Në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 235 gazetarë dhe punonjës mediatik palestinez
- – Të paktën 235 gazetarë dhe punonjës mediatik palestinez janë vrarë, një numër i madh janë plagosur, ndërsa shumë janë zhdukur gjatë luftës në Rripin e Gazës.
- Post By Fitore Curri
- 14:37, 9 prill, 2026
Paris, 9 prill 2026 (MIA) – Të paktën 235 gazetarë dhe punonjës mediatik palestinez janë vrarë, një numër i madh janë plagosur, ndërsa shumë janë zhdukur gjatë luftës në Rripin e Gazës.
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) dhe Sindikata Palestineze e Gazetarëve (PJS) i dënuan vrasjet dhe sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatikë dhe kërkuan hetim urgjent.
Në kushte të tilla të rrezikshme, IFJ u kujton gazetarëve në terren të marrin masa paraprake, të veshin pajisje mbrojtëse profesionale dhe të mos udhëtojnë nëse kompania mediatike nuk u siguron atyre të gjitha pajisjet e nevojshme të sigurisë profesionale për raportim. Asnjë histori nuk është aq e vlefshme sa jeta e një gazetari, thuhet në kumtesën e IFJ-së.
IFJ në bashkëpunim me Sindikatën Palestineze të Gazetarëve po tenton t’i konfirmojë informacionet dhe t’i dokumentojnë të gjitha vrasjet.
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve publikoi listën e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë të vrarë nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s