• e mërkurë, 21 janar 2026

Trampi i ftoi Kroacinë dhe Slloveninë të marrin pjesë në Këshillin e sapoformuar për paqen në Gazë

Trampi i ftoi Kroacinë dhe Slloveninë të marrin pjesë në Këshillin e sapoformuar për paqen në Gazë

Zagreb, 20 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp dërgoi ftesë zyrtare për kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë Andrej Plenkoviq dhe Robert Golob për pjesëmarrje në Këshillin e sapoformuar për paqe për Gazën, publikoi gazeta kroate "Jutarnji list".

Kjo nismë e Shtëpisë së Bardhë tashmë përfshin shumë liderë botëror dhe rajonal, mes të cilëve edhe presidentin rus Vladimir Putin, presidentin francez Emanuel Makron, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Sipas informatave jozyrtare të televizionit kombëtar slloven RTS Slo, kryeministri Golob, për momentin nuk është i prirur ta pranojë ftesën.

"Qeveria e Sllovenisë me siguri do të debatojë për këtë çështje të enjten, ndërsa për momentin konsultimet mbahen në nivel të liderëve evropian", transmeton shërbimi publik slloven.

Nga ana tjetër, ende nuk ka vërtetim zyrtar nëse kryeministri kroat Plenkoviq ka për qëllim të përfshihet në këtë organ.

Sipas analizave të Asoshiejted pres (AP), formulimi në ftesa sugjeron që ky organ do të "ndërmarrë një qasje të re të guximshme për zgjidhjen e konflikteve globale", që indirekt e pozicionin atë si konkurrent të Këshillit të Sigurimit të KB-së.

 "Ky gjest mund ta ndryshojë mënyrën në të cilën udhëhiqet diplomacia ndërkombëtare, veçanëtisht nëse forcat kyçe botërore vendosin të veprojnë jashtë kornizës së KB-së", citohet në komentet diplomatike.

Lista zyrtare e anëtarëve të Këshillit për paqe pritet të publikohet nga ana e SHBA-së gjatë ditëve në vijim, me siguri gjatë mbajtjes së Forumit ekonomik botëror në Davos. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR