• e enjte, 09 prill 2026

Ilir Meta mbetet në paraburgim, Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën për ndryshimin e masës

Ilir Meta mbetet në paraburgim, Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën për ndryshimin e masës

Tiranë, 8 prill 2026 (MIA) - Gjykata Kushtetuese sot e refuzoi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për ish-presidentin e Shqipërisë dhe liderin aktual të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Gjykata vlerësoi se masa nuk ishte disproporcionale dhe vendosi me shumicë votash ta refuzojë kërkesën, që do të thotë se Meta mbetet në paraburgim.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar seancën e parë për rastin e Metës dhe katër të pandehurve të tjerë për 27 prill.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dyshohen se në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë shtetërorë, kanë keqpërdorur pozicionet e tyre shtetërore dhe politike.

Sipas aktakuzës, ata dyshohet se kanë favorizuar kompani private dhe aktivitete të tjera duke lobuar në Shtetet e Bashkuara dhe duke blerë e shitur apartamente në këmbim të marrjes së shumave të konsiderueshme parash, të cilat u përpoqën t’i fshihnin.

Prokuroria Speciale (SPAK) mbylli hetimin më 28 korrik dhe e dërgoi çështjen në gjyq në fund të gushtit.

Meta (57) ishte kreu i shtetit të Shqipërisë nga 24 korriku 2017 deri më 24 korrik 2022. ls/

Foto: Meta Fejsbuk

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR