• e martë, 20 janar 2026

Hakerët e ndërprenë programin e televizionit shtetëror iranian dhe emetuan porosi nga trashëgimtari i fronit Pehlavi

Hakerët e ndërprenë programin e televizionit shtetëror iranian dhe emetuan porosi nga trashëgimtari i fronit Pehlavi

Teheran, 19 janar 2026 (MIA) - Hakerët e ndërprenë emetimin satelitor të televizionit shtetëror iranian dhe publikuan dy xhirime me porosi nga trashëgimtari i fronit Reza Pahlavi, i cili ndodhet në ekzil.

"Kjo është porosi drejtuar armatës dhe forcave të sigurisë. Mos ia drejtoni armët popullit. Bashkangjitjuni kombit për liri të Iranit", u kumtua nga hakerët.

Gjithashtu u emetua porosia nga Pahlavi - "Ju jeni armata kombëtare e Iranit, dhe jo ushtria e Republikës islamiste. Keni për detyrë t'i mbroni jetët tuaja. Nuk ju mbetet edhe shumë kohë. Bashkangjitjuni populli sa më shpejtë".

Aktivistët për të drejta të njeriut pohojnë se në protestat në Iran janë vrarë së paku 3.219.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit edhe më tej janë të larta pasi që presidenti amerikan Donald Tramp i kërcënoi autoritetet iraniane me intervenim ushtarak nëse nuk ndalojnë së vrari demonstrues dhe të mos i vrasin pjesëmarrësit e arrestuar në protesta.

Babai i Rezas, Mohamed Reza Pahlavi u arratis nga Irani para Revolucionit islamik, që ndodhi në vitin 1979. Djali i tij Reza Pahlavi më 8 janar i mbështeti demenostruesit, të cilët nga fundi i dhjetorit filluan protesta për shkak të situatës së përkeqësuar ekonomik, por së shpejti u shnëdrruan në antiqeveritare, me kërkesë për ndryshim të regjimit. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR