• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 8 gusht/ 2024

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot deklaroi se prej klasës së parë deri në të nëntën, për vitin e ardhshëm shkollor libra do të ketë për të gjitha klasët, përveç për gjuhët e huaja. Shtoi se për momentin po shtypen qindra mijë libra, disa prej tyre janë distribuuar, ndërsa për disa do të fillojë distribuimi, pasi që të dalin të shtypura dhe theksoi se nga viti i ardhshëm do të ketë edhe libra për gjuhë të huaja. Ajo konfirmoi se librat për klasën e shtatë do të shtypen sipas programit të vjetër.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot kanë vizituar Shkollën Fillore „Naum Ohridski” në f.Bullaçan, ku po ndërtohet  sallë e re sportive. Bëhet fjalë për  investim të komunës në vlerë prej 26 milionë denarë, i cili aktualisht është gjysmë i realizuar, gjegjësisht është ndërtuar karabina me sipërfaqe prej 543 metrash katrorë dhe po intensifikohen aktivitetet me qëllim që të rinjtë e këtij vendbanimi të bëhen  sa më shpejt me objekt bashkëkohorë  për arsim  fizik, sport dhe rekreacion. 

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës në tre vitet e ardhshme do të ndërtojë 28 salla të reja sportive shkollore në Maqedoni, në komuna të ndryshme. Sipas planit, është paraparë që aktivitetet të fillojnë në vitin 2025 dhe deri në fund të vitit 2027 t'i përfundojmë të gjitha objektet, për të cilat sipas llogaritjeve do të nevojiten buxhet rreth 560 milionë denarë.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski sot në përmendoren "Karpallak" në Prilep vendosi kurorë me lule të freskëta, në kujtim të dhjetë pjesëtarëve të armatës së vendit të cilët në vitin 2001 e humbën jetën afër vendit Karpallak në rrugën Shkup - Tetovë.

Shkup - Janë liruar personat e arrestuar sot, pasi të njëjtit afër urës në Mitrovicën Veriore kanë penguar punëtorët të cilët ishin të kontraktuar dhe të angazhuar nga autoriteti kompetent, për të pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste, që krijojnë nxitje dhe urrejtje. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personat në fjalë janë paralajmëruar disa herë që të mos pengojnë punën dhe të largohen, mirëpo të njëjtit kanë vazhduar duke penguar dhe duke mos lejuar realizimin e punimeve, si dhe kanë provokuar dhe kanë nxitur tensione.

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir zelenski sot e lavdëroi ushtrinë ukrainase për aftësinë e saj për të "befasuar" dhe të arrijë rezultate, por nuk e përmendi drejtpërdrejtë situatën në rajonin rus Kursk, ku Moska thotë se Kievi ka kryer sulm përtej kufirit. Forcat e armatisura ukrainase deri më tani duket sikur miratuan strategji të heshtjes së rreptë lidhur me aksionet e tyre në rajonin kufitar rus.

Daka - Fituesi i Çmimit Nobël për paqe për vitin 2006, Muhamed Junus, mbërriti në Bangladesh për të qëndruar në krye të qeverisë së përkohshme, i cili duhet të betohet më vonë pasdite, vetëm tri ditë pasi Qeveria e kryeministres Sheik Hasina Vazed ishte rrëzuar në protestat e dhunshme studentore, njoftoi DPA.

Teheran - Organizata për të drejtat e njeriut "Iran Hjuman Rajts" kumtoi se dje në vend janë ekzekutuar 29 të burgosur, raportoi DPA. Ekzekutimet u kryen në dy burgje në qytetin Karaxh, në afërsi të kryeqytetit Teheran, kumtoi organizata iraniane për të drejtat e njeriut, selia e së cilës është në Oslo. Janë ekzekutuar 29 burra, ndër të cilët edhe dy afganë, janë dënuar për vrasje, tregti me drogë dhe përdhunim, kumtoi grupi.

Xheda -  Izraeli ka bërë "një gabim strategjik" i cili "do t'i kushtojë shtrenjtë" me vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail  Hania në Teheran, javën e kaluar, deklaroi u.d. ministër i punëve të jashtme të Iranit, Ali Bageri, në një intervistë për Frans pres. "Akti i kryer nga sionistët në Teheran është një gabim strategjik dhe kjo do t'u kushtojë shtrenjtë", tha Bageri në Xheda pas takimit urgjent të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC).

Nju Delhi - Qindra hindusë këtë javë kanë bërë përpjekje të pasuksesshme të arratisen nga Bangladeshi në Indi për shkak të vandalizmit të shtëpive të tyre dhe mjeteve për jetë pas rrëzimit nga pushteti të kryeministres Sheik Hasina Vazed njoftuan mediat britanike. Organizata joqeveritare "Këshilli i Bangladeshit për unitet të hindusëve, budistëve dhe krishterëve", kumtoi se sulme të tilla ka pasur në 45 nga 65 zona të vendit, me ç'rast një mësimdhënës u vra, ndërsa të paktën 45 hindusë u lënduan.

Sanë - Huthët do ta koordinojnë çdo operacion të përbashkët me grupet e tjera nga "Boshti i rezistencës", deklaroi sot lideri i këtij grupi jemenas Abdul Malik al Huti, cituar nga mediumet britanike. Ai e përmendi emrin i cili Irani dhe aleatët e tij rajonal që e përdorin për fraksionet që mbështeten nga Teherani.

Riad - Mbreti i Arabisë Saudite Salman lëshoi një dekret mbretëror me të cilin i lejohet kabinetit të takohet edhe në mungesë të tij dhe në mungesë të kryeministrit, djalit të tij trashëgimtarit të fronit Mohamed bin Salman, njoftuan mediat shtetërore. Në maj, mbreti 88-të vjeçar i është nënshtruar një trajtimi mjekësor për shkak të ndezjes së mushkërive, që e detyroi trashëgimtarin e fronit Mohamed bin Salman ta anulojë vizitën zyrtare të vonuar në Japoni për shkak të gjendjes shëndetësore të përkeqësuar të mbretit.

QËNDRONI TË LIDHUR