• e shtunë, 17 gusht 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/8 gusht/2024

Shkup - Kuvendi për të hënën e caktoi mbledhjen në të cilën, mes propozim zgjidhjeve ligjore mes tjerash, do të debatojë edhe për ribalancin e Buxhetit. Propozimi i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2024, në lexim të dytë, është pika e shtatë e rendit të ditës së mbledhjes. 

Vjenë - Të gjitha tre koncertet e mega yllit Tejlor Suift që duhej të mbaheshin në Vjenë, janë anuluar, pasi policia arrestoi dy persona të dyshuar për planifikimin e sulmeve. Njëri person, 19 vjeçar, siç njoftojnë mediumet austriake, është me prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Autoritetet janë në kërkim edhe pas tre personave tjerë.

Shkup - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot realizoi takim pune me ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir. Përveç informacioneve për bashkëpunimin aktual ndërmjet Qeverisë dhe Delegacionit të BE-së, u fol edhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend. Në këtë segment, siç kumtoi Ministria e Transportit, hapet është çështja për restaurimin e objektit qëndror të Postës së Maqedonisë në qendër të Shkupit, si objekt me rëndësi kulturore dhe arkitekturore.

Shkup - Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojanço Angellov së bashku me ambasadorin hungarez, Andrash Klajn mbrëmë e kanë vizituar njësinë e specializuar zjarrfikëse hungareze, e cila është e sistemuar në Belicë, e vepron në Liqenin Kozjak, në lagjen e vilave Breznicë te manastiri "Bogorodicë", pastaj lartë në fshatrat malore, te f. Breznicë, e deri në fshatin Tazhevë.

Shkup - Në 24 orët e fundit kishte gjithsej 40 zjarre, prej të cilave 25 janë shuar dhe gjashtë janë vënë nën kontroll. Nëntë zjarre janë aktive, dy prej të cilave janë në komunën e Makedonski Brodit, afër fshatit Sllatinë dhe afër fshatrave Tazevë - Breznicë dhe NP "Jasen", në Demir Hisar, Çashkë, Petrovec, Studeniçan, Kërçovë, Dibër dhe Ohër, kumtoi sot Qendra për Menaxhimin e Zjarrit (QMK).

Uashington - Ne i kemi parë raportet dhe nuk do të komentojmë hetimet që janë duke u zhvilluar, deklaruan nga Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, në pyetjen nëse kryetari i Kuvendit Afrim Gashi duhet të mbajë përgjegjësi politike për Incidentin në aeroportin e Shkupit me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani javën e kaluar.

Tokio - Një tërmet i fuqishëm me intensitet 6,9 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur sot prefekturën japoneze të Mijazaki.

Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësuan se me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara Kosova i vë në rrezik mundësitë të cilat Uashingtoni ndihmoi për tu krijuar.

Athinë - Gjatë javës së kaluar, në Greqi janë regjistruar 22 raste të reja të virusit Nili Perëndimor, ndërsa numri i përgjithashëm i të infektuarve që nga fillimi i sezonit deri në mesditën e djeshme është 55, ndërsa 8 persona kanë vdekur, sipas raportit javor të Organizatës kombëtare për shëndetësi publike (EODI), njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Barcelonë - Karles Puxhdemon, ish lideri i Katalonjës i cili iku nga Spanja për shkak të rolit të tij në përpjekjen e pasuksesshme për pavarësi të rajonit të pasur në vitin 2017, u kthye në Spanjë sot pas shtatë viteve arratisje.

Paris - Notuesja australiane Mojshe Xhonson rrëfeu se si sportistët po bëjnë përpjekje të mbrohen pas notit në Senë.  "Miti për koka-kolën është i vërtetë. Shpesh e pimë pas notit, vetëm që të bëjmë përpjekje të lajmë diçka brenda nesh", deklaroi Xhonson për "Indipendent".

Uashington - Trupat ukrainase përparuan deri 10 kilometra në Rusi, që është me shumë gjasa ndërhyrja më serioze kufitare në konfliktin, publikoi sot Instituti për studimin e luftës.

Karakas - Kryeprokurori i Venezuelës, Tarek Sab deklaroi se do të ngrit hetim penal kundër personave, të cilët në Internet i kanë publikuar rezultatet e mbledhura nga opozita nga zgjedhjet presidenciale në atë vend, të mbajtura më 28 korrik, e të cilat i kontestojnë rezultatet zyrtare të publikuara nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.

QËNDRONI TË LIDHUR