ka përfunduar pa asnjë incident.

Prishtinë - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) sot konfirmoi rastin e parë të virusit "Ethet e Nilit Perëndimor", raportoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Nga Instituti kumtuan se bëhet fjalë për një pacient të gjinisë mashkullore, të moshës 59 vjeçare, nga Fushë Kosova.

Kiev - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski nënshkroi dy ligje për vazhdimin e mobilizimit dhe gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 90 ditë në vendin e shkatërruar nga lufta pothuajse 2,5 vjet. Parlamenti muajin e kaluar votoi për dy ligje dhe e mbështeti vazhdimin e mobilizimit dhe gjendjes së jashtëzakonshme deri më 9 nëntor.

Paris – Një lojtar australian i hokejit në fushë është arrestuar nën dyshimin se ka blerë kokainë gjatë Lojërave olimpike në Paris 2024. Ndaj sportistit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nuk është ngritur kallëzim penal. "KOA vazhdon të hetojë këtë rast dhe po ofron mbështetje për anëtarin e saj", thekson KOA.

Moskë - Një gjykatë në Moskë e hodhi poshtë ankesën e mbrojtjes ndaj urdhrit për arrestim në mungesë të bashkëshortes së liderit opozitar Aleksej Navallni, Julia, e cila akuzohet për pjesëmarrje në aktivitete ekstremiste, kumtuan sot mediumet ruse. Gjykata në kumtesën zyrtare thekson se masa e paraburgimit e shqiptuar për Navallnën më 9 korrik mbetet e pandryshuar, sepse ankesa nuk është pranuar.

Londër - Policia britanike sot po përgatitet për trazira të reja antiislame, pasi që grupet ekstreme djathtiste paralajmëruan plane për së paku 30 sulme ndaj qendrave për azil dhe zyreve për emigracion në tërë vendin, lajmëruan mediumet amerikane. Për sonte tubime të veta paralajmëruan edhe demonstruesit antifashistë.

Daka  - Gjykata në Bangladesh sot e ka anuluar vendimin e kryeministrit të përkohshëm Muhamed Junus në një rast lidhur me shkeljen e ligjit për marrëdhënie të punës, deklaroi avokati i tij. Mediat britanike raportuan se Junus u lirua nga paraburgimi me kaucion pasi u dënua me gjashtë muaj burg në janar për dështimin në krijimin e një fondi social për punonjësit në kompaninë e tij "Gramin Telekom".

Bejrut - Komandanti i Hezbollahut, Hasan Faresh Jeshi, i cili ishte përgjegjës për sulmin antitank raketor ndaj Izraelit verior, është vrarë sot në një sulm të fluturakes izraelite pa pilot ndaj qytetit Huaja në Liban, kumtoi IDF, transmetoi "Tajms of Izrael". 

Teheran - Teherani e mban të drejtën t'i përgjigjet agresionit dhe kërcënimeve për sigurinë e Iranit, deklaroi sot presidenti iranian Masud Pezeshkian në bisedë telefonike me homologun francez Emanuel Makron. "Republika Islamike e Iranit beson se shmangia e luftës dhe përpjekja për të vendosur paqe dhe siguri në botë është një nga parimet e saj bazë, por në kuadër të së drejtës ndërkombëtare asnjëherë nuk do të hesht para kërcënimeve për interesat dhe sigurinë e vendit", paralajmëroi Pezeshkian.

QËNDRONI TË LIDHUR