Zjarret masive pyjore në Kilin qendror morën jetën e 20 personave
- Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në zjarret e fuqishme pyjore në Kilin qendror, deklaroi dje ministri i Punëve të Brendshme, Alvaro Elizalde.
- Post By Fami Bajrami
- 08:31, 20 janar, 2026
Buenos Aires, 20 janar 2026 (MIA) - Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në zjarret e fuqishme pyjore në Kilin qendror, deklaroi dje ministri i Punëve të Brendshme, Alvaro Elizalde.
"Si pasojë e këtyre zjarreve, 20 persona kanë vdekur, 19 prej tyre në rajonin Biobío dhe një në Nuble", tha Elizalde në një konferencë shtypi, duke shtuar se deri më tani janë identifikuar vetëm gjashtë nga viktimat.
Ministri tha se 31 zjarre po shuhen dhe është lëshuar alarm i kuq në rajonet qendrore të Biobíos, Nubles dhe Araukanias.
Ministri tha se më shumë se 34.000 hektarë janë prekur nga zjarret, ndërsa Biobío është prekur më rëndë me më shumë se 27.000 hektarë të shkatërruara.
Presidenti kilian Gabriel Borik shpalli gjendje katastrofe për shkak të zjarreve, të cilat kanë detyruar më shumë se 20.000 njerëz të evakuohen.
Gjatë verës në hemisferën jugore, Kili rregullisht është goditur nga zjarre të rënda pyjore. Vitin e kaluar, më shumë se 100 njerëz humbën jetën, ndërsa rreth 15.000 shtëpi u shkatërruan ose u dëmtuan.
Foto: arkivi