• e mërkurë, 21 janar 2026

Komiteti parlamentar iranian u kërcënua me xhihad nëse sulmohet lideri suprem Ali Hamnei

Komiteti parlamentar iranian u kërcënua me xhihad nëse sulmohet lideri suprem Ali Hamnei

Teheran, 20 janar 2026 (MIA) - Çdo sulm ndaj liderit suprem të Iranit, ajatollahi Ali Hamnei, do të rezultojë me shpallje të xhihadit, ose luftës së shenjtë, bëri të ditur komiteti i sigurisë kombëtare i parlamentit, i cituar nga mediat britanike.

Tensionet midis Iranit dhe SHBA-së janë përshkallëzuar pas shtypjes brutale të protestave në Iran, të cilën presidenti amerikan Donald Tramp ka paralajmëruar se mund të çojë në hakmarrje nga Uashingtoni.

"Çdo sulm ndaj liderit suprem do të thotë shpallje lufte ndaj të gjithë botës islamike dhe do të kërkonte lëshimin e një dekreti për xhihad nga ana e dijetarëve islamikë (autoritetet fetare në Islam) dhe një përgjigje nga ushtarët islamikë në të gjitha pjesët e botës", njoftoi komiteti parlamentar për agjencinë iraniane të lajmeve ISNA.

Presidenti iranian Masud Pezeshkian të dielën deklaroi se çdo sulm ndaj udhëheqësit suprem të vendit do të përbënte shpallje lufte. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR