Trampi paralajmëroi taksa prej 200 për qind për verëra dhe shampanjë franceze
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se ka për qëllim të vendos taksa prej 200 për qind për verëra dhe shampanjë francezë, si pjesë të kërcënimit më të gjerë me taksa për vendet evropiane që e kundërshtojnë planin e tij lidhur me Grenlandën.
- Post By Besnik Shuki
- 08:31, 20 janar, 2026
Uashington, 20 janar 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se ka për qëllim të vendos taksa prej 200 për qind për verëra dhe shampanjë francezë, si pjesë të kërcënimit më të gjerë me taksa për vendet evropiane që e kundërshtojnë planin e tij lidhur me Grenlandën.
Në pyetjen e gazetarëve për deklaratën e presidentit francez, Emanuel Makron se nuk do të inkuadrohet në Këshillin për paqe, Tramp tha: "A e ka thënë atë? Pra, askush nuk e dëshiron, pasi shumë shpejtë nuk do të jetë në funksion".
"Do të vendosi taksa prej 200 për qind për verërat dhe shampnajln franceze, ndërsa Makroni do të inkuadrohet në Këshillin pët paqe", tha Tramp.
Makroni dje tha se Franca "në këtë fazë nuk ka për qëllim t'i përgjigjet pozitivisht" ofertës për pjesëmarrje në atë këshill për paqe. bsh/
Foto: EPA