• e mërkurë, 21 janar 2026

Eurodeputetë bëjnë thirrje për formimin e mediumeve sociale evropiane

Eurodeputetë bëjnë thirrje për formimin e mediumeve sociale evropiane

Strasburg, 20 janar 2026 (MIA) - Një grup prej 54 deputetëve dërguan letër deri te kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, ku i bëjnë thirrje trupit ekzekutiv të BE-së "urgjentisht" të krijojë mediume sociale evropiane.

Letra, e nënshkruar nga eurodeputetë të Partisë Popullore Evropiane (EPP), Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (SD), Grupit liberal "Ta ripërtërijmë Evropën" (RE), Të Gjelbrit dhe nga E Majta, u dërgua në prag të debatit të sotëm të Parlamentit Evropian kushtuar nevojës urgjente për ballafaqim me lajmet e rreme dhe eksploatimin seksual të mediumeve sociale përmes zbatimit të plotë të rregullave digjitale të BE-së.

"Janë gjeneruar qindra mijë përmbajtje fyese me fotografi të rreme, me ç'rast fëmijët dhe gratë pësojnë dëm të pariparueshëm. Komisioni Evropian nuk ndërmerr asgjë për luftë kundër kësaj", deklaroi eurodeputetja gjermane, Aleksandra Gize nga të Gjelbrit, e cila është iniciatore e letrës së bashku me eurodeputeten liberale sllovake, Veronika Cifrova Ostrihonjova.

Sipas saj, BE-ja e ka Ligjin për shërbime digjitale (DSA) dhe ka legjislativë shumë të qartë për luftë kundër materialeve për abuzim seksual të fëmijëve, por nuk ka guxim t'i zbatojë.

Gize theksoi se "grabitqarët e tmerrshëm" janë të lirë të kryejnë krime dhe të ndërtojnë biznese të bazuara në dhunë seksuale, derisa janë oligarkët teknologjikë, aleatë me Administratën e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.

"Kryetarja e Komisionit, Fon der Lajen, i ka quajtur të papranueshme përmbajtjet e tilla, por ajo nuk po lëviz gishtin për të mbrojtur gratë dhe fëmijët evropianë", përfundoi Gize.

Në letrën, eurodeputetët i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të investojë në iniciativa private evropiane që mbështesin inovacionin vendas në mediat sociale, të mundësojë zhvillimin e alternativave ndaj platformave në pronësi evropiane dhe të garantojë të drejta të fuqishme për publikimin e postimeve, lidhjeve dhe ndërveprimeve të përdoruesve. bsh/

Foto: Fejsbuk BE Social media Report

QËNDRONI TË LIDHUR