Trampi paralajmëroi bisedime të drejtpërdrejta me Iranin në të ardhmen e afërt
- Pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit, Presidenti i SHBA-së Donald Tramp tha se pret që Uashingtoni dhe Teherani të fillojnë negociata direkte në një të ardhme shumë të afërt.
Uashington, 8 prill 2026 (MIA) - Pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit, Presidenti i SHBA-së Donald Tramp tha se pret që Uashingtoni dhe Teherani të fillojnë negociata direkte në një të ardhme shumë të afërt.
"Kjo do të ndodhë shumë shpejt", transmetoi "Njujork post" deklaratën e Trampit nga intervista e sotme përmes telefonit. Trampi sqaroi se nga pala amerikane në negociatat do të marrin pjesë dhëndri i tij Xhared Kushner dhe i dërguari i posaçëm Stiv Uitkof, ndërsa është e mundur të bashkohet edhe zëvendëspresidenti Xhej-Di Vens.
Më parë, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif i ftoi delegacionet amerikane dhe iraniane në Islamabad të premten, ku do të diskutohet për një marrëveshje përfundimtare për zgjidhjen e konfliktit.
Sipas burimeve pakistaneze, në takim mund të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Arabia Saudite, Turqia dhe Egjipti, të cilët më parë janë konsultuar me Pakistanin për deeskalimin e situatës. ls/
Foto: Arkiv