• e mërkurë, 21 janar 2026

Trampi ka folur në telefon me Ruten për Grenlandën

Trampi ka folur në telefon me Ruten për Grenlandën

Uashington, 20 janar 2026 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp ka folur në telefon me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute lidhur me Grenlandën.

"Jam dakorduar për një takim të palëve të ndryshme në Davos të Zvicrës. Siç ua kam bërë të qartë të gjithëve, Grenlanda është imperativ për sigurinë kombëtare dhe globale. Nuk ka kthim prapa – të gjithë bien dakord për këtë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë padyshim vendi më i fuqishëm në botë. Një pjesë e madhe e arsyes për këtë është rindërtimi i ushtrisë sonë gjatë mandatit tim të parë i cili vazhdon me një ritëm edhe më të shpejtë. Ne jemi e vetmja fuqi që mund të sigurojë paqe në të gjithë botën – Dhe kjo bëhet, thjesht, përmes forcës!, shkroi Trampi në Trut soushll.

Më parë Trampi deklaroi se e kishte ftuar homologun e tij rus Vlladimir Putin t'i bashkohej iniciativës së tij për zgjidhjen e konflikteve globale të quajtur "Këshilli i paqes".

Lidhur me tensionet për Grenlandën, Trampi tha se Danimarka nuk mund të garantojë mbrojtjen e ishullit i cili është territori i saj autonom. Sipas tij, gjatë Forumit ekonomik botëror në Davos të Zvicrës i cili zhvillohet këtë javë, SHBA do të diskutojë çështjen e marrjes së Grenlandës.

"Duhet ta kemi. Ata duhet ta bëjnë këtë. Ata nuk mund ta mbrojnë. Ata, danezët, janë një popull i mrekullueshëm. I njoh liderët e tyre, janë njerëz shumë të mirë, por as nuk shkelin atje", tha Trampi në Palm Biç të Floridës.

Foto: Trampi në Trut soushll

 

QËNDRONI TË LIDHUR